Sinoptikanët bëjnë parashikimin: I nxehti afrikan të mërkurën problem për Greqinë, a preket Shqipëria?

11 Korrik 2021, 14:38Sociale TEMA

Ditët me mot të freskët do të zgjasin shumë pak dhe në mesin e javës që vjen pritet që të rikthehen temperaturat e larta.

Shqipëria, por edhe vendet e tjera fqinje, mes të cilave Greqia po përjetojnë një fundjavë të freskët, por nga e marta temperaturat do të fillojnë të rriten.

Shërbimi Meteorologjik i Greqisë thekson se rritja do të fillojë nga e marta dhe të mërkurën e 14 korrikut temperatura pritet të arrijë 40 gradë. Vala e të nxehtit afrikan pritet që të prekë edhe Shqipërinë.

Java që nis nesër parashikohet që të premten të mbyllet me një ulje të lehtë temperaturash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje