Rama: Mandati në Këshillin e Sigurimit, një fitore e shqiptarëve

6 Korrik 2021, 20:00Politika TEMA

Ditën e sotme është zhvilluar një pritje zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Të ftuar ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra, ish-ministra të Jashtëm dhe deputetë.

I pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë, i cili në këtë pritje zyrtare shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kreu i qeverisë thotë se mandati i Shqipërisë në Këshillin e sigurimit është një fitore e shqiptarëve. Ai po ashtu u shpreh mirënjohjen diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtë shqiptar ndër vite për arritjen.

“Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, shkruan Rama në Facebook.

1 komente në “Rama: Mandati në Këshillin e Sigurimit, një fitore e shqiptarëve”

  1. Kalec Dega says:

    Fitore mbi Daleket, kush e mban mend ket film per femije mbrese lenes?
    lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje