“Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm”, Yuri Kim: Investimet amerikane do të rriten

8 Korrik 2021, 13:30Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se investimet amerikane do të rriten në vendin tonë.

Yuri Kim u shpreh se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht.

“Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet Amerikane në Shqipëri. Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh, të drejta të besueshme pronësie, transparencë në prokurimin publik.

Tetorin e kaluar, ne vendosëm kuadrin për një bashkëpunim më të madh ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten ndërsa korrupsioni & pengesat e tjera do hiqen. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht”, shprehet Kim.

2 komente në ““Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm”, Yuri Kim: Investimet amerikane do të rriten”

  1. Na bashkoni perfundimishte me Shba-te ,
    ti jepet fund diskriminimit Europian

  2. A Malltezi says:

    Shoqja Kimete
    Ke marre leje nga Rama per keto “investime amerikane” qe demek do te behen? [kur te qethet majmuni] Investimet i vendos vetem “Ai” dhe kete mandat e ka ndare mendjen. Vetem partneri strategjik Ndragheta do investoje ne Shqiperi. Te tjeret, bashke me amerikanet nga Korea te rrijne aty sa per selfie.
    Kujdes shoqja Kimete kur flet llapa para radakes partia te con per lesh dhe ste jep me oriz te kuq. Kalo nga Tualeti se do te jepte dicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje