Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën tejkalon 170 milionë

8 Korrik 2021, 10:52Bota TEMA

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 170 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 170.102.891 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë gjithashtu janë edhe vendet ku janë regjistruar më shumë persona të shëruar.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në Indi (29.843.825), SHBA (29.168.313) dhe Brazil (17.352.670).

Më pas radhiten Turqia (5.328.747), Rusia (5.121.919), Franca (5.638.432), Britania e Madhe (4.345.499), Argjentina (4.206.478), Kolumbia (4.142.384), Italia (4.096.156), Gjermania (3.631.500), Spanja (3.621.423), Irani (2.967.821), Polonia (2.652.293) dhe Ukraina (2.175.225).

Ndërkohë, në të gjithë botën aktualisht po trajtohen 11.735.143 persona të prekur nga COVID-19.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 185.855.902 persona dhe duke shkaktuar 4.017.868 të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje