Problemet e Lulzim Bashës me SPAK-un: Standardet e dyfishta me hetimet antikorrupsion

11 Korrik 2021, 09:22Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha ka probleme serioze me Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Probleme që u vunë re edhe dje gjatë publikimit të SPAK në lidhje mbi hetimin e tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit.

Një opozitë normale, në çdo vend të Bashkimit Europian, apo kandidat për Bashkimin Europian, edhe nëse është një formacion politik pupulist, apo ekstrem i djathtë, ekstrem i majtë, apo çdo lëvizje tjetër që natyrisht gjallon në politikën e vendeve të BE-së, ka vetëm një qëndrim normal kur drejtësia e atij vendi hap një dosje ndaj zyrtarëve të administratës shtetërore: Përshëndet në parim hetimet për të ndalur abuzimet me fondet publike, përkrah organet e drejtësisë, e në fund jep qëndrimin standard: Tani e ka fjalën drejtësia, çdo politizim i çështjes, thjesht e dëmton atë, madje dëmton edhe nxjerrjen e së vërtetës.

Këtë qëndrim e mban nga Salvini në Itali, Mari le Pen në Francë, apo AFD ekstremiste në Gjermani.

Madje edhe kur kanë hetime ndaj eksponentëve të tyre. Partia kryesore e qendrës së djathtë në Francë nuk tha asnjë fjalë në lidhje me hetimet ndaj ish-Presidentit Sarkozy. Siç nuk ka thënë asnjë fjalë Partia Socialiste Franceze, kur Prokuroria hetoi legjendën Francoise Mitterrand.

Lulzim Basha, por edhe PD-ja e tij, kanë probleme bazike jo thjesht me SPAK, por edhe me prokurorinë dhe hetimet ndaj zyrtarëve publikë në parim. Probleme që kanë edhe emrin e Bashës, kur kryetari i sotëm i PD-së ishte ministër i Sali Berishës. Ai, asnjëherë nuk është paraqitur në Prokurorinë e Republikës, edhe kur ndaj tij ka pasur një akuzë publike për një abuzim për qindra milionë eurosh për rrugën e Kombit.

Por t’i kthehemi, rastit të djeshëm, dhe atyre të ditëve të fundit.

PD-ja dhe mediat pranë saj, kanë nisur të bëjnë një konspiracion mbi hetimet, duke i komentuar sipas mides, duke akuzuar madje edhe njollosur ata zyrtarë që Basha e opozitë synon e kërkon.

Basha akuzoi Ramën, duke deklaruar se “peshku qelbet nga koka”, ndërkohë që nuk e ka mbajtur fare këtë qëndrim kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata Sali berishën për “korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”.

Mediat, mund dhe normalisht kanë të gjithë rrugët të bëjnë investigimet e mundshme në lidhje me hetimin që ka nisur SPAK. Për të cilin, duhet thënë se ka pasur disa herë investigime nga media shqiptare, të cilat nuk kanë qenë pranë PD-së, por ata që Basha i quan “media të regjimit”. Për uniformat e policisë, është folur që prej kohës që PD është në pushtet, madje një prej këtyre personave ka dalë edhe në një hetim tjetër të SPAK. Por, tani fjalën e ka “hetimi zyrtar”. i cili ka metodologji, procedura të qarta ligjore, e natyrisht gjykatë, e cila është ajo që do të vendosë për masat e kërkuara nga Prokuroria.

Lulzim Basha, e quan SPAK-un skap, prej disa vitesh, madje ka emëruar si kreu i zyrës ligjore, një linçues zyrtar të Prokurorisë Speciale.

I mësuar me një prokuror të kapur prej PD-së si Adriatik Llalla, Basha kujton se kur ai kërkon arrestim apo mbyllje dosjeje, mund ta bëjë nga konferenca e shtypit të PD-së. Por nuk është kjo koha. Për SPAK, Basha, ka kontribuar që të mos ngrihet fare, apo të ngrihet sa më vonë që të jetë e mundur. Madje prokurorët i ka cilësuar si militantë, nga mediat e rrjetet e tij, që i linçon vazhdimisht.

Basha, ka përdorur materialet konfidenciale hetimore, siç janë inçizimet e Shijakut dhe Dibrës, duke ndikuar rëndë në shkatërrimin e mos hetimin e drejtë të të ashtuquajturave dosje 184 e 339. Madje, Basha, nëse do të kishte një standard “drakonian” të një prokurorie speciale, mund të ishte një nga të hetuarit për “pengim të drejtësisë”.

Dalja e Alibeajt, për të vënë gjoba e sulmuar kujt i vijen për mbarë, i ka prerë rrugën deklarata mjaft e fortë e Myslym Murrizit, i cili i ka çjerë realisht tisin e hipokrizizë, si PD-së, por edhe zyrtarëve si Alibeaj që kanë qenë edhe njerëz që kanë firmosur dikur prokurimet publike në vend.

Partia Demokratike, mund të vijojë të shpikë telenovela të tipit “Babale” nga hetimet e SPAK, por sipas të gjitha gjasave, kur të nisin hetimet në shtëpinë e saj, madje në kupolën e saj, fantazia do të squllet, e në skenë do të dalin lot e kërcënime, duke kërkuar vetëm një gjë që dinë: meqë po hetohet Berisha, përse nuk bëhet e njëjta gjë edhe për anën tjetër, pra për Ramën e ku di unë emrat e fantazisë së tyre. E në fakt ky është problemi më i madh që ka Basha me SPAK, kur heton kundërshtarët e tij, i quan “të mirë”, ndryshe i sulmon dhe i akuzon për militantë…

10 komente në “Problemet e Lulzim Bashës me SPAK-un: Standardet e dyfishta me hetimet antikorrupsion”

  1. xhoxhi says:

    Turp më të madh nuk ka që një parti ku populli priste vërtet demokracinë ka në kry një debil që nuk e di se si mund të votohet kaq herë megjithse është për në SPAK.Del e flet broçkulla për ditë.Sa del Rama del edhe ky që i thotë të arestohet Rama etj etj.Populli shqiptar është popull i zgjuar dhe vepron në heshtje.Ndoshta nuk e duan Ramën por nuk dalin hapur por nuk e votojnë.ndërsa për Bashën thonë se vendin e ka në Reç.Po nuk e hoqën Bashën Rama do ikë kur do vetë dhe partia demokratike nuk vjen në pushtet…Nuk e di sesi ata që e votojnë presin të vijnë në pushtet…

  2. tironsi says:

    mire e ka lulushi peshku qelbet nga koka por harron qe koke eshte edhe ai ,,,

  3. Fatosi-kosove says:

    Eshte e quditshme se si basha,alibeaj,ai babalja i vogel salianji guxojne akoma te dalin para mediave dhe te kerkojne arrestimin e Rames apo çdo kujt qe nuk ju pelqen nderkohe qe nese krahasojme krimet e tyre Jane qindra her me te mdha,del alibeaj dhe pas sharjeve e fyerjeve urdheron SPAK-un ta arrestoi Ramen,pas tij del kllirim gjata dhe nuk le pisllak pa nxjerr nga goja,dhe ne fund del basha dhe dejlaron se pashku kalbet nga koka,po afera e rruges se kombit, Toyota Yaris, lazarati, vrasjet e 21 janarit, Gerdeci,azem hajdari,Pashko, Olldashi e shum te tjera qe populli i ka pare dhe SPAK as qe ka nevoje per prova shtese kush do gjykohet,mos ky kryebashkiaku se paska ber masaker sipas tanjug-ut dhe bashes !

  4. Viola says:

    Mos fol para kohe Lul se kur tju vij radha do thuash e ka kap Rama drejtesine.

  5. Tetovari2 says:

    Njëherë në një dasmë rastisin dy nëna të reja në
    një dhomë t’ua ndërojnë foshnjave pampersat (pele
    nat).Njëra prej tyrei thotë tjetrës:uh sa erë e keqe i
    vjenka mu…t të fëmijës tënd!Jo i thotë tjetra era i vjen mu..t të fëmijës tēnd se mu..t të fëmijës tim nuk
    i vjen era fare!!!!!! Ky Lulushi si duket është një prej
    tyre.
    .P.s. Luliiiiiii ku e çove kasetën?

  6. Tırans Lulı flet me shume se sa duhet,por nuk dın se cfare flet,E folura etıj nuk eshte mendja e tıj por e lıderıt te tıj,Prandaj edhe ı ngaterrohen fjalet e tıj,Duket sıkur flat brockulla etj, Sala vuan nga delırı ı madheshtıse,Kurse Lulı nga manıa e te kundershtuarıt per cdo gje dhe per te gjıthe kundershta
    ret e tıj,Qendrımet e tıj do ta lene ne opozıte ne pafundesı,

  7. Sokol says:

    Basha është bërë për turp për ç’vidhosjen që I ka bërë opozitës për llogari të Ramës.Por pozita është bërë për Ferr e purgatori. Kanë gjetur delet e pluhurosura të cilat I votojnë.I votojnë që t’i vjedhin.I votojnë që t’i grabisin.Krenohen debilat,që në vitin 2021 kishin një pinjoll të diktatures për kryetar parlamenti.Krenohen debilat qe paardhesit e atyre qe I vodhen sistematikisht,po marrin postet e etërve të tyre.Ky është fundi I një kombi.

  8. Shqiptar says:

    Thotè shumè, fakti me kè e krahasojmè vetveten.
    Ylli Pata, krahason rrumpallèn ku jetojmè ne, me Francèn,,,,apo shumè mè keq, me Gjermaninè dhe forcat e tyre politike, edhe pse inicialet e tyre, nuk i shkruan siç duhet.
    Kur bretokoca nè fund tè pusit, “krahasohet” me shqiponjèn qè fluturon lart, atèherè, jemi tek Ylli Pata dhe fshati i gomerève qè dinè tè dèrdèllisin por qè humbin rrugèn nè oborr.
    Zotèri nga fshati. Basha, tè mè ndjeni, por nuk èshtè gjè tjetèr veçse njè mashtrues ordiner, njè hajdut fonde rrugèsh dhe vrasès i 21 janarit.
    SPAK, po qe se vèrtetè funksionon, nuk mund tè anashkalojè diçka tè tillè.
    Ai qè mban gjallè Bashè hajdutin, èshtè Edi Rama.
    A e dini pse?
    Sepse ai èshtè i zhytur vetè deri nè fyt, me Gjiknurè e Tahirè, me Dako e Pako.
    Kemi pèrfunduar keq Ylli Pata.
    Shtèpitè publike tè botès, duhet tè jenè shèmbèlltyra jonè dhe jo Franca apo Gjermania.
    Dinjiteti, nuk egziston mè nè Shqipèri, zotèri.
    Çdo gjè, èshtè nè shitje.
    Deri atè ditè, kur prangat janè vendosur nè duart e Berishès, Metès, Bashès dhe Ramès.
    Fal me shnet Ylli Pata.

    1. ben says:

      Shqiptar-me te thena i ke keto qe ke shkruar apo i ke pare vete?
      Disa njerez si puna jote, spekullojne dhe pastaj keto spekullime i besojne vete te paret.
      Ku i di zotrote lidhjet e Rames me “Gjiknure apo Tahire”, sic edhe shkruan.
      Eshte bere mode ne Shqiperi, qe njerez anonime, pa as me te voglin fakt, bejne te zgjuarin me komente me akuza pa asnje baze reale. Me kete nuk dua aspak te them se nuk ka korrupsion ne PS apo qeverine e saj, por nese keni fakte, mjaft derdellitet neper portale gazetash, por dergojani keto fakte prokurorise, ne te kunderten mbylleni gojen.

  9. dhembeli says:

    Kur shkova per t’u shtrire nene fiq,
    Gjeta Sanien shtrire, lakuriq.
    Nje gjethe fiku kish ne duar
    vendin e shenjte per t’a mbuluar.

    Sanie ! Me gjethe fiku mos e kruaj !
    Vertet te la burri,e je deshperuar,
    Por Zoti vete,tek Ti me ka derguar,
    Vendin e shenjte per te t’a sheruar.
    ……………………………………………populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje