Përballet me Armand Dukën, Shakohoxha shpall kandidaturën për kreun e FSHF: Unë do fitoj

12 Korrik 2021, 15:23Sport TEMA

Dritan Shakohoxha ka treguar se do jetë kandidat për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përpara ndeshjes finale mes Italisë dhe Anglisë, nga Wembley ku ishte në koment të sfidës, Shakohoxha ka treguar për të ftuarit në Euromagjia në RTSH se do jetë përballë Dukës.

“Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”, tha Shakohoxha.

Edhe më herët u aludua se gazetari i mirënjohur do kandidonte në zgjedhjet e FSHF, teksa zyrtarizimi vjen vetë prej tij. Zgjedhjet e FSHF mbahen shkurtin e 2022.

3 komente në “Përballet me Armand Dukën, Shakohoxha shpall kandidaturën për kreun e FSHF: Unë do fitoj”

  1. drejteshkrim says:

    Pa fillu mire akoma shpall fitoren. Nje prerje me te vete shpallurit fitimtare edhe ky… Nese kane bere ndonje kompromis poo, duhet ta kete te sigurte. Pushka top tu befte edhe ty… Ndonje merite nuk dime qe ke per tu bere 1 i FSHF apo duke komentuar mendon qe i di te gjitha?

  2. Gazetari says:

    Kjo eshte loje e Armando Dukes.E ka vene vete si kandidat, qe te mos lejoje te konkurohet nga te tjeret..Ky njeri duhet denoncuar.SPAK..duhet ta beje objekt..

  3. Zana says:

    Shyqyr qe shpetuam nga ky Shako Menderja se na ishte bere komentimi i ndeshjeve i pa durushem, ulnim zerin dhe shikonim ndeshjen, ishallah nuk e degjojme me ate ze te shpifur neper ekrane. Gjithnje kam bere pyetje : Si ka mundesi qe edhe pse i kritikuar nga komentatore sportive ky person vazhdoi ne ate pune plot 30 vite duke bere qejf, duke bredhur gjithe boten, duke i pare te gjitha evenimentet sportive live.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje