15 euro për të hyrë në Mal të Zi: Siguracioni i mjetit problem për shqiptarët, Abazoviç jep zgjidhjen

10 Korrik 2021, 20:24Sociale TEMA

Nëse një malazez dëshiron të vizitojë Shqipërinë nuk paguan asgjë, ndërsa e kundërta ndodh për mijëra e mijëra shqiptarë, të cilët gjatë gjithë vitit shkojnë në shtetin fqinj, për pune, turizëm apo edhe shkodranet të cilët duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Tuz apo Ulqin.

Ata nuk lejohet të kalojnë pa siguracionin e automjeteve që nis nga 15 euro për vetëm 2 jave.

Zëvendëskryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazovic thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë më qeverinë në Tiranë, që të heqë ktë pagese për qytetaret shqiptarë, ashtu siç beri për Kosovën

7 komente në “15 euro për të hyrë në Mal të Zi: Siguracioni i mjetit problem për shqiptarët, Abazoviç jep zgjidhjen”

  1. biks says:

    Bravo Abazovic, kjo takse ka 30 vite qe paguhet dhe asnje qeverie ne Shqiperi nuk i ka rene nder mend te bej nje perpjekje sepse nuk e can koken njeri per popullin….. E turpshme eshte dhe taksa me Maqedonine e veriu qe eshte 40 euro edhe per te hyre e dale brenda dites kjo sigurisht eshte nje ceshtje qe i takon ministrise se jashtme e cila ka “shume” pune me vizita jashte shtetit…. Mendoni per popullin o plera….

    1. a h says:

      mire me malin e zi qe po mer zgjidhje ,po kur shkon ne maqedoni qe te kerkojne 50 eur siguracion per veturen , pse nuk flet njeri .

  2. Sal says:

    Sa për të qeshur! Kartoni jeshil për në Greqi varion nga 35 euro – 45 euro. për 15 ditë dhe askush nuk ankohet.
    Nga dolën këta mijra që shkokan në Mal tëZi!?

    1. Scutari says:

      Jo mijëra por dhjetëra mijëra! Vetëm dy pika po përmend: është një Delta City në Podgoricë, siç kemi ne QTU, me të njëjtët dyqane por me çmime 2-3 herë më lirë (herën e fundit kapa një palë atlete Reebok 23 euro) që mbushet përditë me vetëm shqiptar si dhe disa hotele në Budva që deri pa filluar sezoni kanë një çmim 35 euro nata all inclusive që mbushet me shqiptarë edhe nga Saranda dhe bosat e Tiranës me dashnoret… Aq me leverdi është dalja në mal të zi sa ai siguracion 15 euro nuk ndihet fare se e nxjerr me mbushjen e serbatorit me naftën që është më lirë….. Por çështja qëndron tek parimi i reciprocitetit ndërshtetëror!! Pse ata duhet të hyjnë në territorin tonë pa një siguracion të tillë edhe ne duhet t’a paguajmë?!!!

  3. ???? says:

    Ishalla po’ e bon 70 euro
    Nje makine me targa italiane qe futet ne ate shkerdhat ven (albanistan) natyrisht kaq paguan.
    Ne Malin e zi 0.00euro.
    Dhe ajo cop leter nuk te garanton asgje pervec qe nuk t vejn gjob barkderrat.

  4. Epidam says:

    Te lumte o Dritan, o drite shqiptarie. Eshte mese e vertete qe ne Malin e zi te Syzinjeve kalojne shume shqiptare dhe siguracioni eshte fare i kote dhe i tejkalueshem nese vullneti nderqeveritar eshte i mundur. Shqiperine me Malin e Zi e bashkojne me shume gjera se Serbine me Malin e zi. Kete e Ka kuptuar qeveria e dyte e Shqiptareve (Kosova) dhe duhet me doemos ta ve ne jete qeveria e Shqiperise, pasi ne Malin e Zi tani kemi Tanin tone. Jepi zgjidhje Dritan dhe Shkodra e Shqipetaret e Shqiperise do te te urojne cdo here kur te kalojne.

  5. Bledar says:

    Per shqiptaret qe hyne ne Shqiperi siguracion 49€dhe keto thone Mali i zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje