Pse fanatikët e Berishës nuk mësuan asgjë nga nostalgjikët e Enverit!

8 Korrik 2021, 18:21Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Është e vështirë të bësh dallimin sot mes filozofisë së majtë dhe të djathtë në vendin tonë, ndoshta, ngaqë e djathta për arsye ende të paqarta nuk u ngrit ose nuk ekzistoi kurrë ashtu siç duhet të ishte!

Megjithatë ashtu siç forcat kryesore politike quhen pas rënies së komunizmit kanë lindur jo pak paradokse të mëdha mes të majtës dhe të djathtës, si për shembull, e majta sot në pushtet akuzohet paradoksalisht nga e djathta në opozitë mbi politika favorizuese që ajo ndjek për të pasurit, ose “oligarkët”.

Paradoksi qëndron në faktin se e djathta akuzon të majtën për politika ekstremisht të djathta, sikurse dimë që edhe pasurimi përmes rrugëve të paligjshme të një grupi njerëzish që mund të kenë krijuar lidhje me pushtetin duke ngritur ndonjë treg oligopol ose monopol, siç ndodh kudo në botë, të tilla tregje parandalohen dhe luftohen vetëm përmes institucioneve ligjzbatuese të pavarura të drejtësisë, të besueshme për publikun, dhe në rastin tonë, edhe nga ndërkombëtarët, me të cilët e djathta shqiptare ka një raport jo edhe aq të besueshëm dhe të admirueshëm.  E djathta kur ka qenë në pushtet nuk trashëgoi institucione të besueshme dhe po ashtu, në opozitë kur partnerët e huaj investuan për t’i ngritur ato sa më parë, u fut në konflikt me ndërkombëtarët.

Është e pafalshme që e djathta sot pas tre dekadave jo frymëzim por nuk paraqet as alternativa, mund të themi madje, ajo nuk paraqet asnjë alternativë të besueshme dhe bindëse, me shumë gjasa prej ideologjisë së gabuar që ajo ndoqi në tërë këto vite. Përpos ‘masakrave zgjedhore’, aq shterpë janë alternativat dhe idetë e së djathtës saqë për të fituar betejat zgjedhore ndaj së majtës thirrjet e hershme “Nano ik” nuk i ndryshoi që t’i zëvendësonte të paktën me thirrjet “Edi largohu” … “se pavarësisht legjislacionit dhe rezultatit zgjedhor në vendin tënd, ik se thjesht dua që të vijë unë”.

Aq paradoksale janë politikat sidomos ato të djathta në Shqipëri saqë edhe Presidentin e sotëm të Republikës, nuk e dinë nëse është i majtë, i djathtë, apo një politikan mbi palët.

Se çfarë e mban peng të djathtën sot, që nuk arrin dot të çlirohet dhe të kthehet në një alternativë të besueshme dhe me fuqi të mundshme ndryshimi, mjafton fakti që pas rënies në opozitë askush nga ata që kanë sulmuar hapur dhe ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, si Topalli, Patozi, Hajdari, dhe Murrizi, madje, edhe pse ata kanë krijuar parti të reja, për të realizuar ndryshimin e kanë pasur të vështirë jo vetëm kritikën, por edhe t’i përmendin emrin ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe ata që kanë dalë së fundmi kundër lidershipit të PD-së sot si Nishani, Imami, Shehaj, Kadilli, Harxhi e shumë të tjerë në PD, përfshirë edhe aleatët e partive të vogla, vënë në pah nevojën e një revolucioni brenda së djathtës, pa përmendur fare, ose thjesht përciptazi ‘kulti i individit’ që është krijuar nga lideri historik i së djathtës që ata përfaqësojnë. As tani që Berisha është shpallur “non-grata” nga SHBA, thuhet nga të djathtë me qëllimin politik, por nuk përmendet qëllimi politik i amerikanëve për të transformuar të djathtën e re sa më larg tij. Para këtij transformimi me Bashën, pa Bashën, me apo pa PD, dhe reformimit të domosdoshëm të së djathtës që e pret çështja shtrohet: A ka mbetur si një gabim i madh ideologjik e djathta shqiptare peng i një njeriu të vetëm?!

E djathta sot në Shqipëri kur i nevojitet më tepër se kurrë reformimi i saj i thellë duhet të ketë kuptuar se për të realizuar qëllimin e së ardhmes po vuan nga fanatikët e Berishës, njësoj si e majta dje me nostalgjikët e Enverit kur asaj i duhej të shkëputej një herë e mirë nga e kaluara komuniste. Nëse nuk do të shkëputet dot nga kjo ideologji e gabuar, e djathta do të vijë duke u tkurrur rreth të njëjtit personazh mitik që krijoi dhe do të zhduket jo nga betejat e humbura që i pret në të ardhmen me të majtën, por nga forcat e reja të së djathtës që do të lindin dhe do t’i imponojë koha.

Për t’u shkëputur nga nostalgjikët e Enverit ishte shumë më e vështirë rrethe 3 dekada më parë, por lideri historik i së majtës, Fatos Nano, ia doli t’a realizonte procesin e transformimit shpejt, madje përderisa u kthye në pushtet, edhe me sukses. Kjo ndasi bëri që vetë Nano më të rënë nga pushteti  të konsiderohej pjesë e së kaluarës nga e majta dhe, lideri aktual Rama, me siguri ashtu do të konsiderohet të nesërmen, kur të mos jetë më në krye të PS-së.

E majta sot në ideologji prej kohësh është ndarë nga “kulti i individit”. Elektorati që voton PS-në sot përgjithësisht nuk ka mbajtur ndonjë lidhje ideologjike me Enverin dhe Ramizin, siç pretendohet nga e djathta që vuan në fakt kompleksin e saj, madje as me dy liderët e saj pas ’90, Nanon dhe Ramën.

E e ka idenë sot e djathta shqiptare se çfarë domethënie kanë figurat e Helmut Kohl dhe Angela Merkel për të djathtën gjermane!

Por në vend të kërkimit të një modeli, ajo duhet të bëjë një analizë sa më reale nëse fanatikët e shumtë të Berishës tek e djathta sot ngjasojnë me nostalgjikët e Enverit të së majtë ekstreme dje?

Nostalgjikët e diktatorit dhe ithtarët e mbetur të komunizmit sot zgjohen çdo 5 maj, 16 tetor, ose 29 nëntor dhe siç i kemi parë shfaqen me grushtin lart si dhe me fotot e tij, ose te varri i Enverit Hoxhës, ose tek “Dëshmorët e Kombit”, dhe siç thonë, do të jetojnë deri në frymën e fundit “për të nderuar veprën e lavdishme të udhëheqësit legjendar”. Ata janë kryesisht të moshës së tretë. Kanë mbetur të paktë në numër, por janë aq të bindur dhe të betuar, saqë me ta mund të përfshihesh papritur në ndonjë sherr të pazakontë, nëse iu vë në diskutim lavdinë dhe veprën e Enverit.

Nostalgjikët e Enverit dhe fanatikët e Berishës ngjasojnë shumë mes tyre për nga edukimi dhe kultura sesi ata e adhurojnë udhëheqësin shpirtëror, edhe pse ndahen në ekstrem mes tyre, nëse u’a krahason atë me dikë tjetër. Njësoj si të përgatitur në ndonjë laborator ata besojnë te ‘kulti i individit’, pavarësisht sistemit ku ka operuar lideri i tyre. Me ta mund të konsiderohesh ‘armik i popullit dhe i partisë’, nëse vë në diskutim rolin e padiskutueshëm që besojnë se ka lideri.

Nëse në një sistem si ai i kaluari ideologjia mund të pranohej logjikshëm, në rastin e dytë, tingëllon jo pak absurde, të besosh se je edhe me shpirt demokrat, e respekton edhe mendimin ndryshe, por nga ana tjetër kur bie nga pushteti nuk njeh asnjë institucion të pavarur kushtetues,  akoma më keq verbërohesh edhe nga ‘kulti i individit’ që ka qeverisur dikur.

Për të mirën e Shqipërinë, sot kur dihet që qeverisja e tyre i përket së shkuarës, ata mendojnë, besojnë dhe kërkojnë njësoj, të parët te ringjallja e Enverit, të dytët për rikthimin e Berishës.

Nostalgjikët e komunizmit besojnë se Shqipëria lulëzoi vetëm nën udhëheqjen e Enverit dhe çdo vepër ishte meritë e tij. Fanatikët e Berishës kanë të njëjtin besim, nën udhëheqjen e tij.

Nostalgjikët e Enverit thonë se udhëheqësi i tyre drejtoi luftën partizane, e fitoi atë për të mposhtur fashizmin dhe ndërtoi shtetin e parë shqiptar. Fanatikët e Berishës thonë se lideri i tyre rrëzoi komunizmin dhe u solli demokracinë, lirinë, dhe çdo të mirë shqiptarëve që ekziston sot.

Nostalgjikët e Enverit thonë se udhëheqësi i tyre zhduku një herë e mirë analfabetizmin, ngriti shkolla në çdo qytet dhe fshat, ngriti qytete, hapi universitetet e para, ngriti spitale moderne në të gjithë vendin, krijoi ushtrinë e parë moderne, ngriti hidrocentrale, fabrika, uzina dhe zhvilloi bujqësinë, ngriti hekurudha dhe hapi miniera etj. Fanatikët e Berishës thonë se udhëheqësi i tyre e futi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat, ndërtoi rrugën e Kombit, tunelin e Elbasanit, hapi kufijtë, solli dixhitalizimin, krijoi universitete private, televizione, spitale, kopshte, lokale, restorante etj.

Si nostalgjikët ashtu edhe fanatikët, mbi arritjet dhe progresin e mundshëm, nuk përmendin në asnjë rast mundin dhe djersën e popullit shqiptar. Nuk pranojnë asnjë të metë dhe asgjë negative, mbi rolin e liderit. Gjithçka është arritur ata ia atribuojnë vetëm udhëheqësit. Ata nuk kërkojnë kurrë shifra dhe statistika, që të bëjnë ndonjë krahasim objektiv, mbi rezultatet konkrete apo periudha të caktuara.

Aq më pak, ata nuk njohin asgjë mbi zhvillimin e vendeve të tjera të rajonit, me të cilat konkurrojmë dhe që ngjasojnë me Shqipërinë. Të parët besojnë se shqiptarët nën drejtimin e Enverit zbuluan komunizmin si një sistem të drejtë dhe bënë shpikje të shumta përmes tij, deri tek energjia elektrike, kurse të dytët besojnë se nën drejtimin e Berishës shqiptarët zbuluan demokracinë si një sistem prej të cilin edhe SHBA merr sot leksione, si dhe shpikën internetin dhe sollën dizhitalizimin.

Të parët thonë se ata janë idealistët e vërtetë. Ashtu si Enveri ata punuan për ndërtimin e Shqipërisë, jo për t’u pasuruar në kurriz të popullit. Madje përmendin si fakt se bashkë me vilën e Enverit, pasurinë dhe gjithçka arritën, e lanë 100 për qind të gjithën pasuri për publikun. Ata akuzojnë ashpër berishizmin që zaptoi pronat publike dhe i ndau ato me një pjesë, disa prej të cilëve sot janë kthyer pikërisht në fanatikë dhe bashkë me të bërtasin për idealin e lirisë.

Të dytët thonë se janë ata më idealistë, ata krijuan tregun e konkurrencës së lirë dhe të sipërmarrjes, lejuan që shqiptarët të punonin dhe të pasuroren jashtë, pasurinë publike dhe pronat u përpoqën ta ndanin sipas meritës, ndërsa pasurinë publike pretendojnë se e grabitën ish ‘bllokemenët’ .

Nostalgjikët e Enverit e quajnë fyese krahasimin e udhëheqësit të tyre me atë të Berishës. Fanatikët e Berishës një krahasim i tillë i fyen edhe më tepër.

Sidoqoftë, sot e djathta është para sfidës së reformimit të saj. Më tej i mbetet historisë që përmes analizave të ftohta dhe objektive të zbardhë të vërtetën dhe të bëjë dallimin mes dy ideologjive.

12 komente në “Pse fanatikët e Berishës nuk mësuan asgjë nga nostalgjikët e Enverit!”

  1. Filozofi pa tru says:

    1-Ishte Ramizi qe caktoi Berishen ne Trieste si perfaqesues te te djathtes qe do vinte ne Shqiperi dhe Fatosin si perfaqesues te se majtes.
    Ramizi me qellim qe te shpetonte koken zgjodhi Sali Berishen, komunistin me koservator shqiptar te drejtonte te majten dhe Fatos Nanon si komunistin me liberal qe muind te ekzistonte, per te drejtuar te majten. Ne thelb Saliu do ishte me i pershtatshem per Komunistet e Enverit dhe Fatosi per te djathet liberale shqiptare. Ramizi nuk mendoi per me te miren e vendit, por per koken e vet. Prandaj sot ne kemi kete situate qe kemi, ku komunisti Sali Berisha bertet per reforma socialiste dhe Fatos Nano gezon gjene e vjedhur.
    Socialistet te frikesuar nga Sali Berisha, vune ne krye te tyre Edi Ramen. Edi nuk ka qene asnjehere komunist dhe ne botkuptim eshte nje intelektual eklektik qe me shume i takon te djathtes se sa te majtes.
    Kjo situate ka bere qe Lul Berish, trashegimtari i Sali Berishes mbron “kapitalizmin” shqiptar me nje platforme tipike socialiste dhe Edi Rama, trashegimtar i Fatos Nanos, drejton “kapitalizmin” shqiptar me nje platforme “amalgame” qe me shume e shte platforme e djathte.
    Ne kete kuptim Shqiperia eshte nje mish-mash, ku asnje nuk i takon grupit qe duhet ti perkase. Shqiptaret jane te genjyer nga “dredhia” e Ramizit dhe kjo situate kahotike vazhdon dhe sot.
    2-Ka nje ndryshim shume te math midis fanatikeve te Enverit dhe fanatikeve te Berishes.
    Fanatiket e Enverit ishin dhe kane mbetur njerzit me te paster ne shpirtin e tyre idealist, qe rane viktime e barazise dhe iluzioneve te “marksizmit
    Fanatiket e Saliut jane te kundershtim me shpirtin idealist. Ata jane qener te perfitimeve ekonomike dhe as qe medojne per te tjeret. Tani qe baba i tyre po bie nga fiku, ata nuk eshte se e cajne koken per te. Ata e kane mendjen se drejtesia do vere ne vend padrejtesite e “tokes se xanum”…
    Etj etj…

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Fanatiket e sali komunistit jane me fanatike se enveriste sepse pjesa me e madhe vijne nga ppsh,jane me te trashe ,me malok te pa gdhendur se sa enveristet.
    Dhe me kryesorja keta berishistet perfituan shume me shume nga vjedhjet e nga tokat e xanuna.
    Keta u bene milionere ne kurrizin tone vetem duke ndjekur vampirin komunist sali

  3. k says:

    Nuk mësojnë sepse janë presa më e trashë,prapambetur dhe e korruptuar e kombit.

  4. futja pordhes, te krahasosh Salen me Enverin says:

    Shume i pandershem krahasimi qe i ben ti Aranit Sales me Enverin. Enveri e fitoi pushtetin me mundim, doli maleve, pati shokë të vrarë, vrau ca italiane edhe gjermae, ca plumba i vershellyen vesheve. Sala u shnderrua brenda nje viti nga sekretar partie komuniste ne president te djathte pa e lodhur shume sumen. Shume-shume zerin ngjirte se pelliste si buall neper mitingje. Per nje vit e kater muaj u shnderrua nga komunist ne president te pluralizmit, halja. Shtetin ia dha ne tabaka dhe ia la gati nje shkodran babaxhan me emrin Ramiz, te cilin Sala si shpirtqenef e futi ne burg se ashtu ia donte puna. Me fjalë te tjera Aranit, Enveri mori ne 1944 nje Shqiperi te djegur nga gjermani, Sala mori ne 1992 nje Shqiperi te ngritur, me shkolla, burokrate, police, ushtare, dje ishte aq i zoti ne qeverisje sa qe ua la ne dore të banditeve ne 1997. Persa u perket ndjekesve, nuk para kemi pare nostalgjike te Enverit me makina te shtrenja. Mes ndjekesve te Sales ka kontigjent kriminal sa te duash, me Porsche, Bugatti, Lamborghini, qe hapen bythesh sa here u ben thirrje Sala per te shkaterruar vendin. Ia ke fut pordhes Aranit, ose me mire me e thene, je shume i pasinqerte.

  5. Z Aranit , je munduar te heqesh paralele midis NOSTALGJIKEVE dhe FANATIKEVE , bile shpreh cudine qe perse fanatiket nuk mesojne nga nostalgjiket , kjo nuk ndodh dhe s’ka per te ndodhur kurre , se nqs se NOSTALGJIKET jane IDEALISTE , keta FANATIKET jane thjesht MERCENARE !

  6. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    pyet fanatiket e Rames se ta japin ata pergjigjen

  7. Artan says:

    Nje e vertete qe e kam kuptuar prej kohesh dhe perdorur ne debate me miq te mi te djathte, perkrahesit e Berishes kane te njejten ngurtesi arsyetimi si nostalgjiket e Enverit

  8. deni says:

    Ideologjite nuk jane klishe por vijne si ide perfaqesuese te shtrsave te caktuara shoqerore Ne shqiperi ska klasa perfaqesuese te djathta ose te pakten nuk kane potence perfaqesuese. Kaq.

  9. shqip says:

    Z gazetar , ke bërë një artikull të gjatë, por me paralele të vogla. E para , figurat nuk janë të krahasueshme. Si nga integriteti, ashtu edhe konteksti kohor. Enveri i përket luftës së dytë botërore. Dhe lufta njeh fituesit e humbësit. Enveri është fitues i kësaj lufte, kësisoj fituesi nuk gjykohet. E dyta, gjithmonë me Enverin, Ai e mori Shqipërinë në stadin gjysem feudal. Dhe la si trashëgimi një armatë me intelektuale. Transformoi një shoqëri tejet patriarkale, praktikisht I dha formë Gurit. Ndërsa për të dytin, Saliun, ky nuk pati asnjë meritë për tu bërë shtetar. Praktikisht i ngeci një post që as e mendonte më parë. Me ndihmën e pistolereve , kryesisht atyre Tropojane, arriti të kthejë zgjedhjet për lidershipin e PD. PD nuk është parta e vetme e sistemit pluralist. Ligjet dhe rregullat janë hartuar e miratuar nga 140 deputetë të mbi 10 parti pjesëmarrëse në kuvend për tre dekada. Në tridhjetë vite Saliu do mbahet mend si Nerone, që më se një herë e çoi në flakë këtë vend. Kuadrot që përgatiti Enveri s’kanë të krahasuar me plepistet dhe kristalistet e Saliut. Per rendin, as këtu nuk mund të bëhet krahasimi. Dy fjalë për nostalgjikët. Nostalgjia është njerëzore. Shprehje e kohës, ndjenjave , eventeve etj. Shumë nga ata që sot dalin me grushtin lart, kanë nostalgjinë e kohës së transformimeve të mëdha. Njerëz të përkushtuar, edhe idealistë. Më thuaj z gazetar :, çlidhje kanë fanatikët e Saliut, nga babëzia te kriminelët ordinerë. Ç’lidhje kanë këta me një masë pensionistesh që, më i paguari i tyre nuk e kalon 15000 lekë në muaj pension. Ç’ lidhje kanë ata që hapen taraca e mbollën ullinj, me masën e hajduteve e kasapeve të Saliut. Personalisht turpërohem kur lexoj në gjuhën shqipe, artikuj pa asnjë bazë morale, historike, të pa thelluar e pa asnjë të vërtetë. Edhe Çezari ishte diktator, edhe Napoleoni, Kromuelli, madje edhe Kolombo përshkruhet si i tillë. Por çfarë i lanë botës ! Çfarë beri Enveri në këmbim të 5000 vetëve që persekutoi. Asgjë më shumë . La një Shqipëri me 3,4 mil banorë, nga 0,8 mil që e gjeti. La një vend të elektrifukuar dhe me udhë ndërlidhëse hekurudhore. Në epokën e Saliut u shkrinë për skrap. E kuptoni qe është turpërues cilido krahasim që bëhet ?

  10. Sul Koburja says:

    Saliu dhe Enveri kane nje gje te perbashket,per te mbajtur postin kane urdheruar vrasje.Jo konspiracion e verteta.

  11. Pse e harroni tru bunkera (fanaleshet) qe Berisha ishte dhurate nga kjofte largu, ( njeriu i ri ), keshtu qe kujdes sepse kur shani Berishen, eshte e njejta gja , sikur shan kjofte largun Enver Halja , Hoxha …..

  12. Petrit says:

    Sot, kur “ferra ja ka mare uraten” komentuesit idhtar te kafshes Sali Ram Berisha, si ca Taulant, Sit Back, Kalec Dega, Tropoja, Rajmond Vlonjati, e lloj lloj sorollopi, shprehen:
    “Nje gomar te veje Sala per deputet, une gomarin do votoj”
    Sa per “fanatiket” e Enverit, besoj se me shume se Enverin, ata respektojne punen dhe mundin e tyre kur ishin ne moshe te re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje