Shtylla kurrizore e SPAK, do të jetë shtylla jonë kurrizore

10 Korrik 2021, 11:42Politika TEMA

Nga Alba Malltezi

SPAK ka nisur punën. Eshtë nisja e konkretizimit të një ëndrre e dëshire 30 vjeçare të brezave të tranzicionit. Na mungonte një shtyllë kurrizore: Drejtësia. Shufra, shkopinj, grushte, fshikullime të forta e kishin rrëzuar, përulur, depersonalizuar. Tani po shihet një rimëkëmbje, do të përceptohet nga të gjithë një ndërtim ditë pas dite i një dinjiteti të njerëzve të drejtësisë. E mirëpritur.

Por duhet kohë, përkushtim e sidomos pasion e drejtësi që kjo shtyllë kurrizore të forcohet e sidomos të qëndrojë drejtë dhe e barabartë duke risjellë harmoninë në vend. Të shënjestrosh korrupsionin dhe njerëzit që ushqejnë atë, është misioni më fisnik dhe ndihma më e madhe që i jepet njerëzve të punës në Shqipëri, kundër atyre që ngjiten pas të gjithë këtyre punëve të bëra dhe që, ose i pengojnë, ose ua thithin linfën duke rënduar në cilësinë.

Një erë tjetër duket të ketë përfshirë më në fund dhe në vendin tonë të vogël në perëndim të Ballkanit dhe që kjo erë ndryshimi të funksionojë e të pastrojë mirë, duhet të jenë me një shtyllë kurrizore të fortë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë: media sidomos.

E ngatërruar dhe e përfolur apostafat që të ketë sa më pak peshë në shoqëri, edhe këtu, si në drejtësi, qëndrojnë bashkë ikona të gazetarisë me trafikantë e politikanë të korruptuar të shumëfishtë. Distancimi nga media-krim do të ishte një ndërgjegje e kërkuar për një fillim të mirë e vetëm në këtë pikë, ajo shtyllë kurrizore që ëndërrojmë, do të jetë e fortë e drejtë dhe pa deformim.

11 komente në “Shtylla kurrizore e SPAK, do të jetë shtylla jonë kurrizore”

  1. Ditmir says:

    Kujdes mos ta hani “shtyllen kurrizore” per pervetesim pronash dhe fondesh publike

  2. qytetari says:

    Presim. Ende peshq te vegjel po shohim nga Spaku. Dihet kush jane hajdutet e medhenje shqiptare. Ministra qe kane vila, prona, femije ne shkolla mijera euro. Spak ndiq parate dhe gjej korrupsionin. Ditmir Bushati, Genc Pollo, Sajmir Tahiri, Lulzim Basha, Ilir Beqja, Taulant Balla et. etj jetojne ne luks te shfrenuar me rroga partie dhe institucionesh? Kuj ja hedhin? Populli di me shume se Spaku

  3. butaku says:

    Po nuk ju pereveshen vilave te Lalezit ku keta plehra kane ngritur kullat e qelbura te korrupsionit, nuk kemi gje ne vije, jo shtylle kurrizore, po as butake nuk jane keta te SPAK

    1. Miranda says:

      Pronen tona flitet se nje nga Prokuroret e spakut po e ha dhe mbeshtet mafiozet qe e shfrytezojne.

  4. E shkreta says:

    Si është bërë gazetare kjo, mor aman!

  5. Lida says:

    OPTIMIZMI PO SHTOHET NGA DITA NE DITE NGA TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM QE REFORMA NE DREJTESI PO JEP FRYTET E PARA.
    U MUNDUAN DERI NE EKSTREM TA PENGONIN DISA POLITIKANE SI BERISHA, META, BASHA,KRYEMADHI,VASILI, MANJANI E CO.POR NUK JA ARRITEN QELLIMIT.
    U MUNDUAN TA LUFTONIN EDHE DISA GAZETARE TE FINANCUAR NGA POLITIKANET E MESIPERM SI BUSHATI, LUBONJA, PEKA, BEJTJA, SHKULLAKU, RAKIPLLARI, ÇANI,DEBILEKAJ E TJ.POR PA REZULTAT.
    KENAQESI E OPTIMIZEM PER STARTIMIN POZITI TE SPAK E BKH.
    SKEMI PARE GJE AKOMA !!!!

  6. Qinani says:

    Shyqyr qe u ngjitem pak lart mo,n shtyll kurrizore(si majmuni n shtyll).se ,kishim njel posht shtylles kurrizore,ke zgjatimi n shpell,
    Ishalla ngjitemi mbi kurriz siper n kok dhe harrijm trunin..

  7. K says:

    Sidoqofte filloi! Pune te nbare!

    1. e vuajtura says:

      Nje prokuror i Spakut mbeshtet mafiozet qe po shfrytezojne pronen tone.

  8. Coli says:

    Ja dhe nje shaka e vogel.

  9. Covidiani says:

    Mjerre ata qe nuk kane paguar dritat,nuk do gjejne vryme ku te futen tani…:).Berisha, Meta, Rama, Ruli,Imami, Ahmetaj, Gjinkuri, Ndoka, Alibeaj, Angjeli, Fino, Ruci etc jane “shushunjat e politikes edhe korrupsionit” ne Shqiperi edhe me keta vemje duhet ta filloji SPAK i leshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje