A janë trenat mjete luksoze!? Projektuesi francez prezanton risinë e transportit hekurudhor me vlerën marramendëse

9 Korrik 2021, 17:43Lifestyle TEMA

Trasporti me tren , i cili ishte dikur një nga më të përdorurit, kjo edhe për shkak të mungesës së mjeteve të tjera, po rikthehet fuqishëm, edhe pse këtë herë jo në formën e tij tradicionale.

Projektuesi franmces Thierry Gaugain ka bërë me dije se është duke projektuar një tren të dedikuar posaçërisht për një udhëtim luksoz.

I përshkruar si një “pallat luksoz në shina”, treni 400 metra i gjatë do të jetë me 14 vagona, të gjithë me xhama për ti ofruar një pamje të qartë të bukurive të natyrës pronarit fatlum.

“Ky tren është parashikuar për një pronar unik.Nuk është një tren publik, apo tren pasagjerësh.Pronari që ne parashikojmë është dikush që është i vetëdijshëm për veçantinë e këtij treni dhe e kupton që ne nuk po flasim vetëm për transportin.” , ka thënë Gaugain.

Ndër të tjera ai ka shtuar se marrja e kënaqësisë nga një udhëtim nuk ka të bëjë me shpejtësinë por me shijimin e pamjeve në kohë.

I pyetur për idenë ai ka thënë se e kishte në mendje këtë projekt që nga koha e fëmijërisë pasi trenat kanë qënë një nga atraksionet e tij më të mëdha, për vetë faktin se si mjet udhëtimi janë të lidhur me emocione pozitive.

Me hapësirë ​​për rreth 18 mysafirë, Treni G është projektuar të lëvizë me 160 kilometra në orë dhe do të përshtatet për të lëvizur në hekurudhat e Amerikës dhe Evropës.

Deri më tani mendohet që kostoja e blerjes së trenit të arrijë vlerën e 350 milion dollarëve e ndërsa nuk ka ende një blerës.

Pritet që projekti i njërit prej njerëzve më të njohur për modelet më të veçanta të jahteve, duke përmendur edhe anijen 80 metra të Apple Steve Jobs Venus, ta përfundojë trenin luksoz në vitin 2023.

3 komente në “A janë trenat mjete luksoze!? Projektuesi francez prezanton risinë e transportit hekurudhor me vlerën marramendëse”

  1. Keto te Europes dhe te Amerıkes flasın per trena teper lluksoz,Ndersa ne ne Shqıperı trenı ı klasıt te treteka mbetur nje nostalgjı e pensıonısteve qe dıkur ecnım me tren I vetmı kryeqytet ne bote Tırana nuk ka tren,per te mos thene Na ıshte nje here nje stacıon trenı,qe tanı nuk ka as nam as nıshan,Po te falenderojme kbashtıakun e Tıranes qe ne bulevardın e rı na ka vendosur nje lokomotıve tepara dy shekujsh, Turpı ı vendıt tone,

    1. Neroni says:

      Nuk eshte vetem Shqiperia ne kete gjendje te hekurudhave. Ne te njejten situate jane edhe Pakistani, Afganistani dhe Somalia.

  2. Zoni ijes says:

    Kete tren premtoi dhe lul basha per tiranen
    po nuk e di pse ngeli, kysmet kur te vi ne qeveri ne 2060

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje