Vrasja e presidentit të Haitit, shpallet gjendja e emergjencës

7 Korrik 2021, 20:02Bota TEMA

Autoritetet në Haiti kanë shpallur gjendjen e emergjencës në vend pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise.

Persona të armatosur hynë në orët e para të mëngjesit në rezidencën private të kreut të Shtetit, duke vrarë atë dhe plagosur rëndë Zonjën e Parë.

Autorët e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje për qetësi.

Në një komunikatë të mëhershme për shtyp kryeministri bënte me dije se disa nga autorët e këtij sulmi të tmerrshëm flisnin në spanjisht, duke hedhur idenë se agresorët janë një grup mercenarësh të paguar.

53-vjeçari Jovenel Moise e kishte marrë postin e presidentit të Haitit më shkurt të vitit 2017. Që nga ajo kohë ai është përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion dhe protesta të vazhdueshme që kërkonin dorëheqjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje