Arrestimi i Fatos Tushes, Rama mbledh kryetarët e bashkive në vend

9 Korrik 2021, 11:09Politika TEMA

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, kryeministri Rama ka thirrur në një mbledhje gjithë kryetarët e Bashkive të vendit.

Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 12:00.

Në këtë mbledhje pritet një komunikim nga kryeministri lidhur me mënyrën e ushtrimit të detyrës së kryetarëve të Bashkive në vend.

Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mblodhi drejtuesit e policisë, të cilët i kritikoi ashpër për punën e kryer.

3 komente në “Arrestimi i Fatos Tushes, Rama mbledh kryetarët e bashkive në vend”

  1. Dori says:

    Kryetaret e Bashkive jane njerez te zgjedhur me vote direkte nga populli dhe nuk mund te therriten per te marre urdhera apo per te raportuar tek kryeministi i vendit. Jane te zgjedhur nga populli me vote direkte dhe mandatin ja ka dhene populli, jo Kryeministri.
    Nga ana tjeter, kryeministri eshte i emeruar ne nje post publik, nuk eshte i zgjedhur nga populli. Kryeminister mund te emeroje ke te doje mazhoranca, madje pa qene fare deputet, pa marre asnje vote, pa hyre ne zgjedhje.
    Rama mund t’i therrase kryetaret e bashkive ne statusin e kryetarit te Partise Socialiste dhe ti flase politikisht per Partine Socialiste, si nje perfaqesues i Partise Socialiste, por jo Ai ne rolin e kryeministrit dhe Ata ne rolin e kryetarit te bashkise.

    Duhet te ndahet nje here e mire kjo ceshtje, nuk mund te bashkohet shteti dhe pushteti pasi ne kete menyre do kthehemi ne diktaturen komuniste ku edhe pse teorikisht njerezit votoheshin nga populli, praktikisht emroheshin nga Partia dhe nese dole jashte vijes se Partise, partia te vriste.

  2. cimka says:

    eshte seminar mbi sigurine…i ka thirrur qe ti mesoj si te heqin pergjuesit

  3. Arben says:

    Me mire do shkonte,Rama mbledh 40 hajdutet te ju jap edhe ketyre 100 dite kohe.Qeveri e kalbur me hajduter dhe trafikante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje