600 milionë $ në ajër, prezantohet bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane

9 Korrik 2021, 19:14Lifestyle TEMA
600 milionë $ në ajër, prezantohet bombarduesi i ri

Forcat Ajrore Amerikane kanë prezantuar projektin e një prej avionëve të rinj bombardues, që pritet të futen në shërbim brenda pesë viteve të ardhshme.

Avioni i ri, i cili deri tani është mbajtur sekret, do të kushtojë 600 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe sipas planeve të Forcave Ajrore, janë porositur 100 të tillë.

Bombarduesi, i quajtur B-21 Raider, do të jetë në gjendje të mbajë armatime bërthamore dhe do të ndërtohet nga kompania “Northrop Grumman”. Ky mjet i teknologjisë së avancuar do të fluturojë për disa vite bashkë me paraardhësin e tij B-2 Spirit, si edhe Boeing B-52, për t’i zëvendësuar përfundimisht në vitet pasuese.

Avionët B-21 Raider do të vendosen në disa bajza të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, në Dakotën e Jugut, Mizuri dhe Teksas. Ekuipazhi i tij do të jetë i përbërë nga dy persona.

4 komente në “600 milionë $ në ajër, prezantohet bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane”

  1. Scutari says:

    Elegance e frikshme!!

  2. Kosovarja says:

    Grenell serbi ja hangt böthen Albin Kurtit.

  3. kosova turist says:

    Ku skandal mas skandalit. Kum menu qe Memedheu eshte nja 50 vjet perparim peej Kosoves po po del e kunderta kta qenkan 100 vjet mrapa evropes e 50 pej Kosoves. Nuk duhet te pershendetemi me familje si ne koh lufte per me shku per pushime ne Shqiperi. Hera e par qe Jam ne PIKPYTJE ku ti kaloj pushimet. Ropt ku ti kini.

  4. vlora.vlora says:

    Sikur keto leke te hidheshin per nevojat e njerezve ,dhe jo per ti shkateruar ata ,njerzimi s do kishte nevoje te punonte,,,,o Amerike boll me propagande,se deri para dy vjetesh rusi te erdhi deri ne brigjet e kalifornise,dhe nuk arite te ngrije as nje avion tendin ,cudi e madhe si ndodhi ,por e keqja njehere ndodh ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje