Paralajmërimi i OBSH: Kujdes maksimal në heqjen e kufizimeve ose do të ketë pasoja

8 Korrik 2021, 18:55Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron botën se vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar pandeminë.

Theksohet se varianti Delta është përhapur tashmë në 104 vende të botës, OBSH bëri thirrje për kujdes ekstrem sa i përket heqjes së kufizimeve, ose në të kundërtën do të ketë pasoja.

“U kërkojmë qeverive të tregojnë kujdes maksimal në këtë moment; të mos humbin progresin e shënuar deri më tani, e të rihapin vendet me shumë kujdes.

Shpresoj që në kontinentin europian të mos shohim sërish tejmbushje të spitaleve; po kjo edhe mund të ndodhë. Ky virus po evoluon, ky virus po ndryshon dhe ne duhet të tregojmë shumë-shumë kujdes.

Ideja se kur jemi të mbrojtur mund t’i rikthehemi jetën normale është shumë e rrezikshme në botë, por edhe në Europë”, u shpreh Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH.

1 komente në “Paralajmërimi i OBSH: Kujdes maksimal në heqjen e kufizimeve ose do të ketë pasoja”

  1. EDITORIALISTI ANALITIK KULMOR. says:

    LOGJIKA SHKENCA E TE MENDUARIT,DHE TRIDHJETE E TRE BILION NEURONE QE KA TRURI M’THOT SE FAKTORI NJERI I BJENE TE GJITHA TE ZEZAT QE ME VITE TE TERA I KA BERE GABIMET PER MOS ANGAZHIMIN E DUHUR TE PLANIFIKIMIT TE FAMILJES NE GJITHE BOTEN.TAN ATA MUNDOHEN QE ME ANE TE VIRUSEVE TE PRODHUAR NE LABORATORE TA CFAROSIN POPULLATEN NE TE GJITHA VISET E BOTES.E KJO PATOLOGJI DO T’E LENE PASOJA NE TE GJITHA SEGMENTET E JETES NE GJITHE BOTEN.ATY KU JETOHET PER TE ARDHMEN,SEPSE PER TE TASHMEN NUK KEMI TE DREJTE.DHE ZHURMAT E KOMONAVE TE KISHAVE KANE FILLUE TE GJEMOJNE PER 365 DITE PER DESHTIMET E FAKTORIT NJERI QE BOTA TANI GJENDET NE KETE KAOS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje