Nga Adriatik Doçi
Ndodh edhe kështu. 20 deputetë kanë hequr dorë në mënyrë të befasishme nga pagesa mujore që merrnin nga Kuvendi i Shqipërisë, për të përballuar, sipas tyre, qiranë e banesës në Tiranë. Deri në mars 2021, 23 ligjvënës kanë marrë çdo muaj rreth 8 mijë USD nga Kuvendi, 35 mijë lekë secili, pasi kishin paraqitur nga një kontratë në Kuvend, duke deklaruar se jetonin me qira në Tiranë, duke përfituar kështu kompensimin e shpenzimeve të qirasë, në përputhje me ligjin.
“Shqiptarja.com” siguroi të gjitha kontratat e qirasë të paraqitura nga deputetë, por në këto dokumente reflektohej vetëm emri i deputetëve përfitues, pasi të çdo e dhënë tjetër ishte fshirë me pretendimin e mbrojtjes të të dhënave personale, duke bërë të pamundur identifikimin e banesës dhe qiradhënësit.
Kontratat dyshohen si fiktive nisur nga fakti se disa nga deputetët përftues, bazuar në deklaratat vjetore të pasurisë, kishin në pronësi dy deri në tre banesa, madje edhe në kryeqytet, biznese, magazina, makina luksoze si dhe të ardhura të majme mujore. Nga ana tjetër, tre nga deputetët përfitues, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e PD, kanë deklaruar se kanë jetuar në Tiranë, para se të merrnin mandatin e deputetit, që do të thotë se banimi i pretenduar me qira në Tiranë nuk është diktuar nga mandati i përfaqësimit në Parlament.
Ndërkaq, nga dokumentacioni për përfitimin financiar të deputetëve, në muajt prill 2021, rezulton se asnjë nga 23 deputetët nuk e ka përfituar më pagesën prej 35 mijë lekësh për përballimin e qirasë. Gjatë muajit prill 2021, vetëm një deputetët ka përfituar rimbursimin e qerasë, konkretisht Ilirjan Pendavinji. Ndërkaq, gjatë muajit maj 2021, nga 23 ligjvënësit e tërhequr nga rimbursimi i qirasë në prill, katër ligjvënës kanë përfituar rimbursimin e qerasë. Ata janë Enada Kapllani, Edmond Leka, Edlira Bode dhe Selami Jenishehri.
Janë tërhequr nga rimburismi i qirasë deputetët: Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Luan Harusha, Vilma Bello, Dritan Bici, Senida Mesi, Ediola Braha, Arlind Çacani, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Fatjona Dhimitri, Eugen Bojaxhiu, Kostaq Papa, Ardit Konomi, Ervis Meço dhe Artemis Malo. Gjatë vitit 2020, ka përfituar para si qiraxhi edhe deputeti Nimet Musaj, i cili është tërhequr gjithashtu, duke e çuar numrin në 20.
Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Këtë pikë të vendimit e kanë shfrytëzuar 24 deputetë, shumica e të cilëve dyshohet në mënyrë abuzive. Dyshimet thellohen në kushtet kur 20 prej deputetëve përfitues kanë hequr dorë nga ky privilegj në mënyrë të befasishme, në pikërisht në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me paratë publike në nivele të larta.
(Kliko këtu për përfitimet e deputetëve në muajin mars 2021)
(Kliko këtu për përfitimet e deputetëve në muajin maj 2021)
krejt ketyre plerave te listes do mar mbrapsh parat e shqiptareve dhe sigurisht ato cka i kane vjedhur shqiptareve , mjaft me qelbesira , jeni me te keq se armiku me i keq i shqiptareve , keshtu jeni ju plera , sekuestrim pasurie dhe tek vendi , edi ramuti ke tete vjet qe pengon reformen duke mbrojtur salehun meten dhe gjithe plerat e ketyre 30 vjeteve , nga ty do filluar radha o legen , se keta qelbesirat i dinte populli ca ishin por ti kurve qe ke 9 vjet qe i mbron me menyren tende si karakurve qe je .
I zgjute besa …akademy apolon…
Keta nuk duhet ti trajtoje SPAK. Keta jane hajdute ordinere xhepash, qe ne gjenezen e tyre.
Vetem ky artikulli i Temes dhe listat e botuara ne te,Jane prova te.mjaftueshme qe keto bajga te denohen te gjithe pa perjashtim jo me pak se nga 5 vjet.burg.
Keta jane ligjvenes… hajdute te paskrupullt ordinere ignorante.
Na rrofsh bythen me ate komentin tend o Apolonakademi.
Pune shqiptaresh. Vjedhin ministrat, vjedhin dhe keta. Me burg perfundojne fukarenjte. Cdo popull meriton qeverine e vet. Keshtu edhe ne.
Mjere ne ke zgjedhim.
Minjte e ndjejne te paret termetin.
Por keto bajga qe e quajne vete perfaqesuese te atyre qe skane leke per ilace,e kane ngrene mutin,me kontratat fallco e paret qe kane vjedhur.Kjo eshte vjedhje me fallsifikim.Prove qe nuk zhduket gjithe heten kure.
Dhe ne mendojme qe pse deputetet dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise,e kane koken dhe bythet e.medha..!
Nga te vjedhurit.!!Sa qef do kisha te isha prokuror dhe ti ripja keta vjedhes se bashku me ata qe i kane lejuar dhe harbuar.
Keta nuk janë hajdutë.
Këta janë degjenerata meskinë fshatarë injorantë që mund të marrin edhe thërrimet
e një lypsqari që qëndron në ndonjë qoshe rruge.
Psikollogjia e kompleksit të delenxhiut,bën shaka të pakuptueshme për mendjet e shëndosha.
Dritan Bici ka nje pallat 7 katesh ne pronesi ne Tirane.Parlamenti i paska dhene rimbursim qeraje nga parate e popullit.Hej cvete o i qisha ropt.
O kta nuk ngopen duke vjedhur.Mjere ky popull qe i pijne gjakun.Kryetari Sykoqe i parlamentit u jepte leket qe u vidhte popullit.Ata jane te gjithe per burg.
Aı qe merr nga ato qe nuk ı takojne jane hajna Po te donı quanı edhe brejtesa Por hajdutı nuk nderron vesParet te kethehen derı ne njePervec masave te tjera admınıstratıve Qe te vazhdojne apo te lene mandatın e deputetıt Ne shtator mos te jene me ne lıste Keshtu behet edhe pastrımıı lıstes nga hajnat
Ku e kane bere kete shkollen e dreqıt keto deputetet tane Mendjen e kane vetem tek shvatja Cfare te munden dhe sı te mundenPervec masave te tjera te vendosen edhe masa admınıstratıve Tju merren te gjıtha qe kane marre me te pa te drejte derı ne qındarken e fundıt
SOFRA E QORAVE , keshtu i thote populli , rembe te rembejme , kuptohet per te “miren“ e popullit !
Shikoni kur te arestohet nga corrape-kuqi , lideri mbare Boteror kryeplaku i Cermes ne Lushnje. Eshte qerata Edi per shfaqe teatrale edhe per barcoleta larte e poshte . Sala, Meta, Basha, Rama, Ahmetaj, Ruci, Imami, Gjinkuri ose ai qe u be per ramet edhe pinte puro nga $30 copa e plote e plote te tjere. Keta jane vertete balozat/shkerdhatat me te korruptuar edhe me anti-shqiptare edhe me arrestimin+sekuoestrimin e pasurise se tyre duhet te filloje vendosja e drejtesise.
Te gjith kan shtepi ne Tiran keta qelbesira.Prandaj u ka hyre frika dhe kane refuzuar ti marrin parate ashtu si benin me perpara.Spaku duhet tu kerkoje parate e vjedhura me mashtrim dhe ti coje para gjykates
Ore dhe një diçka tjetër më bën përshtypje, rimbursim shpenzimesh telefonike 17.000 lek. Po ku ka më fatura kaq të larta telefonike! Max 5.000 lek në muaj dhe e kanë tepër!
Po Jozepina Topalli qe shpenzoj 68 milion lek dieta per te shkruar ne Shkoder,A nuk eshte ceshtje e SPAKUT,C’far pret SPAKU.