FOTOT: Brenda vilës super luksoze të Erdoganit

7 Korrik 2021, 11:39Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda vilës super luksoze të Erdoganit

Një ndërtesë me 300 dhoma me rreth 90 mijë metra katrorë, e kompletuar me një pishinë, park dhe plazh me dalje private në det, është vila 60 milionë euroshe super luksoze që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte ndërtuar për pushimet verore në Marmaris, një nga vendpushimet më ekskluzive në bregdetin jugor të Egjeut të Turqisë.

Një pallat, i cili po ngjall kritika të forta në opinionin publik.

Pamjet e “Pallatit të Verës”, siç u riemërua duke evokuar të ashtuquajturin “Pallati i Bardhë” që kreu i shtetit kishte ndërtuar në kryeqytetin Ankara, u shpërndanë nga gazeta laike e opozitës Sozcu.

Në pamjet e marra nga ajri të vendbanimit, të përfunduara në 2019, shihet edhe një pistë helikopterësh.

Vala e indinjatës ishte shumë e fortë, për arsye të ndryshme, së pari për koston e tepërt në një periudhë të vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e lirës turke për shkak të pandemisë, por edhe për shpyllëzimet masive të zonës së nevojshme për zgjerimin e ndërtesës, në vendin ku tashmë ishte vendosur rezidenca verore e ish-presidentit Turgut Özal.

Erdogan ndërkohë ka qenë nën kritika të forta dhe për pallatin ku jeton, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 500 mln euro.

Rezidenca super luksoze, e ndërtuar me paratë e shtetasve turq, ka 1100 dhoma dhe ndodhet në periferi të Ankarasë, majë një kodre.

Pallati është super luksoz, si i çdo despoti, me dysheme mermeri, pajisje ari e qilime të kuq.

Ndërtesa super luksoze e Erdogan është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë.

7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet.

5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit.

Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina.

Në pallat ka spa, pishina, banjo turke, sauna dhe vetëm fatura e ngrohjes shkon 500 mijë sterlina çdo vit.

Gjykata vendosi në vitin 2015 se pallati është një ndërtim i paligjshëm, por Erdogan vazhdoi projektin.

8 komente në “FOTOT: Brenda vilës super luksoze të Erdoganit”

  1. .1389 says:

    O Tema Kazan,po ndertesat jane te shtetit dhe jo private sic i kemi ne!

    1. Matrapiku says:

      O turko … e kuptoj qe je krenar per fitoren Otomane ne 1389 ne fush Kosov ndaj aleances Serbo-Arberore, qe kishte si pasoj te te shkerdheheshin stergjyshet e tua.
      .
      Por ceshtja eshte qe ajo vile eshte teresisht private, kete mund ta vertetosh shume leht edhe ne internet.
      Nuk ka lidhje me pron shteterore.
      Por thjesht aty Erdomuti bene takimet qeveritare dhe nderqeveritare.
      .
      Nqs nuk ishte private, perse kaq shume ankesa nga forcat politike Turke, perse u ndertua kacakshe (si qoskat ne Shqiperi, pa leje dhe pa miratimin ne parlamentin Turk ??

  2. Shkullaku Uturaku says:

    Sal Vuk Karaxhici e ka ma te madhe villen….

  3. yqem myrylah, yqem myrylah ! says:

    ore po lereni Doganin se ai po e ben turceline per se mbari nga te gjitha drejtimet po shikoni kete hale vend qe e kini katandisur me keq se Mongolistani

  4. Gjergji says:

    Po cfare ka per lajm ketu o barkthare? Eshte Turqi dhe jo Shqiperi ku njerezit nuk ngopen me buke. Mund ti gjeni sa te doni Erdoganit per ta share, por eshte ai qe e mban Turqine ashtu sic eshte : te forte dhe te zhvilluar. Eshte ai qe ndihmoi dhe ndihmon Shqiperine ne cfo kohe.
    Po per keshtjellen e Rames pse nuk flisni? Apo e ka ndertuar me mjete rrethanore dhe me kursimet nga emigracioni.

  5. No comment says:

    Bëhet fjalë për pallatin presidencial, pronë e shtetit.

  6. Tironsi says:

    Turq. Hesapi. Si jevgjit kur kan vaj

    1. Gjergji says:

      Prap ti mor idiot qe m’hiqesh si Tirons. Qepe mor ate hale !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje