Lituania: Do ndërtojmë pengesa në kufirin me Bjellorusinë për të ndalur imigrantët

7 Korrik 2021, 20:15Bota TEMA

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte ka deklaruar se në kufirin me Bjellorusinë do të ndërtohen pengesa për bllokimin e imigantëve. Ajo ka njoftuar po ashtu se kufiri do të monitorohet nga ushtria, një hap ky që përbën në vetvete moment përshkallëzimi në një zonë qysh tani të nxehtë.

“Ne do të nisim ndërtimin e pengesave fizike shtesë, që ndajnë Lituaninë nga Bjellorusia, që do të ishte një shenjë e sigurtë dhe përfundimtare për organizatorët e flukseve migratore ilegale”, ka thënë ajo për mediat.

Reagimi i Lituanisë vjen një ditë pasi presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, nën presion ndërkombëtar dhe subjekt i sanksioneve të Europës, bëri të ditur se vendi i tij nuk do të bëjë asgjë për të ndalur fluksin migrator drejt vendeve të tjera.

“Ne nuk do tërheqim askënd pas. Në fund të fundit ne nuk jemi destinacioni i tyre final. Ata janë drejtuar për në Europën e ndriçuar, të ngrohtë dhe mikpritëse”, u shpreh ai në mënyrë ironike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje