Gjykata dënoi vetëm me 4 vite shoferin që i vrau të bijën, nëna e përlotur: Na mashtruan me aktin noterial! E firmosëm për të mos pasur hakmarrje, ata e përdorën sikur i falëm

9 Korrik 2021, 18:06Politika TEMA

Me lot në sy e zemër të thyer, nëna e njërës prej viktimave në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit një vit më parë ka kërkuar drejtësi për jetën e vajzës së saj vetëm 19-vjeçe.

Në aksident humbën jetën 2 vajza të reja dhe u plagosën dy të tjera, por një ditë më parë gjykata e Elbasanit vendosi të jap një vendim skandaloz për autorin Behar Pema, 58 vjeç, i cili drejtonte mjetin e tij i dehur. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në arsyetimin e gjykatës thuhet se familjarët e  viktimave e kishin falur autorin.

Por këtë skandal e ka mohuar vetë nëna e viktimës Lusinda Garunja, Rezmie Garunja e cila në një lidhje me Report Tv ka mohuar që ajo dhe familja tjetër që humbi vajzën në këtë aksident të ketë falur autorin.

Ajo tha se janë mashtruar pasi avokati i Behar Pemës u kishte kërkuar që të firmosnin një akt noterial ku thuhet se familjet nuk do të kishin hakmarrje mes tyre por ia lënën në dorë drejtësisë.

Por ky akt noterial sipas nënë së viktimës është keqpërdorur në gjykatë pasi është interpretuar sikur familjarët e kanë falur autorin.

“Ne nuk duam vetëgjyqësi, por jo se i  kemi falur. Ne kemi kërkuar drejtësi dhe nuk kemi hasmëri me familjen e autori.

Ne kishim besim te drejtësia, por jo se kemi falur autorin. Aktin noterial që u paraqit në gjykatë na e kërkoi avokati i Behar Pemës dhe e kërkoi se mos mendonte se ne do hakmerreshim.

Edhe familja tjetër e ka firmosur këtë akti, ne kemi firmosur me vullnet pasi kërkonin që të mos kishte hakmarrje por drejtësi për autorin. Jemi mashtruar më këtë deklaratë që firmosëm.

Unë e kam dhënë me noter në Shkodër, ne e kemi bërë për jo hakmarrje, por jo që ai të dënohet me 4 vite burg.

Ishin 4 jetë, pavarësisht se 2 shpëtuan fal zotit. Jam shumë e mërzitur me dënimin që kanë dhënë”, tha nënë e viktimës.

“Jam shumë e indinjuar dhe e mërzitur me vendimin që u dha dje në gjykatën e Elbasanit, unë ia lash drejtësisë në dorë , por jeta e vajzës sonë ka vjetur vetëm 4 vite. Jam shumë e mërzitur me dënimin, nuk kam fjalë, na i vranë vajzat për herë të dytë”, tha ajo me lot në sy.

Në aksident u përfshi edhe vajza tjetër e saj, por që fatmirësisht mbijetoi. Rezmie Garunja tha se për muaj të tërë ka bredhur nëpër spitale me vajzën tjetër dhe sot fatmirësisht ajo është më mirë.

“Fatmirësisht vajza tjetër është më mirë tani, ka qenë shumë keq. Unë kërkoj drejtësi, ne nuk i kemi falur. Zemra e nënë nuk mund të fali”, u shpreh nëna e viktimës.

Behar Pema në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje më 13 shtator 2020 dy vajza të reja Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe Zheneta Qellia si dhe plagosi dy të tjerat Denisa Dibra, 25 vjeç dhe Nervina Garunja, 24 vjeç, në Tunelin e Elbasanit.

Për këtë ngjarje ai u dënua me 4 vite burg me një vendim skandaloz nga Gjykata e Elbasanit një ditë më parë.

10 komente në “Gjykata dënoi vetëm me 4 vite shoferin që i vrau të bijën, nëna e përlotur: Na mashtruan me aktin noterial! E firmosëm për të mos pasur hakmarrje, ata e përdorën sikur i falëm”

  1. VFLP says:

    Pse ore gazetare nuk i beni publike emrat e ketyre krimineleve me toga te zeza? Ky eshte sherbimi me i madh qe mund ti beni shoqerise shqiptare ne zanatin qe keni. Si e kane emrin qelbesirat qe pshurren mbi gjakun e ketyre dy vajzave te reja? Si quhet gjykatesi?Si quhet prokurori?

  2. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

    A ka organizëm të brendshëm gjykata, ashtu si ç’ka policia, për hetimin e gjyqtarëve?
    Ose, kush i shqyrton çeshtjet? Duhet parë edhe pretenca e prokurorit, se sa vjet ka kerkuar për të pandehurin.
    Po media çfarë bën?
    Po Klodiana Lala, ajo hetuesja e Berishës, çfarë bën? Për keto punë duhen Lala dhe Artan Hoxha, per te shqyrtuar se çfare po ndodh me ate spurdhjakun qe vrau familjen ne rrugën Fier-Vlorë, ose se si u morën vendimet skandaloze per këtë rast ne Elbasan.
    Lala dhe Hoxha dalin ne televizion vetem per llogari të partive ose kur ka akuza politike. Per ndryshe nuk u ndihet zëri.

    1. Populli says:

      Prandaj njerezit ikin nga syte kembet prandaj ne Shqiperi jeta eshte bere shume e veshtire ne Shqiperi njerezit mbijetojne nuk jetojne .Eshte e qarte se ku eshte problemi qe jeta eshte bere e veshtire sepse njerez me pozite dhe njerez te forte e kane kthyer Shqiperine ne xhunglen. Si munden njerezit e ndershem te jetojne ne xhungel qe nuk ka sistem drejtesie te regullt gjyqtaret ose gjyqtaret i shkelin ligjet me te dyja kembet per perfitime personale. Si mund te jetosh me nje shoqeri xhungle qe njeri do te haje tjetrin nuk arij te kuptoj se si i ze gjumi keta maskarenj gjykates qe japin nje denim qesharak nuk e di cfare lloi kafshesh jane si mund te japesh vetem 4 vite heqje lirie tek nje njeri qe mori dy jete njerezish te pa fajshem e kuptoni se si kane katandisur gjykatat ne xhunglen qe jetojme. I bej thirje ministrit te drejtesise dhe ministrit te brenshem qe ti shpallin lufte te keqes qe ka kapur sistemin e drejtesise. Vetem duke i shpallur lufte dhe duke e luftuar te keqen mund te besh shtet te regullt per qytetaret dhe per njerezit e ndershem qe duan ligjin qe ligji te jete me larte nga te tjeret. Turp tju vije o gjyqtare maskarenje qe po beni padrejtesi ne popull.

  3. era says:

    Shikoni sa e lire eshte jeta ne Shqiperi, mer nje jete dhe denohezh 4 vjet……
    Sa gjykata te “forta” qe kemi….

  4. shkurt 2014 says:

    Atije prokurori e asaj trupe qe gjykoje kyt rast barbare, ju dhente Zoti nji nji rast te tille te fmijte e tyre.Atehere ndoshta do kujtohen per vrasjen e dyte qe u bene ktyre dy te rejave ne moshen me te bukur tyre.Ose zgjidhja tjeter me idealja eshte vete gjyqsia,kjo ne munges te dhenjes se drejtesise.Te korruptuar,te degjeneruar gjyqtare e prokuror,nuke ashte cdo gje paraja,ndytsira te pa ngopur,te neveritshem,jeni jashtqitja e njerzimit.

  5. Jon says:

    Eshte krijuar nje rutine qe kur familja e te ndjerit terhiqet, prokuroria shkon dhe kerkon ne gjykate denime te cuditshme. Prokurori i ceshtjes te denohet me 25 vjet. Behar Pema me denim me vdekje, ndersa gjyqtarit apo gjyqtares, i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit te juristit deri sa te vdese. Te punoje ngarkim shkarkim ne port ose te tregu perimeve ne Tirane. Plehra, ndyresira qe po ja beni njerezve jeten te padurueshme aty ky ja ka caktuar zoti te linde e te jetoje.

  6. Sqepari says:

    Avokatet dhe avokatija jane nje nga pjeset me te ndyra te shoqerise shqiptare.

  7. Illyrian says:

    Cfare idiotesie!!!!
    Dmth, po te te fali familja e viktimes, ia hedhke paq.
    … Po sikur viktima me familjen e tij të mos kenë shkuar mirë, kush vendos drejtësi, sipas kësaj logjike të pjerdhur?
    Po sikur familja të kërcënohet për ta “falur” agresorin
    Si vendoset drejtësia?

  8. TROPOJA says:

    Urime Drejtesia e re. E shikon Ambasadore e Amerikes se cjane ne gjendje te bejne gjyqtaret dhe prokuroret e reformes ne drejtesi. A sjane ato ne gjendje te kuptojne permbahtjen e aktit noterial apo bejne gjasme. Per gjasme nuk e meritojne te punojne ne drejtesi. Apo KCK.

  9. Tiku says:

    Gjykates kriminela, kane mare para, ketu ske nga e nis me paren ka 30 vjet qe promovohet rrufjanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje