Dronët e Turqisë, komenti britanik: Sa turp për europianët!

7 Korrik 2021, 22:20Bota TEMA

Portali i lajmeve të industrisë së dronëve – Drone Wars me seli në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar lajmet për suksesin e Turqisë në sektorin UAV.

Analiza tregon se “Turqia është në rrugën e saj për t’u bërë një lider në tregun e dronëve.”

Analiza e botuar në këtë portal tregon se “Dronët e bërë nga Turqia e kanë provuar veten në terren” dhe se “Turqia tani është në rrugën e saj për t’u bërë lider i tregut në dronë”.

Analiza boton gjithashtu një koment se Turqia ka thyer monopolin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Izraelit në industrinë e dronëve.

Një shembull është Bayraktar TB2 (dron i armatosur), i cili ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Libi, Siri dhe Nago-Karabak.

Artikulli thekson se ky sukses i Turqisë ka tërhequr vëmendjen e Anglisë gjithashtu.

Duke kujtuar se në një raport të përgatitur nga ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, dronët Bayraktar TB2 citohen si shembull, arrihet në përfundimin e mëposhtëm:

“Ndërsa Turqia është në rrugën e saj për t’u bërë një superfuqi në fushën e dronëve, evropianët duhet të kenë turp të flenë ende.” 

6 komente në “Dronët e Turqisë, komenti britanik: Sa turp për europianët!”

  1. says:

    Ja beme qejfin turqise edhe sot
    Mbase na japin ndonje lek
    Dronet me sistem drejtimi nga Anglia
    Me kamerat nga kanadaja
    Me motor nga ukrania
    Llamarinat made in turky

    1. Ty says:

      Akoma se kape ate pordhen e janulles??? Nisu vrap nji here nga residenca.

    2. Dori says:

      Gabim. Ja beme qejfin Rames. 2 milion i futi ne xhep Rama, nga blerja e ketyre droneve.

  2. tomorr says:

    PO turp per evropen dhe jo vetem per dronet por edhe per mosprodhimin e nje vaksine te tyren kur USA prodhoi tre lloje vaksinash anti COVID-19.
    Suksesi i Turqise tregon se qendra e botes nuk do te jete me europa dhe USA

  3. Tirons says:

    Amon me se na hapet barkun. Montojne teknologjine e perendimit dhe i vene emer turk gjoja e bejme vete. Sic benim be traktor dikur gjasme

  4. Turqia eshte nje shtet mike dhe nuk ka asgjë te keqe te kete nje teknologji ne fushe e airo dinamikes por nje gje te jeni te sigurt qe Europa , Uk , dhe USA kurr nuk flejn gjume , qdo shtet ka epersine dhe mangesin ne fusha te ndryshme jetsore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje