Firmoset marrëveshja për daljen e gazit në Fier, Rama: Investim strategjik për zhvillimin ekonomik

6 Korrik 2021, 13:54Politika TEMA

Është nënshkruar sot në Fier në stacionin e Gazsjellësit TransAdriatik marrëveshja për ndërtimin e Pikës Fillestare Dalëse Shqiptare të gazit. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e cilësoi atë një investim strategjik i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor dhe zhvillimit ekonomik e social të vendit.

“Ky investim do ta kthejë Shqipërinë në eksportues neto të energjisë dhe për ta bërë atë një hapësirë burimesh të ndryshme të prodhimit të energjisë duke futur edhe një komponent tjetër në jetën ekonomike të vendit të munguar siç është gazi. Është çështje vullneti e këmbëngulje, pune e durim për të përmbushur një vizion i cili nuk është më një dëshirë, apo aspiratë e mbështetur në një ëndërr, por horizont i arritshëm mbi baza të vendosura. Procesi i nisur i ndërveprimit për të siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm me një kompani të madhe amerikane është tregues kuptimplotë i faktit se TAP nuk është thjesht një rrugë kalimi e gazit për në anën tjetër të Adriatikut, por burim i zhvillimit ekonomik e social transformues i vendit për dekadat e ardhshme.  Ky investim i ri strategjik i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor, ndërkohë që po vijon puna për projektin e detajuar për tubacionin Fier – Vlorë, i cili do të lidhë gazsjellësin me TEC-in e Vlorës e me portën e re hyrëse që do të investohet nga gjigandi Exxon Mobile”.

Nga ana e saj ministrja Balluku theksoi se TAP është një histori suksesi, por shtoi se sfidë është krijimi i burimeve të energjisë së kontrollueshme. Sipas saj gazifikimi është një nga prioritete e mandatit të tretë.

“Sfidë është krijimi i burimeve të energjisë të kontrollueshme që do të jenë në varësi të kohës, por do të jenë në kontrollin tonë me politikë dhe strategji të mirëfilltë. TAP është një gur kilometrik dhe faqe historie dhe histori suksesi ku të gjithë palët kanë arritur të kenë këtë produkt. Pas firmosjes së kësaj marrëveshje hapa të tjerë do të hidhen. Shqipëria ka bazuar të gjtihë prodhimin mbi energjinë elektrike, por sipas kërkesave që ka tregu është e pamundur që bazohet vetëm te energjia elektrike. Gazifikimi është një nga prioritetet e mandatit 3”.

Për menaxherin e kompanisë, Skipati pika e daljes së gazit në Fier është një pikë kthese për gazifikimin e Shqipërisë, që përforcon rolin e TAP në Ballkan.

“Pika e daljes së gazit është investim i madh, një pikë kthese për gazifikimin e Shqipërisë që do të mundësojë një lidhje mes TAP dhe infrastrukturës së ardhshme. Gazsjellësi është projekti më strategjik në Europë. Pika e daljes në Fier përforcon rolin e TAP në Ballkan jo vetëm si operator transmetimi, por edhe si partner aktiv në Europë. TAP dhe palët e interesit janë krenarë të kontribuojnë në të ardhmen energjetike të Shqipërisë dhe rrjetin e gazit europian. TAP mundëson diversifikimin dhe mundësinë e furnizimit dhe ofron mbështetje reale për burim të besueshëm të një energjie të pastër në Shqipëri dhe Europën Juglindore në të ardhmen e afërt”.

4 komente në “Firmoset marrëveshja për daljen e gazit në Fier, Rama: Investim strategjik për zhvillimin ekonomik”

  1. Rrespekt & Flm atyre qe qe ben te mundur kte investim Gjigand ne Shqiperi ,
    qe nenkupton zhvillimin Teknollogjike te vendit siedhe ate ekonomike .
    Brezat qe do vijne do ndihen krenare per kto Vepra Madhore qe e zhvendosin vendin tone ,
    pas ksaj Politike Zhvillimi ,
    mbas 30-vjetesh Anarshi Totate e shkaterrime ,
    mbi Shinat e Njerezimit .

    (nuk e di mese jan demshperblyer Pronaret e Tokes , shume Fierake kane Prona aty deri ne bregdete ,
    shpresoj qe Nggaterrimi me Legjistacionin mbi Pronat ,mos te jet parashikuar nga ishTutoret e Politikaneve qe bec corb Ligjet mbi Pronat .
    Mafia eshte gjithmon largepamese dhe shfrytezojne naivitetin e shqiptareve .
    A mundet te na i sqarioje se ne cilat Fshatra afer Semanit shtrihet gjithe ky Impiant Gazi ? )

  2. Neroni says:

    TAP nuk sjell ndonje perfitim te madh ne ekonomine e vendit. Gaz qe blihet me para eshte. Mund te vihet ne pune TECi i Vlores, dhe te shitet ne tregun ne pakice per ngrohje dhe gatim. Pra, asgje me rendesi te madhe. Ndryshe do te ishte po te zhvillohej industria kimike, por gje qe nuk behet nga mungesa e profesionisteve, korrupsioni, cmimi shume i larte i gazit ne krahasim me cmimet ne vende si SHBA, Rusi, Katar, Arabi Saudite etj. Por natyrisht Rama me stil Erdogani, Vucic dhe Mitsotakis cdo gje e fryn sikur po ben heroizem te madh – dhe ka shume ne rradhet e popullit qe e hane sapunin per djathe.

  3. emigranti says:

    Investim serioz do te jete ndertimi i rrjetit shperndares te gazit neper zonat e banuara, krahas shfrytezimit te tij nga industria.
    Per TEC-in e Fierit, mesa na eshte thene do te punoje me gaz te lengshem te ardhur nga Amerika qe kuptohet do te kete nje kosto jo te vogel, nderkohe qe aty prane kalon tubi i gazit azer.
    Po qe keshtu, kjo do te jete nje nga lajthitjet e radhes te politikaneve tane servila e te korruptuar.

  4. vo says:

    Arritje e madhe e kopese se hajduteve te qeverise dhe politikes. Presim cfare na sjellin kompanite e huaja nga jashte qe te dukemi sikur po bejme ndonje investim te madh ne sherbim te ekonomise qe shoqerohet me nje propogande te fuqishme, cdo dite, por qe nga pas ka nje skeme korrupsioni ne gjithe vazhden e kesaj veprimtarie. Kjo gjithollogja, qe her shfaqet si spikere e ministrise rrugeve dhe her si spikere e ministrise energjise, gjithmone prane k/ministrit, i di dhe i thote te gjitha, por ka harruar dhe nuk thote nje fjale se cfare po behet me pasurite tona natyrore qe jane nje burim i fuqishem per zhvillimin e ekonomise tone kombetare, punesimin dhe zhdukjen e varferise. Qeveria jone e paska gjithmone me te lehte te importoj cdo gje nga jashte, nuk ka rendesi se me cfare cmimi e paguan populli, por vetem pasurite tona natyrore te mos vihen ne sherbim te ekonomise, por ato te ngelen gjithmone prone e hajduteve te politikes dhe qeveritareve qe kane 30 vjet qe vjedhin dhe pasurohen me to. Si ka mundesi qe gjithe keto pasuri hidrokarbure dhe minerare vidhen dhe shkaterrohen cdo dite dhe qeveria bene sikur nuk shikon, sikur nuk degjon, por vetem amniston dhe mbrone kasten e hajduteve qe vjedhin keto pasuri. Keta jane bashke, kudo ku ka korrupsion, jane thjesht nje bande e madhe hajdutesh te politikes (PD-PS-LSI), qe sa vjene e zgjerohet dhe shton zullumet e saj cdo dite, jane te mbrojtur nga politika dhe kane te drejten e pamohueshme te veprojne si nje klan mafjoze mbi ekonomine dhe popullin, jane te lidhur ngushte me krimin dhe mafjen shqiptare dhe ate nderkombetare, komandohen dhe drejtohen kudo prej saj.
    Ditet e fundit po behet nje gjoja lufte e madhe kunder korrupsionit, e cila shpesh po thuhet dhe propogandohet si lufte kunder peshqeve te medhenj, por ne fakte jane ca kriminel te vegjel ose me saket sherbetoret e peshqeve te medhenj qe sigurojne buken e gojes duke i sherbyer krimit, politikes dhe qeverive, ndersa ata vete, peshqit e medhenje dhe kriminelet, jane nje vije e kuqe edhe per drejtesine e re, ku dhe kjo po na del e implikuar bashke me krimin dhe politiken. E gjithe kjo lufte me keto manovra kaq publicitare, me nje buje kaq te madhe, ka per qellim te vetem mashtrimin e SHBA dhe BE, se gjoja ne po luftojme korrupsionin dhe krimin dhe keta jane peshqite e medhenj, ndersa ketyre te fundit ju thone vazhdoni juve ne rrugen tuaj se ju jeni te mbrojtur dhe kurr nuk keni per tu prekur, vidhni dhe fsheni sa te mundeni pasurite tuaja, se koha kalon dhe cdo gje harrohet, tjetersohet dhe amnistohet. Pra, lufta kunder krimit dhe korrupsionit, eshte thjesht mashtrimi i radhes per te mbrojtur kasten e korruptuar e cila sa vjene dhe po behet me e eger per pushtet dhe pasuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje