Një ditë pasi u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit, kryeministri Rama firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.
Propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut është bërë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa vendimi është publikuar dhe në fletoren zyrtare duke hyrë në fuqi menjëherë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
VENDIMNr. 407, datë 6.7.2021PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË LUSHNJË, Z. FATOS TUSHENë mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama.
Ky eshte vetem nje viktime asgje tjeter
Cironkat e periferise i ben shembuj me qejf Rama. Kurse Beqen e koncensioneve te veta e mbron ngrohte ngrohte. Ahmetajn yllin e ekonomise ??? e mban ne qeveri bashke me Zamirin dhe Cetin se i ka ortak. Rama kujton se me llafe te bukura mund ta shtyj gjithe jeten rehat. Disa vite edhe mundet…..