Cicërima paqeje në luftë: presidenti izraelit urohet nga homologu palestinez

12 Korrik 2021, 22:40Bota TEMA

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka deklaruar se ai synon të zhvillojë një dialog me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas, e cili e uroi për marrjen e detyrës,.

“Unë fola sonte me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili më uronte për pozicionin tim të ri. Me fjalë mirënjohje, unë theksova që kam ndërmend të vazhdoj të mbaj një dialog të përhershëm me të, siç kanë bërë presidentët e mëparshëm izraelitë”, shkroi Herzog në Twitter.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se kjo “do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e paqes midis dy popujve që jetojnë krah për krah”.

Arritja e paqes së qëndrueshme

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas theksoi gjatë një bisede telefonike se është e nevojshme të arrihet paqe e qëndrueshme në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Al-Kuds (Jeruzalem).

Kanali izraelit 12 raportoi më parë se Abbas po hartonte një listë të kërkesave në rast se rinisnin bisedimet e paqes palestinezo-izraelite.

Bisedimet midis udhëheqësve palestinezë dhe izraelitë u ndërprenë në prill 2014 për shkak të refuzimit të Tel Aviv për të liruar palestinezët që para vitit 1993.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje