Skema “Babale”: Tentativa për të dështuar hetimet e SPAK

12 Korrik 2021, 10:17Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Në një mëngjes të fillim vitit 1992, kur prokurori më aktiv i “Pool Mani Pulite” të Milanos, Antionio Di Pietro, nisi operacionin e madh antikorrupsion në politikën italiane, një telefonatë e rëndësishme i erdhi nga Roma.

Ishte Giovani Falcone, i sapoemëruar si Kryeinspektor i Ministrisë së Drejtësisë, i cili kërkoi nga kolegu i tij që kishte dëshirë që të drekonte një vakt të mirë në një nga restorantet e mira të kryeqendrës së veriut italian.

Di Pietro rezervoi trattoria-n e tij të preferuar, ku në orën e llogaritur nuk do të kishte asnjë klient tjetër, pasi pronari, mik i prokurorit, kishte shkruar tek porta se do të bënte dizinfektim.

Falcone, i cili ndiqte me shumë interes dhe gëzim hetimet e kolegëve të tij, këshilloi Di Pietron që të mos rridhnin lajmet mbi hetimet si telenovelat pasi do t’i dëmtonin rëndë hetimet.

Në Palermo, në rastin e maksiprocesit të madh kundër kupolës së Cosa Nostra-s, Falcone e Borselino, u mbyllen në kazermën e Carabinieri të kryeqendrës siçiliane dhe për mbi një muaj nuk folën me askënd, derisa bënë gati letrat për gjykatë, ndaj nuk pati rrjedhje.

Por fatkeqësisht, në rastin e Mani Pulite-s, ngaqë ishte një mënyrë e hapur hetimi, e ku natyrisht kishte edhe “talpa”, por edhe aftësi të reporterëve, pati mjaft rrjedhje për hetimet, gjë që solli probleme të mëdha. Vranë veten dy nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, që u arrestuan si të dyshuar për rrushfete ndaj politikës.

Në Kolumbi, kur bërthama e DEA-s amerikane arrestoi kreun e kartelit të Cali-t, disa media të paguar nga narkotrafikantët, nxorën emrin e kryepolicit të vendit se kishte marrë para nga kumbarët e Cali-t.

Kjo dëmtoi rëndë hetimet, dhe pas suksesit me kreun e kartelit të Medelin, Pablo Escobar, e krerët e Cali-t, nuk pati më operacione masive ndaj narkotrafikut.

Këto ditë, gjatë dy operacioneve të rëndësishme të SPAK, po vihen re një telenovelizim i hetimeve, duke përdorur apo krijuar një fabul të ndryshme sipas interesave.

Madje është riaktivizuar edhe “qytetari digjital”, i shpallur Non Grata nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. i cili, po tenton sipas Skemës “Babale” të prodhojë fabula mbi çmimin e kapeleve të policisë, madje duke i vënë çmime sa “frëngu pulën”. Pikërisht kjo mënyrë e përdorimit, apo e luajtjes me hetimit, mund të jetë shumë e dëmshme, madje ka shumë gjasa që të prishë hetimet reale. Jo më kot, në rastin “Babale”, u sajua me anë aktorësh të paguar nga selia e PD-së, një bisedë telefonike të personazheve që nuk ekzistonin, pët të simuluar më pas një skandal politik.

Me të drejtë Prokuroria nisi hetimet ndaj kësaj çështje. Po ç’ndodhi? Protagonistët e “Babale show” nisën shkërmoqjen. Babalja u arratis në Kosovë, e më pas në Belgjikë, ku mori azil. Deputeti babale, edhe pse u dënua mori mandat edhe njëherë si shpërblim dhe është më i llastuari nga panelet, që e kanë të gjithë shok. Kurse personazhi i tretë ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Të tjerët? Janë edhe sot e kësaj dite pjesë e “Paramilitarëve të PD-së”, të gatshëm për çdo operacion të radhës…

7 komente në “Skema “Babale”: Tentativa për të dështuar hetimet e SPAK”

  1. DS says:

    E mer Ylli. Ke filluar te behesh shume aktiv ne fafor te antikorrupsionit, por e shkuara jote eshte bashkpuntor dhe lojtar fundor me njerez te LSI qe projektinin megavjedhje nga arka e shtetit

    1. bregdetari says:

      Edhe ti “DS” po bën të njëjtën gjë. Ushtron presion edhe se Ylli ka plotësisht të dretë në analizën e faktit. Indirekt je dakort me mënyrën se si medjat e babalizuara po dëmtojnë punën e drejtësisë duke hedhur në treg gjithë bagazhin e dosjeve të SPAK. Kjo është e papranushme ,madje e dënushme dhe nuk duhet lejuar

  2. Petrit says:

    Por mos harro diçka shoku pata.
    Keta “babalet” qe ti dhe shoket tuaj mundoheni te banalizoni quan nje te denuar ne burg ne itali ( nuk besoj se shkon kush ne burg per hobi) dhe nje nga ministrat me te rendesishem ( ne fakt i disatti) ne nje doreheqje te detyruar.
    Dhe keta “babalet” nuk kanë asgje ne dore perveç fjales se lirë.
    Me pak fjale nuk na ke thene asgje.
    Diçka per arrestimet ?????
    Kush e ka radhen??????
    Po hajduti numer nje veliaj ??????????
    Keto na thuaj

  3. Vranakonti says:

    Bravo Ylli.Vertet eshte per t’u cuditur.Ervin Salianji u gjykua dhe u denua per videon Babale dhe ai u be deputet nga PD. POPULLI CUDITET ME KETA TE PD,qe ndyshe flasin e ndryshe bejne. Nuk jan fare te besueshem,te cilet kerkojn pushtetin.Kurre.

  4. Berti says:

    ME DY FJALE DREJTESI LESHI.
    SALIANJI TE BEN MORAL NGA NJERA STUDIO TELEVIZIVE NE TJETREN.

  5. Scutari says:

    Do bënit mirë të kontaktoni me ndonjë punonjës të logjistikë-veshmbathjes në polici për të mësuar mbi normat që kanë uniformat policore dhe të mësoni saktë se sa kushtojnë dhe sa është vjedhur sa merreni me analogji!!??

  6. hallexhiu says:

    “BABALJA” NUK DOLI KEQ. AI E MORI SHPËRBLIMIN, U BË BELG. TALLI PO DESHET.
    A ËSHTË LLOGARITUR “BABALJA” NË SHUMËN E ATYRE WË LLOGARITEN SE LARGOHEN NGA SHWIPËRIA SEPSE ATY NUK JETOHET PIKËRISHT SEPSE KA SHUMË “BABALE” QË U SHËRBEJNË VEMJEVE “SALJANI” ?
    MË DUKET SE EDHE ANDEJ NGA LOZHANI, KRAHINA E GORË-OPARIT, U PËLWEKAN SHUMË “BABALET”, PRANDAJ VOTUAN NJË LOQE SI SALINJI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje