Gazetarë që rrinë gëk para Berishës me shokë dhe bëjnë protagonistin me fakirët e Lulzim Bashës

7 Korrik 2021, 12:17Politika TEMA

Në ditën e fundit të Parlamentit, gazetarët e televizioneve dhe gazetave që rrinë tek Kuvendi, iu janë vërsulur me mikrofon në dorë deputetëve që u futën në Kuvend pas djegies së mandatave nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Bëhet fjalë për deputetë, që ishin në listat e PD dhe LSI dhe që ishin futur aty sa për mbushje, jo se kanë ndonjë vlerë.

Ndaj dhe është e kotë të merresh me ta, pasi nuk përfaqësojnë asgjë dhe askënd, përveç Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që i kishin futur në listë.

Ata thjesht patën fatin të bëheshin deputetë, pas marrëzisë së Bashës dhe Kryemadhit, të cilët i bënë peshqesh këtij Kuvendi, turpin më të madh.

Por gazetarët, në vend që t’i vërsulen Bashës e Kryemadhit, gjë që nuk e bëjnë dot, janë përpjekur të vënë në lojë dhe të tallen me këta fakirët, që nuk përfaqësojnë asgjë.

Nëse është dikush sot, që duhet t’i kërkohet llogari dhe të pyetet, ata janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që ia dorëzuan me duart e tyre Kuvendin Edi Ramës, i cili ndryshoi kodin elektoral dhe i mundi me lehtësinë më të madhe.

Mos u merrni me Salamitë e Gjuzët, po shkoni e kërkoni Bashën e Kryemadhin atje ku janë duke pushuar, dhe pyetini se çfarë mendimi kanë për bilancin e këtij Kuvendi, që ia bënë dhuratë Edi Ramës.

Se është kollaj të tallesh me një pensionist si Jenishehri.

Edhe pse janë po këta gazetarë, që kur bëhet fjalë për ndonjë pensionist tjetër, si fjala vjen Sali Berisha, rrinë gëk para tij dhe thjesht e dëgjojnë si flet.

Për të mos folur pastaj për ndonjë Ramë a ministër të tij, të cilëve iu rrinë gatitu.

(TemA)

 

11 komente në “Gazetarë që rrinë gëk para Berishës me shokë dhe bëjnë protagonistin me fakirët e Lulzim Bashës”

  1. Kalec Dega says:

    Aha, kjo me kujton gazetarucet e CNN, Wall Street apo BBC e Finacial Times para Bidenit…lol!…qe pyetja me e veshtire ka qene: “Akullorja qe te ka lene mbresa, Z President”?…dhe kur behet vertet pyetje, nxjerr librin me shenime per t’u orientuar, lol…….

    1. Agron says:

      Ouuu pse kemi gazetare ne?
      Se dija….

    2. Pilo Lala says:

      Tropoja ka shume peshe edhe ne Amerike….

  2. Plepi says:

    Meqenese kemi berishen ne foto para gazetareve , po e pyes : Zoti Kriminel , kush eshte vrasia e pare por dhe e fundit qe ke bere dhe a je ngopur ?

    1. shpellari says:

      Plepi ,

      nigjo ,nigjo pak .
      yyyyyy ku e kishim muhabetin ne ?
      – ke Vrasjet tuajaj zoti Shpelar .
      Ah po .
      Nashi , un vrava sa munda ,kjo asht e para .jam i sinqert me besoni ju mue .
      I pari ishte nji Gazetare ,qe futen badigardet e mi besnike andej nga malét me gropa ,
      I fundit ishteeeeeeeeeee ee eee yyyy ,nuk ka te fundit per mue Zotri Plepi .
      Asnjerit s’i dihet fundi .
      tjeta .

  3. AI says:

    Shume dakort ……..ku di gje Basha se cben Basha

  4. soni says:

    Keta pra jane KAZAN, perse habiteni….!?

  5. k says:

    Gazetat shqiptare jane shërbëtore të mafjes,korrupsionit dhe drogës dhe atyre që i perfaqsojnë ne parlament.

  6. Luli says:

    Keta jane gazetaret plera te Shqiperis qe rine gjithe kohes gati tu se te tille jane,pa dinjitet,pa moral,sahan lepiresa
    Prandaj gazetaria eshte ne keto nivele qe nuk dine as te shkruajne ose te bejne nje artikull,por vetem meren me shpifje dhe fake news

  7. Sonila says:

    Tashti pas poshterimit qe i beri USA, mareshallit, e vini re qe edhe gazetaret qe deri dje i rrinin sus para tij nga frika e pushimit nga puna apo frikera te tjera, tani nuk e pjerdhin me. Veç 80 perqind te shqiptateve qe festuan dhe vazhdojne te festojne, jane çlşruar edhe shume gazetare, shume analiste qe deri dje. İ benin hosanara. Merreni me mend kur gezon edhe Mul Noka. Keta jane shqiptaret. Tani falimentoi dhe dyqani i brekeve te perdorura qe sillte Karmina nga jashte dhe pulat e PD-se viheshin ne radhe per ti blere breket e Karmines ne shenje besnikerie ndaj doktor mortjes.
    Nje poshterim kaq te madh e te tmerrshem nuk e ka pesuar asnje shqiptar tjeter nder shekuj. Poshterim familjarisht dhe te nerituar.

  8. Gjuhe Tari says:

    E bastarduat shqipen e gjore mer ua lerofshim: Ku e keni pare mer injorante dhe cfare dmth:

    “Rrine gëk…” thuhet “Nuk bejne as gëk, as mëk..”

    DO te kalojne edhe disa vite dhe nuk do te merret vesh se cfare shkruani. Shkoni ne shkolle, mbaroni te mesmen nje here pastaj diplomohuni ne gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje