Cili është “babloku”?

5 Korrik 2021, 11:57Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Në një postim në Twitter në orët e vona të natës të datës 4 korrik 2021, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shkruan: “Tahiri? Bodigardët e Tahirit? What’s new??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut!!! Të gjithë.”

Lulzim Basha e ka fjalën për trafikimin e lëndëve narkotike vite më parë dhe arrestimet e bëra së fundmi nga pala shqiptare në bashkëpunim me atë italiane në kuadër të operacionit të suksesshëm “Shpirti”. Por Lulzim Basha nuk shprehet me emër se për cilin e ka fjalën kur thotë: “Babloku”.

Duke qenë se zoti Tahiri ka qenë ministër në qeverinë Rama, aludimi është se Lulzim Basha e ka fjalën për kryeministrin Edi Rama. Por e vërteta mund të jetë komplet ndryshe. Në prag të Kuvendit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha është në dilemën e madhe: Ta mbajë apo ta shesë politikisht paraardhësin e vetë, Sali Berisha?! Nuk përjashtohet mundësia që këto deklarata Basha i bën me qëllim të caktuar që duke goditur pragun, të dëgjojë dera.

Se po të nisemi të analizojmë se cili ishte ai funksionar i lartë shtetëror (babloku), që me ndërgjegje merrte përsipër të ndalonte operacionet e policisë për të luftuar mbjelljen, korrjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike, ai është vetë ish-kryeministri Berisha. Këtu nuk po hamendësojmë, por thjesht po e citojmë në vetë të parë.

Në një konferencë shtypi të datës 19 qershor 2014, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet kështu se përse qeveria e tij nuk ndërhyri kurrë në Lazarat: “Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë dhe pikë. Qëndrimi im ka qenë tjetër: Të gjitha masat e tjera, përveç ndërhyrjes me forcë. Dhe nuk ka qenë një qëndrim i pabazuar. Ky qëndrim është shoqëruar me rënie drastike të mbjelljeve. Qëndrimi im ka qenë i qartë: Jo ndërhyrje.”

Po a kishte sjellë vallë “rënie drastike të mbjelljeve”, politika e qeverisë “Berisha”, ministër i Brendshëm i së cilës ka qenë për 20 muaj rresht vetë Lulzim Basha?! Ja çfarë thoshte 11 muaj përpara kësaj deklarate të Berishës, një prej zyrtarëve të lartë italianë që mbikëqyrte nga ajri kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e Shqipërisë.

Në një konferencë shtypi të datës 5 gusht 2013 (pra 40 ditë përpara se Edi Rama të formonte qeverinë e tij të parë), Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, publikoi përmasat e kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

Bastoni përmendi si zona problematike Shkodrën, Fierin, Vlorën, etj., por theksin e vuri tek Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”. Sipas Bastonit, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliardë euro.”

Në këto kushte, Lulzim Basha bën mirë që “bablokut” t’i vendosë emër konkret, që njerëzit të qartësohen e të mos ngatërrohen duke kujtuar historitë e së shkuarës me ish-ministra të Brendshëm që nuk ndërhynin dot në Lazarat, sepse shefi i qeverisë, me vullnet politik personal, nuk ua lejonte këtë gjë.

13 komente në “Cili është “babloku”?”

  1. Merati says:

    Ky shkrim dhe ato deklarata te Sali Berishes para 2013 mos nderyrja e shtetit kanabisi u perhap ne menyre te rrufeshme.Pra ka qene Sali Berisha ai qe kanabizovi shqiperine pavarsisht kush u be kreminister pas tij dhe te gjitha poshtersite e bera prej tij u trasheguan se u kultivua ne ndergjegjen e policise,te gjithe administrates menyra me e mire per te bere lek eshte ashashi dhe o burra kush kishte nje lidhje u lidh pa llogaritur pasojat ku e mori Rama kjo edukate kishte hyre ne shpirtin e te gjithe atyre qe e kishin kete mundesi.Domosdo dhe ky qe eshte duhet share se duhej te luftonte me shume por ne si popull duhet teshprehemi mi ate qe i nxiu jeten shqiptarve Sali Berisha

  2. Vlora ime says:

    Fli gjumë Lulushe fli, he t’u bëftë xhixhua kurban.

  3. xhoxhi says:

    Unë nuk jam ndonjë politikan i madh por kultivimi i kanabisit megjithse është i ndalur sjell të ardhura.investime etj etj.Për mua lufta duhet bërë për ata që vjedhin paratë e popullit.Politikanët tanë majtas e djathtas nuk lanë gjë pa shkatëruar fabrika,uzina,ferma vetëm e vetëm për tu pasuruar dhe sot kapardisen me paratë e vjedhur.Janë arestuar shumë vetë për drogë por në fund të fundit kanë venë kokën në rezik,janë vrarë etj etj ndërsa për paratë e popullit askush nuk është dënuar pa le për të vrarë nuk bëhet fjalë..Prandaj drejtësia po nuk sqaroi punën e pushtetarëve që kanë vjedhur paranë e popullit kot meret me drogaxhinjtë.Ata kanë gjykatën e tyre që stë fal

  4. Ja si lozin Gazekaret e Kazanit me bythecin .
    Cfar leshon bytheci kto i shkojne pas hejjjjjj !
    Pulat qorre qukisin koqet e kallamorit?

  5. Shqiptar says:

    Korrupsioni shqiptar, èshtè KORRUPSION KRYEMINISTROR.
    Me njè kryeministèr qè nuk dèshiron tè jetè HAJDUT dhe TRAFIKANT, nuk ka as truproja me thasè kanabisi dhe as ministèr tè brendshèm qè bèn lolo jo vetèm veten por edhe gjithçka shqiptare nè sytè e botès.
    Ajo qè thotè Lyli, èshtè e vèrtetè, ashtu siç èshtè e vèrtetè qè edhe ai vetè, èshtè njè hajdut dhe vrasès.

  6. Taulant says:

    Ka ndryshim o koqe se ne kohen e Berishes kanabisi ishte ne Lazarat dhe pak ne zonat e tjera.
    Rama sa erdhi ne pushtet ne 2017 e mbolli gjithe Shqiperin me kanabis.
    Deri aty sa edhe rojet e ish-ministrit Tahiri drejtonin aktivitetet e kanabisit.
    Mos te flasim per te gjithe shefat e policive te rretheve drejtoret e mbrojtjes se kufirit sistema i radareve etj.
    Jane gjera qe dihen .

    1. Shqiptar says:

      Taulant,,,”ka ndryshim o koqe”,

      koncert nè vitin 1936. Personazhe llumi social, tè asaj jetès perverse tè njerèzve qè kanè humbur çdo dinjitet njerèzor.
      Vetèm Lazaratin, na e mbolli Saliu, ndaj qènkèsh NDRYSHE.
      Taulant,,,,,byrekun.

    2. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      Saliu lejoi 4.5 mikiar euro mall ne nje fshat, Rama e sjpetndau kete ne shume ne shume fshatra, Mut njeri Kak tjetri. Problemi qendron se Tahiri eshte ne gjykim nga drejtesia per “Mosveprim”, pra qe mbylli njerin sy ndaj ketij fenomeni, e te mendosh qe ai e kundershyon kete gje, ndresa Saliu qe e ka pranuar haptazi “Mosveprimin” me urdher dhe politike te tij, nuk ndiqet penalisht. Kete si e shpjegon ti Taulant se per mua kjo dmth beni si them une e mos beni si bej une.

  7. Forumi 01 says:

    Babloku jeni të gjithë. Bablokë janë dhe ata që ju japin me ose pa dëshirë votën. Babloku i vërtetë është vendi dhe atdheu jonë I dashur që vuan por po vuan shumë Se e shkatërruat ju të parët. Ju të ashtëquajturit Politikanë që I jeni neveritur këtij kombi. Babloku jemi ne që sa herë thërrasim nuk na dëgjohet zëri. Bablokë janë të gjithë

  8. Shqiptar says:

    Taulant,,,”ka ndryshim o koqe”,

    koncert nè vitin 1936. Personazhe llumi social, tè asaj jetès perverse tè njerèzve qè kanè humbur çdo dinjitet njerèzor.
    Vetèm Lazaratin, na e mbolli Saliu, ndaj qènkèsh NDRYSHE.
    Taulant,,,,,byrekun.

    1. Taulant says:

      O debil ndryshimi eshte sepse Rama premtoj qe do luftonte ‘sistemin e ndertuar prej Berishes’.
      Beri te kunderten : fuqizoi sistemin e krimit e te korrupsionit.
      Keto jane fakte,

  9. Sul Koburja says:

    Per Lazaratin S.Berisha duhet te pergjigjet penalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje