Rama në Samitin e Berlinit: BE-ja po e shuan flakën e shpresës tek e ardhmja! Po na e ndërlikoni rrugëtimin tonë

5 Korrik 2021, 19:38Politika TEMA
Rama në Samitin e Berlinit: BE-ja po e shuan flakën e shpresës

 

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Berlinit ku të pranishëm janë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh se krerët e BE-së po e ndërlikojnë rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama ka thënë ndër të tjera se “duhet të shmangim kurthin që të shndërrohemi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta”.

“Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falenderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret.

Flakën e shpresës tek e ardhmja. Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces. Është e rëndësishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve.

Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në BE dhe po luajnë rolin e kundërt.

Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is ëhat it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen.

Dua të theksoj se e pata shansin që të ndaja me kancelaren se është e rëendësishme që të ecim para shpejt dhe të shmangim kthimin në një karikaturë të BE, dhe të bëhemi viktima të vetove rtë ndryshme dhe të nevojës për konsenus. I kemi objektivat e qarta. Ajo që tha Ursula është një panoramë mjaft e qartë e asaj që duhet të bëjmë. Treg i përbashkët dhe implementim sa më të shpejtë të 4 lirive të Europës.

Kështu që nuk kemi iluzione se kjo do na shpëjtojnë nga hendeku i madh mes nesh dhe BE. Sa për t’ju dhënë një shembull me shifra. Në planin e BE për vitet 2021-2027, Ballkani do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm me Kroacinë.

Ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht që janë të mirëmerituara, por është ajo që është. Në fund duhet ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është e bindur dhe do të inkurajojë në përshpejtimin e procesit. Nuk do të kërkojmë konsensus me kusht për çdo gjë.

Do të kërkojmë për gjithpërfshirje. Një proces me të gjithë që duan ta përshpejtojnë. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dua të bëj të qaetë se nuk vendosur që të ndajmë gjësend, askënd por thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur duke përsëritur se të gjithë janë të mirëseardhur.

Por duke deklaruar gjithë kohës se nuk do të presim askënd. Rruga është e hapur. Objektivat janë të qarta, varet nga në që të ecim para se të jetë e mundur, duke shpresuar që nga ana e BE do të ndodhë e njëjta gjë. Më duhet të them se Komisioni, presidentja dhe sidomos Komisioneri Verheyli po shpëtojnë fytyrën e Bashkimit Europian në Ballkan”, u shpreh Rama.

16 komente në “Rama në Samitin e Berlinit: BE-ja po e shuan flakën e shpresës tek e ardhmja! Po na e ndërlikoni rrugëtimin tonë”

  1. Agim Anastasi says:

    Çfare thua Z. Kryeminister !? Ne mes te Berlinit permend Trump si legjendar. A eshte kjo politk per Ty. Vertet nuk e di Ti se Trump dhe Grenel jane te pa deshiruar per Europen. A nuk jane keta dy aventurier qe per pak po conin drejte perplasjes Kosoven. I habitshem qendrimi yte Zoti Rama. Dikur fole ndryshe per Trumpin. Perse sot keshtu. Aq me shume nje kryetar partie i majte, bene legjende nje njeri qe gjithe jeten ka numeruar para e kur nuk ka lexhuar nje liber.

    1. Injorantii says:

      Eshte sarkazme, or Agim. Eshte sarkazme me Evropen…

    2. Elio says:

      Eshte i njejti brum,,kane te njejtin objektiv..

    3. Kik says:

      Legjendari Donald Trump?? C’fare pi ky?

    4. Kik says:

      It is what it is,nuk e ka thene Trump.Eshte shprehje.Si puna e “rrote karri”.Mos na atributo mua qe e thashe per Edin.Duhet gjetur kush e ka thene I pari ?

    5. Vranakonti says:

      Te lumt zoti Rama,je vertete kryeministri qe i duhet popullit shqipetar.Kurdoher ke mbrojtur interesat e shqiperise.Mirenjohje.

    6. k says:

      Vesi i vjeter shqiptar që “fajin e kanë tjerët”,”na kanë inat se jemi të bukur”etj,etj.
      Në vend të luftojë korrupsionin,shthurjen,degjenerimin,drogën,vjedhjen dhe çdo të keqe ekzistuar,
      KM shkarkon përgjegjësinë tek Evropa,bota dhe kozmosi.

    7. ananas stralalasi says:

      Shprehja me banale qe perdorin injorantet kur duan te bejne si te zgjuar: “Te sugjeroj te lexosh ndonje liber”

  2. avni rustemi says:

    Mos ke frige se deri ne fund te mandatit tuaj do hapen negociatat me BE si shteti i fundit dhe ky do jete suksesi juaj pas 12 viteve

  3. ERTV says:

    Hajde gjigant hajde,
    Komplet artist karikaturist ?.
    Dmth këtij ( edhe atyre përpara)
    Jua paska vrarë EU shpresën.
    Me demek detyrat e shtëpisë këta i kanë bërë me kohë.
    Ky farë demagogu që ju jep leksione EU.
    Dhe këtu qëndron paradoksi se kujton se është gjeni (hajde binde për të kundërtën).
    Ore ky e kupton që nuk i rruhet k…. kujt në EU për këtë apo dhe për ne…
    Nga ana tjetër ky po bëhet më katolik se papa.
    Thua se nuk ju intereson që ne të mos futemi shpejt në EU.
    E si vallë do vidhnin dhe do rripnin pasuritë publike këta birbo nga të gjitha krahët.
    Dhe ky që I duket vetja I pavdekshëm dhe po mendon për mandatin e 4.5…7..
    Shqiptarë kuptojeni se Shqipërinë e majtën dhe mbajnë mbrapa për t’u integruar në EU.
    Saleh, Nano, Iliri, Lulëzimi dhe mbi të gjitha Edi.
    Si pjesë e së njëjtës kastë tekalvur politike që ka zaptuar vendin dhe nuk I intereson integrimi I vendit derisa te jene bërë miliardere dhe te mos kene lënë asnje cope pasurie publike, strategjike, turistike pa gllabëruar.
    Mjerë ne për këta plehra që kemi…

  4. Poli says:

    Presion kot…po ta ndali Be rrubinetin e po tu beje thirrje Shqiptareve mos te votojne ty e shikon si iken si Kove pusi…nuk emigrojne ne Turqi Shqiptaret o babam……ka 2 milion Shqiptare ne BE…..

  5. Moni says:

    Bravo troc….shqip…kurva plake Eu. …ka mbaruar..

  6. Gjeto says:

    E gjitha propagande te ligjeroje marreveshjet qe ka ndermend te beje me Erdoganin.

  7. Jurgeni says:

    Ore barbon po e di merkeli se si sillen kera palaco drejtoret w tu me punonjesin e thjeshte. Ik thuaja Merkelit qe ti ke nje tufe arrogantesh ne poste drejtuese

  8. On says:

    Moni kurva plake nuk mbaron kurre….shiko kap nai lek ti ne kontrollet qe ben…hajt babuc si Enveri kur u prish me BS jeni…bar hani ju…

  9. pazar says:

    Kujtohuni ndonjehere qe BE nuk ju ka borxh asgje,asgje kurse ti dhe rraca juaj i keni borxh shqiptareve miliona euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje