Një fermer polak ka nisur të korrë arën e tij me grurë, e cila është e rrethuar nga blloqet e pallateve, pasi refuzoi ta shiste tokën te biznesmenët e ndërtimit.
Një video është bërë virale me Michal Myslowski, i cili ka korrur grurin me autokombajnë vetëm pak metra nga pallatet në Lublin të Polonisë.
Fermeri është shprehur se banorët nuk kanë asnjë shqetësim edhe pse në ballkonet e tyre shohin arën me grurë, madje e vlerësojnë atë. “Njerëzit nuk shqetësohen. Ata e kuptojnë që unë kam punë për të bërë”, ka thënë Myslowski për një medie polake.
“Nuk na shqetëson aspak, përkundrazi. Ne kemi një pamje të këndshme në ballkonet tona. Më mirë grurë sesa një bllok tjetër pallatesh”, ka thënë një banor që jeton në pallatet aty pranë.
po s’je ne Tuiron ti mer lal, normal, ketu e kishe qa pronene, te kish lene Lali Erjona jo vetem pa grunin tat, po as ato dy paret e shtetezimit (perinvestitorin strategjik Geci e ndonje tjeter gjithmone se jo per gje tjeter), ss’kishe per t’i pa kurre sa te ishe gjalle…
Shumë saktë Sara,
Pikërisht tek vjedhjet dhe abuzimet me pasurite e patundshme (sidomos truall ose tjetërsim) janë pasuruar të gjithë këta ustallarët që sot ju përmendet emri si elita e ndërtimit (kuptohet Edi, Luli, Erjoni kanë pas % e veta me lejet nga bashkia).
Fare e thjeshtë tokë e vjedhur, ndërtim pa standarte jashtë lejeve të ndërtimit, shitur pa hipoteka me formula gjysmë ligjore jo legale.
Merrni një emër gërmojeni në gjenezë dhe të gjithe bien erë.
Mbi tokat dhe truallet e gllabëruara.
Mbijnë kullat, fshatrat turistik, dhe komplekset rezidenciale.
Burime të miliona € që jane gjenezë dhe origjina dhe output i parave të pista, lavatriçeve.
Kuptohet që vullnet politik s’ka se janë dhe vetë pjesë e kësaj dhe për sytë e botës Shqiperia ka rritje ekonomike dhe “po lulëzon” pasi e gjitha llogarritet në prodhim të brendshëm.
SPAK ka shumë punë nqs ka vullnet për ç’rrenjosjen e këtij sistemi.
(Llogaritë reale të thjeshta një njeriu me të ardhura mesatare ne Shqipëri i duhen dy jetë punë për të blerë një banesë për minimumet jetike.
Kjo ishte qeverisja PD, PS dhe LSI e këtyre 30 viteve.
Mbjellës dhe korrës të sistemit kleptokratik-mafioz 100% të instaluar në vend.
E vertete….Ne Shqiperi mafiozet e pulitikes do ja kishin marre per investitorin “strategjik”
Po te ishe ne vendin e bukur shqiperi do te benin nje proces te thjeshte mbivendosje pa pike problemi!Pse mo edhe ne poloni paska shtet te se drejtes?