Në intervistën e parë pas ceremonisë së marjes së detyrës së Presidentit të Republikës, i pyetur nga drejtuesi i emisionit “Top Story”, Ilir Meta u përgjigj se Monika Kryemadhi nuk ishte gjatë 5 viteve të mandatit përkrah tij sepse ajo “nuk vihet kollaj në rresht”. Ajo “ka bërë zgjedhjen e saj publike, në momentin që jam zgjedhur President, duke bërë të qartë se do ishte një politikanë aktive dhe nuk do të ishte Zonjë e Parë”,- sqaroi ai.
Kur po mbushen 4 vite nga kjo deklaratë, shqiptarët e kanë parë sot për herë të parë publikisht Monika Kryemadhin në krah të Ilir Metës, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar me rastin e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest. Pamjet e bëra publike, e tregojnë atë përkrah bashkëshortit të saj Kryetar Shteti, sipas një protokolli ku ulet në raste të tilla vetëm “Zonja e Parë”.
Çfarë e ka detyruar çiftin e njohur të politikës shqiptare që ta thyente premtimin e bujshëm, e të “korigjonin” vetëm tani pas shkarkimit të Presidentit nga ana e Parlamentit, një rregull që nuk ishte shkelur kurrë deri atëherë në historinë e shtetit shqiptar? E ta mendosh se atë natë të 24 korrikut 2017 Ilir Meta kishte deklaruar se pozicion i Monika Kryemadhit “është një mesazh i qartë se Presidenti dhe Presidenca, nuk do të ndikohen nga askush, as për qëllime të caktuara politike”.
Por gjatë këtyre 48 muajve, kanë rrjedhur aq shumë ujëra, sa gjithkush e sheh qartë se as premtimi i Monika Kryemadhit për të mos u bërë kurrë Zonjë e Parë dhe as mesazhi se Presidenca e Ilir Metës nuk do të ndikohej për qëllime të caktuara politike, nuk u mbajtën prej tyre. Sepse çifti i vetëm i politikës aktive shqiptare ka qenë, është dhe do mbetet në simbiozë të plotë me njëri- tjetrin, pavarësisht pozicioneve zyrtare dhe deklaratave të tyre publike.
Kurrë më parë nuk kishte ndodhur në një demokraci normale e funksionale, që bashkëshorti të mbante një pozicion të paanshëm politik që e detyron gjatë ushtrimit të detyrës të ngrihet mbi palët në lojë, ndërkohë që bashkëshortja kryetare e një partie politike të qëndronte në opozitë. Është kurioze të dihet, se çfarë qëndrimi do mbante propaganda opozitare që e ka duartrokitur këtë zgjedhje në konflikt të pastër interesi, në rast se LSI do të ishte me PS dhe Edi Ramën në pushtet!
Është vërtetuar tashmë se Ilir Meta, nuk ia doli të ishte Presidenti i Republikës që përfaqëson unitetin e gjithë popullit shqiptar, sepse u vu në funksion të axhendës politike pozitare. Nëse Monika Kryemadhi nuk u bë dot Zonja e Parë e shtetit, e sigurtë është se Ilir Meta u shndërrua në Zotëriun e Parë të opozitës.
Madje duke mos e fshehur gjatë kësaj kohe, as angazhimin e tij të drejtpërdrejtë elektoral dhe as ambicjen, për të qenë një ditë pse jo edhe lideri real i saj.
Kësisoj eksperimenti politik për të ndarë detyrën e Presidentit të Republikës dhe ushtrimin e saj sipas frymës dhe gërmës së Kushtetutës, nga raporti bashkëshortor dhe interesat politike të partisë familjare, dështoi me turp. Nëse Ilir Meta do ia dilte që ta bëntë detyrën, në lartësinë e deklarimeve të natës së parë të ngjitjes në Krye të Shtetit, ai vetë dhe Monika Kryemadhi do të ishin sot, në pozicione krejt të tjera politike dhe elektorale.
E sigurtë është se as Ilir Meta nuk do ishte shkarkuar si President i Republikës, e as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do dështonte në zgjedhjet e 25 prillit, duke u katandisur me vetëm 4 deputetë që është edhe rezultati më i keq në historinë 17 vjeçare të saj. Prova të qarta dhe të pakontestueshme këto, se hipokrizia politike sado e sfostikuar dhe djallëzore që të jetë, do të dështojë gjithmonë përballë realitetit, kohës dhe qytetarëve.
Atëherë kush e “futi në rresht” Monika Kryemadhin, e cila refuzoi të ishte Zonjë e Parë ditën që Ilir Meta hyri në Presidencë dhe të ulej pëkrah tij vetëm tani, kur ai ka dalë tashmë prej saj? Përgjigja është fare e thjeshtë: Ditën e parë me bashkëshortin në krye të shtetit dhe me një parti me 20 deputetë, Monika Kryemadhi ndihej më e fortë se kurrë. Por sot, situata është e përmbusur, duke qenë më të dobët se kurrë.
Është frika për humbjen e asaj çfarë kishin dhe nuk e vlerësuan, të cilën nuk do ta kenë më asnjëherë, ajo që i riktheu publikisht në krah të njëjri tjetrit. Por, tani është vonë, madje shumë shumë vonë. Sepse as President Republike dhe as Zonjë e Parë, nuk lind, por bëhesh. E kur dikush me koshiencë të plotë, e shkelmon këtë shans që i afrohet rrallëkujt vetëm një herë në jetë, ai nuk u rikthehet më kurrë çfarëdo që të bëjnë! (Alpenews)
Meta me te shoqen ngjasojne si dy pika uji me Milloshevicin me te shoqen.Fundi i te dyteve dihet ,te shofim fundin e dy te pareve
Eshte hera e pare dhe fundit besoj zonja e pare pas presidentit te shkarkuar.
Ata jane familje handikapatesh, nuk kane as drejtim as destinacion.Shikojini fytyrat duken te gjithe si dawn.
U duhet dicka e bukur si kujtim, kur te jene pas hekurave. Gjithe pislleqet qe kane bere, e duan te pakten nje lluster!
E paftuara qe harxhon leket e shqiptareve. Jashte cdo protokolli ishte kjo zoja biba ne kete inaugurim. Si mos mjaftonte qe paguam qendrimin e kesaj ne Hotel me “presidentin” me leket tona u pagua edhe mond panarika edhe nje keshilltar tjeter I ketij miut. Cfare te kene dashur Valle te gjithe keta ne Hungari? I vetmi vend qe e shikon si potencial për te dalur ne pesnsion aty me gjithe floririn. Think again ?
Eh sa here eshte betuar qenı se nuk do te ha mut ma ,por perserı e ka thyer betımın dhe ka vazhduar avazın e vjeter Te ushqehet me ,,
Nuk te pranon maxhari azilin or Xhike. Kot lodhesh. Jo KaraBucen e Pare te cosh por dhe Peco Vasilin me gjith Nora Malajn dhe Ralf Gjinon, prap sta japin ate te shkrete azili.
Ka hall se mos mbetet e vè dhe e mban Fort,mos t’i iki nga duart,se po i iku ai, se besoj te ketë burrë tjetër t’i afrohet.
Ilir Meta dhe Monika jane si tenxherja me kapakun.Qe te dy jan si karavidhet qe nuk u hyn ne pune askujt.
Keta, jan cifti me deskredituar ne syt e shqiptareve brenda e
jasht vendit, njeri i shkarkuar nga paralamenti qe e zgjodhi president dhe e shoqja nje figure e diskredituar ne syt e shqiptareve per, bemat ne parlament dhe jasht ti. Populli i denoi me 25 prill tani rradhen e ka drjtesia per kete cift mafjoz.
Po kur dimer,del behari,
s`ka si zjarri.
Pas hekurave te burgut, kur jo. nuk paguajme me qe te ushqejme me buke keta qe na vodhen per mbi 25 vjet.
Le te jetojne me çfare u takon ligjerisht dhe te perfundojne ne ndoonje barake si nexhmije hoxha, pasuria e tyre e pa merituar tu kthehet shqiptareve. vetem keshtu vendoset drejtesia. Burgu per ta eshte kapak floriri