Shpjegimi: Pse po rritet çmimi i naftës

9 Korrik 2021, 16:59Politika TEMA

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve motorike, biznese etj. Rritja nuk ka qenë e menjëhershme, por ka ardhur javë pas jave duke krijuar një diferencë të ndjeshme me fillimin e këtij viti, kur çmimet e karburantit ishin të ulta për shkak të lëvizjes së pakët që imponoi pandemia.

Sot në disa karburante në Tiranë, nafta shitet edhe me 170 lekë, ndërsa çmimi më i zakonshëm është ai prej 169 ose 168 lekë. Ndërkohë 10 ditë më parë çmimi i naftës ishte 166 lekë.

Diferenca është e ndjeshme me vitin e kaluar. Gjatë muajve të pandemisë nafta shitej me 148 lekë për litër.

Monitor raporton luhatjet e çmimit të naftës kur shkruan se “shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt të këtij viti, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit”.

Sipas operatorëve të tregut shkak është tendenca e fundit e shtrenjtimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, ekonomitë kanë nisur të gjallërohen, konsumi është rritur dhe qytetarët kanë nisur të lëvizin më shumë.

E veçanta në Shqipëri është një manovër që kanë bërë operatorët e tregut të karburanteve. Kur çmimi ishte i ulët, ata importuan sasi rekord, duke krijuar rezerva të mëdha.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari dhe prilli i këtij viti, importet e karburanteve arritën në një nivel rekord të pas viteve ’90, prej 175 mijë ton. (Importet e karburanteve janar-mars).

Tani që çmimi është rritur në tregjet ndërkombëtare, biznesi shqiptar po e pasqyron fiktivisht këtë rritje, duke pasur fitime shumë më të mëdha.

Në tregun shqiptar, çmimi i lartë dhe i paqëndrueshëm i karburanteve është pasojë edhe e taksave direkte, të cilat e bëjnë të pamundur konkurrencën me rajonin.

Sipas indeksit të Global Petrol Prices, pas karantinës, çmimi mesatar i karburanteve në Shqipëri ra me 35%, duke zbritur nga dhjetëshja e vendeve me karburantet më të shtrenjta në Europë. Por pas luhatjeve të fundit në bursa, duket se këto çmime po i drejtohen rritjes./Lapsi.al

Niveli i taksimit në tregun e hidrokarbureve:

Taksa e Qarkullimit-27 Lekë/Litër

Taksa e Karbonit-3 Lekë/Litër

Taksa e Markimit-1 Lekë/Litër.

(Lapsi.al)

5 komente në “Shpjegimi: Pse po rritet çmimi i naftës”

  1. Poli says:

    Abuzim I njohur qe rendon ekonomine ne teresi…spekulim I paster ku shteti e ka veshtire re nderhyje sepse fundi fundit jane operacione tregtare……

  2. romeo says:

    Nuk keni thene kryesoren……. ESHTE CEVERIA NE XHUM OR TEJ J J J..
    Po ministria e financave cfar ben…..??
    Po KLSH ku eshte se ky institucjon i ndyre eshte teresisht politik dhe meret vetem me shkeljet qe ben shteti jo me hajduterine qe bejne bizneset e karburanteve ne kurriz te popullit…..
    Keto jane TURPE SHQIPETARE…..
    Po ne Mal te zi Kosov e Maqedoni perse eshte me i lire karburanti..???
    Sepse kemi opozite bythe qe ben bla bla bla dhe kur vjen ne pushtet ben me keq…..
    Fatkeqesisht eshte se eshte popull RRK qe ngrihet per partite jo per hallet e tije….

  3. Zaho says:

    Do vijne kaposhat nga emigrimi,duhen rrjepur ???

  4. Populli katunar says:

    DO NXJERRE ME 100 FISH KASTRATI, LEKET QE DHA PER FUSHATEN

  5. rexha 10 says:

    C’DO GJE QE ESHTE MONOPOL RRITET CMIMI I SAJE .E PARA ESHTE SE NE SHQIPERI NUKE EKZISTOJNE MAKINAT E REJA ELEKTRIKE ,DHE E DYTA NAFTA ESHTE E VETMJA KARBURE QE PERDORET NE TE GJITHE VENDIN.NE ITALI PO RRITET ME SHUME BENZINA.SEPSE MAKINAT JENE ME SHUME ME BENZINE PER SHKAKE TE TAKSES SE MADHE QE KA NAFTA,QE ESHTE TAKSA E NDOTJES SE AMBJENTTI QE KOMUNA TA BENE TA PAGUASH NE FUNDE TE VITIT.
    DHE E TRETA ESHTE SE AI SHTETE NUKE KA ASNJE REZERVE QE TE NDIHMOI TE PAKTEN FERMERET ME ULJEN E CMIMEVE TE PRODUKTIT TE NAFTES.E KATERTA MUNDE TE JETE EDHE BLLOKIMI I TREGUT TE NAFTES ,PER TE MONIPOLUAR ME CMIMET E NAFTES KU NDODHET NE PORTO ROMANO. FAZLLICI E KOMPANI TE RAMES PER TE ZEVENDESUAR PARATE E FUSHATES TE ZGJEDHJEVE,PER TU KTHYER NDERIN QE I KANE BERE KM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje