Ëndrra britanike zgjat shumë pak, kunetërit shqiptarë i ndjek fati i keq

9 Korrik 2021, 20:20Kronika TEMA

Ka zgjatur shumë pak ëndrra britanike e dy shqiptarëve të cilët janë kapur në një banesë duke kultivuar kanabis. Siç shkruajnë mediat në Angli janë vënë në pranga 2 kunetër. Adrian Q. dhe Ervin A. tentuan të arratiseshin, por u kapën në kopshtin e banesës. Në dy dhoma ata po kujdeseshin për rritjen e 83 rrënjëve kanabis.

Vlera e drogës që po rrisnin shkonte nga 7 mijë deri në 28 mijë Paund. Gjykata ka dhënë një dënim prej 14 muajsh për kunetërit shqiptarë.

Përfaqësues të autoriteteve britanike kanë thënë se në ndërtesën që ishte kthyer në një laborator droge janë gjetur ventilatorë, freskuese, llamba, dhe pajisje të tjera që shërbenin për rritjen e kanabisit.

Adriani kishte shkuar në Britani para disa javësh për të larë një borxh që kishte i ati. Kishte qenë kunati, ai që ia kishte sugjeruar ardhjen.

Vetë Ervini kishte shkuar në Britani para 6 apo 7 muajsh dhe ishte në borxh prej 12 mijë paundësh me njerëzit që e kishin dërguar në Angli. I riu shqiptar ka thënë se paratë do t’i shlyente me anë të punës që do të bënte aty.

1 komente në “Ëndrra britanike zgjat shumë pak, kunetërit shqiptarë i ndjek fati i keq”

  1. Ardi says:

    Per te lare borxhin e vajtjes ne Angli po
    rrisnin kanabis ne nje shtepi! Por tani qe i kapen do rrine ne burg. Me mire u dilte te shkonin tre muaj brenda BE dhe te fitonin ndonje pare. Nuk e di se car kerkojne ne Angli, mesa duket ment, se te marresh rruget per te punuar ne nje shtepi bari ky esht budallek. Duke ditur se shume nga keta jane fshatare u del me mire te punojne ato tokat e te parëve,.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje