Nikoll Lesi: Pak fjalë për Ilir Metën dhe pse u prisha me të!

6 Korrik 2021, 09:11Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi

Ilir Metën e kam përkrahur në disa çështje jetike për vendin dhe nuk jam penduar. KOHA JONE e ka mbrojtur kur Berisha donte ta therte si djalosh deputet opozitar sikurse edhe kur Fatos Nano donte ta rrëzonte padrejtësisht si kryeministër apo edhe tani si president në raport me sulmet e paskrupullta të Rilindjes për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe kur vinte te redaksia e KOHA JONË për të sjellë shkrime apo kur priste te dera e bilardos së lagjes sa të mbaroja një lojë bilardo me Ben Blushin që ti shikonim artikullin, edhe atëkohë e respektonim për kurajën që manifestonte kundër liderit të PS-së.

Por kur Ilir Meta nuk respekton median KOHA JONE vetëm se u ndamë në raport me disa qëndrime të tij gjatë javës së fundit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, sidomos me një deklaratë të tij në raport me SHBA, jam i detyruar të flas publikisht kur shikoj se në 30-vjetorin e gazetës KOHA JONE, gazetës që bëri histori e betejë përplasje me pushtetin e kohës për lirinë e fjalës, ai nuk i dha një dekoratë respekti GAZETES apo të paktën disa gazetarëve të saj që kanë bërë emër në këto 30 vite.

E ndërkohë Meta, pardje, dekoroi disa gazetarë (që gjithsesi mirë bëri për të paktën dy prej tyre), por kur ai injoron median më të madhe të këtyre 30 viteve pluralizëm, nuk mund ta mbyll gojën.

Nuk mund të mos flasë, pasi kam detyrim ndaj vetes, ndaj pjellës time mediatike KOHA JONË, ndaj dhjetëra e dhjetëra gazetarëve të cilët erdhën në KOHA JONE dhe kontribuan në rritjen e emrit të saj, sikurse morën nga lavdia e gazetës.

Të them se nuk ndihem i fyer kur dekoron të tjerë gazetarë që nuk kanë lidhje me KOHA JONË, më duhet të gënjej!

Të them se nuk ishe Ti, i para zgjedhjeve të 25 prillit, që më thoshe se në 30-vjetorin e KOHA JONE do të dekoroje gazetën si instutucioni më i rëndësishëm i fjalës së lirë në këto 30 vite, më duhet të gënjej!

Të them se nuk të kanë ardhur propozime nga shoqatat kryesore të gazetarëve shqiptarë, mbetet gënjeshtër e madhe.

Çdo njeri publik (besoj se jam) bën diçka në jetën e tij ku shquhet apo bën histori. Dhe që ta lë realisht modestinë, unë historinë time e bëra në media. Natyrisht me kolegë. Por që të mos vlerësosh median KOHA JONË nuk ta fal!

Realisht nuk ta fal, sepse je i padrejtë, bile paksa hakmarrës.

Dekoratat, Presidenti i Republikës, i jep si vlerësim ndaj dikujt që ka kontribute në shoqerinë shqiptare. Dekorata nuk prodhon lekë, por është respekt që Kryetari i Shtetit jep në emër të Shtetit.

Dhe këtë respekt dhe vlerësim Ti nuk e bëre. Tashmë 30 vjetori si gazetë iku, me 11 maj 2021 gazeta si print u mbyll dhe KOHA JONË konkuron në një botë online.

Besoj se dikush tjetër, si President, pas 24 korrikut 2022 do ta vlerësojë emrin dhe famën e KOHA JONE në historinë e pas vitit 1990.

Por kur shikoj numrin e madh të dekoratave që ke dhënë në këto 4 vite si President, ndihem keq  që nuk vlerësove MEDIAN që bëri histori.

Nëse nuk doje emrin KOHA JONË sepse mund të krijoje keqkuptime me ish-presidentin Berisha, pasi KOHA JONË u dogj si redaksi nga policia, Shërbimi Sekret dhe Garda e Republikës natën e 2 marsit 1997 (kur ishte në pushtet PD-ja) mund të dekoroje disa gazetarë që dolën nga kjo gazetë.

Nëse nuk doje dekorimin e gazetarit dhe analistit stoik Frrok Çupit mund të dekoroje Martin Lekën dhe Aleksandër Frangajn që u burgosën asokohe për shtypin e lirë. Nëse jo këta të dy, prapë kishe dy emrat VIP nga bota e gazetarisë, dikur ish-kryeredaktor të KOHA JONË, Ben Blushin apo Armand Shkullakun. Nëse jo edhe këta të dy, mund të sillja si propozim Zamir Dulen që u masakrua nga shërbimi sekret mu në qelitë e policisë së shtetit. Nëse prapë “jo” me Dulen, ka prapë nga KOHA JONË: Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arian Çani, Andi Bushati, Henri Çili, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Skënder Minxhozi, Aleksandër Çipa, Enton Abilekaj, Jonila Godole, Anila Basha, Arta Marku, Rudina Xhunga, Mimoza Dervishi, Vehab Kaba, Zenepe Luka, Vladimir Prela, Adriatik Dosti, Sokol Balla, Ilir Babaramo, Fatos Baxhaku apo Ilir Kulla.

Për dekoratë janë edhe i madhi Teodor Keko apo Edi Rama, Anila Denaj, të cilët ishin në vitet e para në median që theu frikën ndaj pushtetit. Edhe Spartak Ngjela, si avokat i përhershëm i medias së parë të pavarur shqiptare. Ka edhe më nga KOHA JONË: Kiço Blushi, Fatos Lubonja, Bujar Xhaferi që punuan në median kurajoze, KOHA JONE.

Nëse i doje krejt lezhjanë, nga ku doli numri i parë kjo gazetë legjendare, kemi piktorin e talentuar Pashk Përvathi i cili bëri logon e emrit KOHA JONË që nuk ka ndryshuar që nga viti 1991. Apo kryetarin e këshillit të parë botues të gazetës, studiuesin dhe intelektualin Tonin Çobani.

Nëse asnjëri nga këta të brezit të luftës se dekadës së parë të pluralizmit, kemi prapë në nivel dekorate presidenciale: Kejda Kostreci (sot te “Zëri Amerikës), Mimoza Picarin (VOA , Tiranë), Mentor Kikia apo Erli Murati. Edhe Tedi Blushi, zëdhënesi shpuzë presidencial, nga KOHA JONË ka dalë. Mund ta dekoroje, por me propozimin e komunitetit të gazetarëve.

Kemi edhe të tjerë, nëse doje!

Nëse as këta nuk të bindin, të paktën ish-kryeredaktorin e fundit të 30-vjetorit të KOHA JONË, Qamil Xhani që ta vuri gazetën në dispozicion të LSI gjatë fushatës, natyrisht me lejen time.

Së fundi, edhe mua mund të më dekoroje, zoti President!

33 komente në “Nikoll Lesi: Pak fjalë për Ilir Metën dhe pse u prisha me të!”

  1. Populli says:

    O Nikolle gjithe kjo lavdi eshte vetem te koka jote se mes atyre emrave qe permend vetem dy tre kane integritet dhe simpati, te tjeret…

    1. Kalec Dega says:

      Nje dite maloqi na tregoi sa i beses a..sidomos katoliq prej malsie tmadhe….lol

      sidoqofte, “apet”, maloqeri , leberi, ‘same shit’ lol…..

    2. Lasgushi says:

      O Mero!
      Emrin dhe punen tende te mire,mos e ngatero dhe afro me bemat e Nilolles,e pakta qe mund te thuhet per te eshte karagjoz i merzitshem.
      Prandaj ne lexuesit e Temes te kshillojme,qe mos u met qofte dhe per keq me te.Nuk ja vlen.

      1. Vranakonti says:

        Mire ka bere Meta qe nuk e ka dekorua gazeten Koha Jone se ajo eshte gszeta me e keqe pas RD dhe gazetes 55. Jane letra per ne nevojtore.

    3. Jakin MATISHI says:

      Koha JONË paska qenë fabika e gjithë SHKËRDHATAVE, e gjithë BYTHQIRËVE, e gjithë MUTSIHANEVE të këtijë populli.
      Nik LESI, shefi i të gjithë SHKERDHATAVE, BYTHQIRËVE dhe MUTSIHANEVE.

      1. Hasani says:

        JAKINI i ka cilsuar ashtu siç jane! Bravo JOAKIN.

    4. K says:

      Eshte thjesht nje mentalitet Provincial! -Nuk ta fal- thote Nik Lehesi! Shqiptare kemi qene Shqiptare do te vdesim! Dekoro Bejtjen ose A. Frangaj apo SHkullakun keshillon Lehesi! Po keta gazetare jane komplet te shitur,te korruptuar,inatcinj si vete Lehesi! Keni qene shoke,ju keni menduar se keni qene me Liken! Por ai eshte provincial nga Skrapari! Nuk te jep po nuk i dhe! Berisha eshte njelloj! Jepi te te jape! Votoje te te lere te besh si te duash,duartrokite dhe je berishist i thekur! Shqiptaret duhet te luftojne per ide,per prospioritet dhe jo per dekorata e servilizma! Jemi nje vend post komunist dhe servilizmi ka zene rrenje ne provincialitetin shqiptar!

  2. Iliri says:

    Sa tu prish interesi dole kunder,kjo eshte medja apo kjo eshte loja

  3. Henri says:

    Sa mire ta ka bere o Nkolle. Mesoje mire se me lepirje bythe aq mund te shkosh.

  4. Shqiptari says:

    Duhet dhene nje teneqe nga ato qe Meta i shet si Indulgjenca dhe qetesohet Nikolle filozofi .
    Pra nuk ka asgje parimore mes tyre,vetem dekorata.
    Moloku i zgjuar eshte mbarsur me te gjithe politikanet dhe ka “ngrene” boll keto 30 vjet.

    Edhe pse Berisha e dogji si miun ne vrime,pasie mori disa qindra mije dollare ne kohen e Nanos,e ngriti perseri fletushken e tij prostitute dhe e vuri ne sherbim te…kujt?!
    Po ne sherbim te Berishes,pasi e ka shume Xhan! Bravo!

    1. Andia says:

      Ky Lesi eshte super i lumtur qe ju dogj redaksia e gazetes. Humbi 7-8 kompjutera te perdorur te ardhur si ndihme dhe disa skrivani dhe karrike, ….. por…. mori si demshperblim mbi 300 milion leke ☺☺☺

  5. ILIA TOLI says:

    U prishe me të se nuhate erën. E pe që s’kishte më gjë për ty dhe s’rrezikon gjë duke dalë kundër, vetëm fiton. Se po s’na lë rehat as patronazhisti. Shkruhet shumë ngadalë kur të mbikqyrin patronazhistët. Sa më shumë, aq më ngadalë.

  6. Dulla says:

    ti perfaqeson “lekaculon” o Nikoll asgje me shume.
    Njerez si ti vegjetojne si miza ne bythe te kalit, njehere te bytha e njerit e njehere te tjetrit

  7. tarras says:

    Sa debil eshte!
    Pse nuk dekorove gazeten qe ta vura ne dispozicion te LSI thote lehsi.

  8. Arberor Epiroti says:

    Nuk ndalem tek dekoratat mbasi këtë 4 vjeçar janë bërë si fletë lavdëtimet e shkollës fillore dikur, ose si daci baot. Nga gjithë lëvdatat që keni trajtuar shumica pa vend, dua tju kujtoj thëniet e hershme se kushdo që vlerëson si të vërteta fitoret e tij, janë baras me gënjeshtra, ose të pa vërteta. Megjithatë dua të theksoj se shjrimi juaj është shumë ordiner. Për faktin se ju keni nxjerrë në pah dëshirat dhe intersat personale, duke iu dhënë vlera vetëm lidhjeve personale me të tjerët. Nëse ju. Arrini të vlerësoni marrëdhëniet individualr me subjektet që përmendi duke mos i. Shikuar ato lidhur me interesat e vendit, interesat e popullit, më vjen keq ta them por ju jeni larg realitetit të. Dhe të vërtetave që kanë detyrë parësore mediet. Ju vërtet ishin gazeta e parë e lirë dhe për atë nismë e meritono dekoratën. Por kur pushteti ju dogji dhe ju. vazhduat ti bëni lajka edhe deri sot atij pushteti, këtu për mua ju edhe nëse keni marrë ndonjë dekoratë, me shumë keqardhje duhet tju anullohet.
    Nuk kam asgjë personale por jam njeri që dëshiroj që mediat vërtet të jenë të pavarur dhe të japin. Informacione. për të mirat e vendut dge shoqërisë.
    Ju uroj të jeni mirë me shêndet dhe ta rishikoni shkrimin tuaj për të merituar respektin e viteve të fillimit të “KOHA JONË”.
    Arbëror Epiroti

  9. Asd says:

    Ik ore Les! Do me bo pazare nepermjet gazetes!? Ti nuk do medalje por para. Ke mbetur si qeni pa padron dhe je vene ne kerkim paturpesisht.

  10. Iken iliri del monika says:

    Sali komunisti me kriminelet e tij ka ber gabim qe nuk te dogji edhe ty qe je bere vegla dhe cfurku i nje injoranti e hajduti si ilirfliriri e monika trularaskes e pecos pa dhembe.
    Dhe sot qe tu prishen interesat e kuptove se cfare zagari je dhe te iken te lehurat kot.

  11. Ilirjanet says:

    Ti kefolur drejt dhe gjithmon flet drejt kur je anti,të lutet publiku bëhu vetëm kundra pushtetit çdo forme e trajte që mer ai, kur bëhesh pal dhe jo pak je bër,kehumbur shum madje më shum se mund ta mendosh,kurje në maj ti edi që nuk esheh trupin dhe këmbët, gjë kok pa trup dhe këmb gjithmon mbetet e urrzer, sdua të zjatem por ktheu në origjin dhe dashamirësit dotë falin dhe Koha jon doradhitet e para si dikur,Ihumbur ësht ai që sëndërron të përshëndes.

  12. franko says:

    Ne fakt Nikoll LESHIT i takon dekorata me motivacion MJELS I DALLUAR, se me lope ke qene….

  13. BARD HYSENI says:

    SE PARI DUA TE SHKRUAJ QE ATO TE CILAT JU THNI ZOTI NIKOLL JANE PLOTESISHTE TE VERTETA DHE ME ATE MUNDESI QE I PARASHTRONI JU PRESIDENTIT ,CDOKUSH E MENDON SI NJE VEPRIM DASHAKEQAS PER INSTITUCIONIN KOHA JONE.POR SI NJEREZ HAKMARRES QE JEMI KJO NGA EMANCIPIMI I DOBET I NJERIUT , DHE SIGURISHT QE PER NJE PLESHT DJEGIM SHTEPIN NE KETO KOHRA TE DEMOKRACIS,ME PARE DIGJEJ JORGANI, CDO GJE MUND TE NDODHE ASHTU SIC ESHTE VEPRUAR APO VEPROHET ,SIDOMOS NGA DREJTUESIT QE HARROJNE SE JANE NE SYT E POPULLIT CDO DITE DHE MIMIKEN E FTYRES E SHOHIN SI DOMETHENIE.POR SIC TE THASHE NDJENJA E HAKMARRJES E TJERA EPITETE QE MUND TI VEJME KETYRE VEPRIMEVE I NDESHIM CDO DITE,PRANDAJ MOS U KASTIGO SHUME ZOTI NIKOLL.AQ ME TEPER QE DHE SHEFI KRYESOR I KOHA JONE ME ATO ZIGZAKET,ULJENGRITJET E TIJE NE FUKSJON TE NDONJE ARSYETIMI TE VOCKEL APO TE NDONJE KOCKE PER TU LEPIRE ETJE FENOMENE TE CILAT TEK TI Z. NIKOLL JANE TE EVIDENTUARA NE MENDJEN E CDO SHQIPTARI,KANE BERE TE MUNDUR QE DUKE U HAKMARRE PER NJE PROBLEM TE TILLE NUK DO SHQETSOHET SHUME.PO E SHOHIM SE NE SE NJE NJERI E THOTE ME NDERSHMERI MENDIMIN E VETE PER X PROBLEM THUHEN DY GJERA QE NUK ESHTE I KOHES APO NGELI KOMTRO PEDAL KY NJERI APO I VEHET DHE ETIKETA KOMUNIST. BARDI

  14. artisti says:

    Nikoll Lehesi populli yne ka nje fjale te urte.Edhe gjarperit te vogel bjeri me shkop te madh.Ti duheshe zdruguar qysh kur erdhe ne Tirane pa breke ne bythe e triko leshi prej dhije.Je nje interesazhi i neveritshem

  15. Stasi says:

    Koha jone eshte fytyra prej matrapazi mediatik e Nikolle Pal Lehesit qe kur i prishen interesat te versulet si nje skifter kurse kur te ka interesin te lepin menderen. Edhe emrat qe permend Nikola jane pjese e karakterit te ketij dredharaku ndaj dhe ai i permend. Burgu i Aleksander Frangajt i Martin Lekes jane asgje perpara perfitimit galopant pasuror qe keta dy gazetar medioker kane korrur ne ditet pas koha jone. Burgu i Berishes u ka sherbyer si mburoje per te justifikuar meritimin e pasurimit te padrejte dhe dashuriçkat me pushtetet. I burgosuri Aleksander Frangaj fale kontributit te burgosesit te tij Sali Berisha sot edhte barabar ne pasuri me familjen Berisha. I burgosuri i dyte Martin Leka eshte vendosur ne drejtimin e RTSH ne kohen e rregjimit te burgosesit te tij Sali Berisha dhe fale Ilir Metes, vazhdon edhe sot te jete violine udheheqese ne kete institucion te krimbur prej korrupsionit te konstatuar nga KLSH. Interesohuni dhe mesoni sa shtepi e çpasuri ka ky biçim, qe Nikolle Lehesi na e sjell si model te gazetarit hero qe duhej dekoruar. Te njejten fytyre kane dhe Shkukullaku, Blushi, delenxhiu Arjan Cani, Andi Bushati, Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Alfred Peza, Enri Cili, Lenc Vangjeli, Anila Basha, e te tjeret te redaksise se Lehesit qe fale matrapazllekut te profesionit sot jane me pasuri te pajustifikuara. Edhe dekorimi i mungon ketij stani qe si nje lukuni e cartallosur eshte shperndare gjithandej dhe komandon median e katandisur ne nje buthelepirese e pushtetit dhe politikes qe ua kthen sherbestarine ne pasuri te pameritueshme. Vila, paga stratosferike, makina luksoze, jete sheiku bejne keta tipat qe xhindosen dhe i bien pushtetit kur u cenon xhepin e tyre por jo kur ai dhunon e permbys jetet e miliona shqiptareve. Pija lengur heronjve te tu fals Nikolle Lehesi se edhe ti fals je. Zoti ta dha dikur doren por ti e shperdorove. Mos kerko te behesh per se dyti mbret i gazetarise. Ne ka nje veper te denje qe ka bere Ilir Meta si president eshte mosdhenia e dekorates per ish gazeten heroine, qe ti e katandise ne zuske te politikes dhe pushtetit. Haram Nikol Lehesi.

  16. Peter mustakuqi says:

    KJO ESHTE LEVIZJA E RRADHES E ZOTIT LESI MEQE E VOLE PRESIDENCEN….TANI PO PRET KOCKEN E TE LEHESH CA KOHE E PRAP TE BESH SHKRIMIN E RRADHES E VITET IKIN TI MBUSH THESIN.
    PO DERI NE 97 ISHE NE KRYE TE GAZETARISE SA QE MBANIM RRADHE PER TE BLERE GAZETEN TENDE, PO TE MBAJE ATE KURS DO KISHE EDHE ME SHUME BENEFICE E PARA SEC KE BERE DERI TANI .
    MBYLLE ME NDER TE PAKTEN TANI NE PLEQERI TU LESH KALAMAQERVE NJE EMER E MBIEMER TJETER.

  17. NDRYSHE says:

    Disa emra (per te mos thene shumica) nga ata qe permende, jane per turp dhe jo per tu dekoruar. Por ne kete shkrim ke trguar qarte se si ke vene nje media ne sherbim te dikujt, qofte ky edhe kryetar partie (qe per fat te keq i kemi me shumice) ish kryeminister apo cfaredoqofte. Ke cenuar te verteten, me te shenjten e gjithckaje.
    Po, eshte e vertete se presidenti, pervec disa dinjitozeve, ka dekoruar edhe harabelat (jo bilbilat) qe cicerojne dhe kenaqin veshet e njerezve. Duke e pare nen kete kendveshtrim, presidenti duhej t’ju kish dekoruar. E meritonit.

  18. xhoxhi says:

    Ore Niko gazeta nuk shkon nga shkon era por shpreh shqetësimet e vendit kudo që ndodhin dhe jo shkruaj për LSI-në apo Berishën dhe Mmetën dhe shaj Ramën etj.Ti para fushatës duhet të arestoheshe me ato që shkruaje e deklaroje dhe tani na del kundër Metës se nuk të dekoroi.Për mua asnjë gazetë nuk e meriton të dekorohet sepse asnjë nuk shkruan atë që i shërben të gjithëve.Para zgjedhjeve thërisje për Metën pas zgjedhjeve i sulesh Metës.E kupton se çfarë gazetari je dhe çfarë gazete përfaqëson?Një paçaure që nuk i vlen askujt.

  19. Arjanit says:

    Bo bo bo sa shume qelbesira paska nxjerre kjo gazete , sa shume hipokrite e dallkauke qe ky i quan me kontribute te shquara…

    1. NDRYSHE says:

      Pikerisht.
      Hiq ndonje qe ia vleresoj mendimin, te tjeret jane “u bu bu”.

  20. Besnik says:

    I dashur miku im Nikolle Lesi
    Sigurisht qe jam dakort me Ju per,vlerat qe mbart ne vite gazeta “ Koha Jone”. Nese do te flisja per kontributin e saj prej 30-vitesh per rolin e saj ne demokraci, nuk do te perbente ndonje gje te re. Por sinqerisht me duket e papranueshme qe te pranosh nje vleresim per gjiganden” Koha Jone”nga nje president liliput qe jep dekorata qe nuk vlejne as per ne …. Perkundrazi do isha i keqardhur nese do ta pranoje ate dekorate. Vleresuesi me i mire per “ Koha Jone” eshte vet koha,jam une dhe gjithe ata lexues qe prisnim ne radhe, kur kjo gazete prodhonte ushqim per te gjithe.

  21. ceni, boston says:

    Nga gjithe ata emra gazetaresh qe permend o Nikolle, pjesa me e madhe dolen legena dhe gazetare lepires! Mire ka bere qe nuk i ka dekoruar por gazeten Koha Jone duhet ta dekoronte. Me kete te fundit jam dakort!

  22. Sefer Daja says:

    Te gjithe emrat qe permend ti Nikoll jon per dekorat!
    Por per dekoraten” turpi i kombit”
    Jeni kapur pas te kaluares( djegjes se redaksise me ’97, qe normal ish akt banditesk) e po e tundni si flamur te patriotizmit!
    Jeni shperblyer shume per ate!
    Te gjith emrat jane o ne pushtet o superpasanike!( gjithmon ne krah te pushtetit te rradhes)
    Dhe me Berishen qe ju dogji e ju burgosi jeni puthur per interesat tuaja!
    Pra ju boni pakt dhe me djallin vetem e vetem te shtoni pasurite e privilegjet e ti ruani ato!!!

  23. Brezi i djegur says:

    Ky njeri nuk ka piken e turpit, ky eshte nje cope legen qe nuk e ka shokun.. Gazeta jote ka kohe qe perdoret
    vetem per leter igjenike.

  24. Nik says:

    Nikoll Lehësi kerkon nje teneqe nga koke teneqeja! Po si njeri si tjetri kane gjetur tenxherja kapakun, dmth te dy teneqe!

  25. ashushi says:

    Asnje opinion te mir nuk ka per ju ? Pse
    Se jeni pjedha e komunizmit , Jeni diktatura,jeni njerzit me te uryer per popullin Shqiptar .Sa doni ta mbani pushtetin se 80 vjet e keni mbajtur dhe jeni shteti me i farfer ne Europ.Ikni sa seshte von nga ku pushtet se ju as e beni Shqiperi dhe as do ta beni .Ikni qjeni ndonje vrim po qjeni ndonje vrim te fshieni me mir se miu .Me popullin ton u tadhet ca nuk bet .Po me zotin nuk e hani dot..Hikni po ikni te ter ju qe e dini cakeni ber dhe po beni ikni se Shqiptaret mos kujtoni se ja odhet i mposhtet e keni gabim .Ka duruar peramdori dhe se kan poshtur ju ju ca njerez pa indentitet ca njeres qe as te shumzoni nuk dini ju jeni pa karakter pa imaqjinat ju nuk jeni patriot ju nuk e doni Shqiperin ju nuk doni ata qe ju podhen .Jrni tradhetar te shitur na vjen turp qe udhehiqni popullin Shqiptar .Jeni njerzit me te koroptuar jeni me te keq se qjithe pushtusit qe ka par populli jon.Ikni zbrisni nga gomari qe keni hipur se deritani Shqiptaret po ju durojn po bejne nje vesh shurdh dhe nje sy mbydhur .
    Po nuk ju zbriti Shqiptari nga gomari qe keni hipur ateher zoti nuk ju fal
    Keni mekatuar shum nuk ka lum e det tju fal .
    Zoti do bjeri nje rebesh nje stuhi nje permbytje te madhe sa as nje pudhemb tok nuk do shpetoj pa u lagur .Ikni sa sashte von se dhe popullin do ta merni me qaf sic e keni mar.
    Shum shpejt zoti do dergoj nje cunam te madh ku vetm ju ka per tju mar .Me vjen keq po mekatuat shum e kaluat cakun.Jeni politikanet me te shitur te qjitha te keqjiat i keni .Zoti nuk fal dita e qametit po afron
    Rofte populli shqiptar me urtesin e tij nuk i denj as nje het keq bersit .Po la zotin te vendos per ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. b
    bjeri ti bim...

    Ju klani Lezhes na keni ça karin ne 30 vjet. Ju duke u servilos Berishes e pastaj kundra tij, Nanos e pastaj kundra tij, Metes e pastaj kundra tij, Rames here pro e here kundra bete pasuri, moret fame qe skishit, moret prona shteti, moret pushtet si pushta qe jeni ne gazetari, ne letersi, ne media televizive e kudo. E ju paska ngel hatri per nje llamarine. Vk. Jeni per vetting te gjithe ju lezhjanet qe keni bo pasuri ne kto 30 vite prej gazetarise politike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje