Nga Altin Ketro
Partia Demokratike po e përjeton në mënyrë dramatike zgjedhjen e re nga mazhoranca socialiste të kryetares së Autoritetit të Mediave Shqiptare (AMA), zonjës Armela Krasniqi. Ajo vjen në këtë detyrë pas drejtimit të suksesshëm dhe pa asnjë kontestim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Zonja Krasniqi, nuk është ndonjë emër i njohur në opinionin publik, përveçse atë mediatik. Nëse do intervistoheshin njerëz të rastësishëm anembanë Shqipërisë, përfshi edhe në kryeqytetin Tiranë, se çfarë ju kujton emri i saj, të gjithë, pa diskutim, do të ngrinin supet e do përgjigjeshin njëzëri: Nuk e njohim, s’e dimë cila është, etj., etj.
Ky është një shembull shumë domethënës për të treguar se zonja Krasniqi, pavarësisht se shumë vite më parë ka qenë përkohësisht zëdhënëse e kryeministrit Rama (edhe këtu daljet në TV i ka pasur të pakta), ajo nuk ka treguar për asnjë çast protagonizëm në publik në ballafaqimet pozitë – opozitë.
Nuk gjen deri më sot asnjë prononcim të saj, qoftë edhe tërthorazi, as kundra opozitës e as pro qeverisë. Bile, personalisht kam vite që as e kam parë nëpër kronika televizive, qoftë edhe si e ftuar në evenimente të ndryshme të mediave, të selive diplomatike, etj., edhe nëse ka qenë prezent në to. Në evenimentet politike jo e jo.
Sa së sipër, si është e mundur që një zonjë që ka qëndruar kaq shumë e tërhequr nga mediatizimi i figurës dhe emrit të saj, të marrë mbi shpinë një sulm kaq brutal nga selia e PD-së?!
Më vjen çudi me delegacionin e BE-së dhe prezencën e OSBE-së, që bien në nivelin e ankesave qesharake të PD-së, e cila u kërkon të bëjnë ndërmjetësin tek mazhoranca që ajo të mos e kalonte emrin e zonjës Krasniqi.
Nëse do kishte kuptim kjo kërkesë e PD-së për BE e OSBE, do të ishte vetëm në rast se më 25 prill opozita do të ishte shpallur fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe Kuvendi i Shqipërisë që i mbylli punimet më 7 korrik, moralisht nuk i takonte ta zgjidhte kryetarin e ri të AMA-s, por duhet t’ia linte legjislaturës së re në shtator.
Sipas ligjit, kryetari i AMA-s zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve, pra duhen së paku 71 vota. Edhe në Kuvendin e ri, mazhoranca socialiste zotëron shumicën prej 74 mandatesh. Pra, për çfarë arsye duhet të shtyhej 2 muaj zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s?!
Shumëkush do të përgjigjej: Për konsensus pozitë – opozitë. Të më ndjeni, por më 25 prill, populli nuk vendosi për konsensus. Këtë fjalë “magjike” ai e la kur bëhet fjalë për ligje me shumicë të cilësuar. Por për ligje apo emërime që kërkojnë shumicë të thjeshtë votash, populli mandatoi Partinë Socialiste.
Po edhe sikur për një moment të marrim të mirëqenë se do ta zgjidhnin me konsensus kryetarin e ri të AMA-s, pyetja që lind është: Çfarë kupton me konsensus Partia Demokratike? Për ata që e njohin në vijueshmëri historinë e saj, kjo parti jo që nuk e njeh fjalën “konsensus”, por konsensusi për të janë vetëm emrat që janë pro saj dhe kundër palës tjetër.
Meqë jemi tek rasti i AMA-s, çfarë shembujsh na jep PD-ja kur ka zgjedhur me votat e saj kryetarët e mëparshëm të AMA-s? A e ka pyetur ajo dikur opozitën socialiste kur vendoste në krye të AMA-s, figura politike pranë PD-së?! Nuk dua të përmend emra të veçantë, se nuk kam asgjë me ta, por kush e di cilët e kanë udhëhequr dikur AMA-n, e dinë që ata kanë qenë pranë PD-së.
Po kur PD-ja zgjodhi dy presidentë republike gjatë periudhës 2007 – 2012, mos vallë u ul në tryezë me opozitën socialiste për ta pyetur a është dakord me emrin që formalisht do të përfaqësonte “unitetin e popullit”?! Absolutisht jo. Zgjodhi herën e parë numrin 2 të PD-së, dhe herën e dytë, ministrin e saj të Brendshëm.
Sërish lind pyetja: Po mirë, pse ka vepruar kështu PD-ja, mos vallë duhet ta kopjojë edhe PS-ja? Është bërë traditë që kur PD-ja është në pushtet, i shkon përshtat që sa herë zgjedh përfaqësues në institucionet e larta shtetërore, i vendos vetë pa pyetur për opozitën dhe ky quhet normalitet demokratik. Kur është PS-ja në pushtet, i shikohet me lupë çdo emërim dhe duhet doemos të ketë konsensus me PD-në.
Kjo nuk shkon më. Një mazhorancë duhet të ketë përgjegjësinë në çdo aspekt të jetës politike. Kjo përgjegjësi më pas përkthehet në kërkesë llogarie kur gabon, ose në duartrokitje kur ka sukses.
Zonja Krasniqi ende nuk është ulur në karrigen e kryetarit të AMA-s dhe paragjykimi ndaj saj po kalon nivelet e absurdit. Se si do e drejtojë ajo AMA-n, me profesionalizëm apo me militantizëm, këtë do ta tregojë koha. Po sido që të ndodhë, faqja e bardhë ose turpi nuk do të jetë i zonjës Krasniqi, por i mazhorancën socialiste që i besoi detyrën. Kurse detyra e opozitës është vetëm të monitorojë punën e zonjës Krasniqi e të bëjë denoncime publike kur konstaton shkelje. Çdo gjë tjetër mbetet thjesht, “shumë zhurmë për asgjë”.
Vetem nje gja te vogel ke lane pa then, o gaztar.
Pse duhet te emetosh “protagonizem” qe te jesh i suksesshme, mor tutkune? Ne shqiperi po, se keshtu funksionon. Por ti, dha fara jote nuk e kupton qe, ka njerez qe as emrin nuk ua dime(sepse TV jane firma, ato marrin ate qe duan ta promovojne..jo ate tjetrin qe eshte kokeulur dhe ben punen e tij), por ata jane qe punojne dhe nuk duken, nuk flasin per konsum….
Sigurisht nuk duhet paragjykuar zonja e sapo emeruar. Kete nuk e tregon sa “protagonuste ka qene” por si do te punoje neser e tutje. Ky eshte kriteri, jo “bukuria e fjales ne TV e leshit..apo gazetat e preshittttt
“Altin Ketro”,
eshte 100 % nofkë, pseudonim…
E fitoi dhe per sot sufllaqen Gazekari Altin Ketro
Dava kurve
Turp e faqja e zeze!!!!
O Keter…e di dhe business qe kjo Armela eshte e alert me Ramen sa Fuga….na I kurseni kto genjeshtra se nuk jetojme ne Meksike…..pastaj Rama sikur I tha opozites kerko cre duash apo jo….do e zene brdnda re gjithe pushtetet qe mori do I humbi shoejt…..
Kur gjykojne injorantet nje person qe shkruan cdo dite sakt dhe qarte tregon se novelli intelektual ka aritur ne fund. Jo vetem qe PD nuk ka pyetur per konsensus, por nuk ka denjuar as ta degjoje opoziten. Me thoni nje Kryetar te KLSH, te emeruar nga PS ne keto 30 vjet? Por idioti eshte i lumtur se nuk e di qe eshte idiot.
Ore keter.Po harrove zotrote qe kjo zedhenese dilte cdo dy ore duke mallkuar krahun tjeter politik?Pse nuk del me emrin e vertete ose pis.Ti mund t ejesh Balla,E.bushati a Spiropalla por me pseudonim Ketro.Po pse ore njeri i zi, ky eshte apo kjo eshte oferta e bere nga Rama per bashkepunim pozite-opozite.Pra qe te quheni bashkepunues votoni vetem cfare me do trapi mua?
More mij halesh te “byrektores” qe qenkeni aktivizu si stuhi e te nxehtit afrikan.
Me car konsensusi u zgjodh deputetja e PD Endira Bushati tek AMA?
Po Sali Berisha per president?
Po Bamir Topi per president?
Po Bujar Nishani per president?
Shkoni more qelbesira mbylleni qenefin se turp per shqiptaret qe duhet te degjojne akoma kor nga ju.
Mos e vrit mendjen shume Konsesus se ne kete rast nuk jane leshuar akoma minjte e byrektores se shqupit por eshte vetem nje mi me pseudonime te ndryshem.
Sakte! PD nuk meriton asnje dhe nuk ta lejon asnjehere konsensusin. Po permend nje rast tjeter: duhej zgjeshur prokurori pergjithshem i perkohshem me konsensus; PD nuk propozonte dhe nuk pranonte asnje propozim, thjeshte per te penguar perparimin e reformes ne drejtesi. PS propozoj A.Markun nga shtresa e te persekutuarve dhe PD e LSI nje vit me radhe nuk lane gje pa thene. Boll me duke e trajtuar PD si femije trazovace; edhe Soreka e te tjere, te bejne punen e tyre. PS me mandatin e trete, duhet ti tregoje sa vlen PD.
More mij halesh te “byrektores” qe qenkeni aktivizu si stuhi e te nxehtit afrikan.
Me car konsensusi u zgjodh deputetja e PD Endira Bushati tek AMA?
Po Sali Berisha per president?
Po Bamir Topi per president?
Po Bujar Nishani per president?
Shkoni more qelbesira mbylleni qenefin se turp per shqiptaret qe duhet te degjojne akoma kor nga ju…
Dolen ujrat e zea more rruget…
Znj. Krasniqi eshte figura me e spikatur e mediave audiovizive. Gjithe jeten e saj ka punuar ne kete sektor duke meritiar respektin e publikut te gjere. Eshte turp kur kujtojme militantet idiote te PD qe kane drejtuar kete institucion. Turp edhe per disa komentues rrugace e shpellare qe shprehen me fjale ofenduese ndaj kesaj zonje te nderuar.
po ishte kjo zonje aq me teper e nderuar….. te tjerat jane lavire bulevardi
PD do qe te kete drejtues te AMA ca si Endyra Bushati….pff
Zoti Altin,
Miqesisht: ne shqip nuk thuhet: “… cila eshte …”, por “… kush eshte …”! (shih ne rreshtin 9-te)
Loni
Gje e vogel – dashnorja historike e shokut gramoz..
PER C’FARE TE DREJTA TELEVIZIVE PO FLITET????TE VETMIN TELEVIZION PUBLIKE QE KEMI ESHTE TVSH QE EDHE TE DREJTAT E TRASMETIMIT TE NDESHJEVE KURE LUAN KOMBETARJE NUKE TE BENE TA SHOHESH. TE PAKTA EMISIONE QE FLASIN PER HISTORIKUN E MENDJENDRITUREV TE POLITIKES ,DHE JO HAJDUTEVE ESHTE PAMFLETI. EDHE KU ME SHUME FLET PER TE MBUSHUR PROGRAMIN ,SE SA FLASIN ME FAKTE. TE GJITHE TV I BEJNE FRESKE PUSHTAVE TE PUSHTETIT . APO I KENI HARRUAR TE FALAT E SANDRIT TE TV—–KLANIT.,APO HOXHES SE NDROQIT, PASMACIUT .
Do te ishte mire qe te gjithe te mose paguajne takse e TVSH,ta paguajne ate qe shkojne ne studiot televizive ,sidomose teke TVSH.
Kjo zhurme eshte te pergojosh kedo pa fakte.Mos valle keta qe zgjedhim ne krye te istitucioneve te pavarura duhet ti sjellim nga ndonje planet tjeter?Partite politike,cilado qofte duhet te tregojne me fakte se ku e ka shkelur ligjin qe temos zgjidhet.Lufta e klasave vazhdon.
Shume e sakte. Jo me tolerimper PD, cfare ju takon seciles pale le ta mare, konsensus ne interes te njeres jo……
Kot u lodhe me gjithe kete shkrim
Ja kishe marre ne goje rames, dhe e kishe fjetur mendjen
SAKTE!!!