“Shmangni Spanjën dhe Portugalinë”, ministri rekomandon francezët prej rrezikut të variantit Delta

8 Korrik 2021, 16:29Bota TEMA

Ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, tha se ka këshilluar francezët që të shmangin Spanjën dhe Portugalinë për pushimet e Verës, për shkak të rrezikut në lidhje me variantin Delta të koronavirusit.

Rritja e rasteve me Covid-19 për shkak të variantit Delta, të zbuluar fillimisht në Indi, ka bërë që autoritetet në Spanjë dhe Portugali të detyrohen të vendosin masa të reja të karantinës.

Varianti tejet ngjitës i koronavirusit zë tashmë rreth 40% të infeksioneve të reja në Francë dhe sipas qeverisë, do të shkojë dëm vera nëse shfaqet një valë e katërt e infeksioneve.

Beaune tha se Franca mund të vendosë në ditët e ardhshme për të shtrënguar masat, përfshirë kontrolle më të ashpra të pasaportave shëndetësore europiane, për të siguruar një fluks të sigurtë të pushuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje