Eksekutoi 77 njerëz të pafajshëm, vrasësi masiv i Norvegjisë kërkon të bëhet film jeta e tij

11 Korrik 2021, 14:12Bota TEMA

Anders Breivik u ka dërguar nga burgu letra 20 prodhuesve te filmave duke i lutur që të tregojnë historinë e tij.

Vrasësi masiv i Norvegjisë kërkon të fitojë miliona Euro duke shitur të drejtat për ta kthyer jetën e tij në një film.

The Sun raporton se 10 vjet nga masakra e tij trondites në ishull e cila la 77 të vdekur, 42-vjeçari shkruan dhjetra faqe në ditë në ditarin e tij të burgut, teksa ka përfunduar një autobiografi dhe një skenar filmi. Ai gjithashtu vazhdimisht dërgon ftesa për ta intervistuar në burg. Një burim tha se “ai ende dëshiron të frymëzojë të tjerët dhe ende beson në një revolucion fashist.

Planet e tij për të fituar para nga vrasjet janë një fyerje e plotë për viktimat e tij dhe familjet e tyre. Breivik, i burgosur për 21 vjet, po bën një kërkesë të re për lirim me kusht dhe është i bindur se një ditë do të ecë i lirë. Pavarësisht shijimit të një jete të qetë brenda një “apartamenti” me tre dhoma gjumi, i pajisur me një dhomë studimi, palestër dhe kuzhine, ai ka paraqitur një listë të ankesave të burgjet.

Breivik u bë një nga vrasësit më famëkeqë në botë, kur më 22 Korrik 2012 kreu i vetëm dy sulme vrasjesh masive. Fillimisht ai vendosi bombë në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin Oslo, e cila ishte në fakt vetëm një largim i vëmendjes. Më pas vrau me armë zjarri 77 viktima, shumica adoleshentë.

3 komente në “Eksekutoi 77 njerëz të pafajshëm, vrasësi masiv i Norvegjisë kërkon të bëhet film jeta e tij”

  1. Illyrian says:

    Fyerje për viktimat është fakti që ky nuk u tërhoq zvarrë, por jeton akoma.
    Fyerje për viktimat do të jetë nëse ky, kur të lirohet, nuk tërhiqet zvarrë derisa ti dalë shpirti nga b#þa.

    1. Elamaz Canaj says:

      Nuk te terheq njeri zvare ne Norvegji shoku , jane te tjera qyteterime dhe botkuptime andej , pikerisht kete mer neper kembe neo fashisti i deklaruar , kjo e para dhe e dyta qe te mos harohemi , Norvegjia si dhe Suedi dhe Finlanda ishin de facto ne krah te Gjermanise , Norvegjia i furnizonte repartet famekeqe te Waffen Schutzstaffel me djalmosha te rinj qe u ziente gjaku per vrasje pa llogaritur qe jeten sta kthen kush mbrapa asnje force ne Ruzull ……mos ta harojme kete ….cdo gje ndryshon pamje dhe kamuflim , vec ADN-ja kurre , ajo mbetet pasaporta personale dhe perfaqesuesja e cdo kombi ……..

  2. Gudari says:

    Ja pra parajsa nordike!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje