Yuri Kim takon liderët e diasporës shqiptare në Amerikë: Ta bëjmë Shqipërinë atraksion për investimet e SHBA

7 Korrik 2021, 19:29Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim postoi në rrjetet sociale foto nga takimi i saj me drejtuesit e diasporës shqiptare në Amerikë.

Diplomatja amerikane shprehet se bisedoi me liderët e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për kontributin që mund të japë diaspora për ta kthyer Shqipërinë në një vend atraktiv për investimet amerikane.

“Sapo u takova me drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri.

Në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane”, shkruan Yuri Kim.

4 komente në “Yuri Kim takon liderët e diasporës shqiptare në Amerikë: Ta bëjmë Shqipërinë atraksion për investimet e SHBA”

  1. Asd says:

    Shume mire por drejtesia duhet te ece me shpejte. Deri tani kemi vetem pak goditje nga kendi, dhe mungojne akoma golat e shumepritur!

  2. Nik says:

    E di ti zonja Kim qe keta te kater s’i pjerdh njeri ne diaspore? Martin Vulaj eshte i vetmi qe njihet nga ata, te tjeret s’e dime kush jane. As Kongresin Pan-Shqiptaro-Amerikan s’e dime c’eshte. Keta jane dava parazitesh qe vegjetojne neper shoqata dhe thone se perfaqesojne komunitetin, nderkohe qe s’kane asnje lloj tagri mbi komunitetin. Ku eshte Rich Lukaj, Jim Xhema, Harry Bajraktari, vellezerit Fundo, Bruno Selimaj, etj. etj.?

  3. Kalec Dega says:

    Fushata atraksione e Yuri Kim ka fituar traksion…
    =
    LOL
    Viva Italia!

  4. Ndoshta helmi amerikan po na i mbytë keta minj kanalesh në Shqiperi, dhe po na pastron nga keta skorie. says:

    znj. Kim kush janë keto fytyra që duken si fytyra të denuarish politik në kohen e xhaxhit e të vuajtur të burgut ë Spaçit. Ti znj. Kim, nqse nuk e thërret dhe nuk bën foto me Elez Byberin që është ajka e mutit Shqiptar, spihun i UDB-së Serbe dhe kumbara e qelbësirës Sali UDB-ash Berisha, nuk mund të mburresh që ke takuar bisnesmenat dhe intelektat Shqiptar të Amerikës. O Elez Byber UDB-ashi ku je more pleh i plehit të UDB-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje