Rama kritikoi BE-në, Merkel: Edi është i drejpërdrejtë, ka këndvështrimin e tij

5 Korrik 2021, 20:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në fjalën e tij në takimin e radhës, që ishte online për Procesin e Berlinit, ishte mjaft i ashpër me Bashkimin Europian, ndërsa për kancelaren Merkel kishte vetëm falënderime.

“Faleminderit shumë Angela. Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.

E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë I rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja” i tha Rama.

Në fund të fjalës së kreut të ekzekutivit shqiptar, kancelarja gjermane u shpreh se shpreson te progresi në të ardhmen, referuar hapjes së negociatave, proces që dështoi sërish në qershor.

“Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres” tha Merkel.

12 komente në “Rama kritikoi BE-në, Merkel: Edi është i drejpërdrejtë, ka këndvështrimin e tij”

  1. Tiku says:

    Bravo Edi Rama, keshtu flitet drejt per drejte, nuk ka bo vaki me fol ndonje KR ose PR gjat gjth historis post komuniste.

  2. Pokeristi says:

    Politika e nderthurur me kulture ka gjithmone me shume peshe se nje retorike klasike e zhdervjellet politike.
    Kryeministri aktual shqipetar ka nje bagazh te admirushem kulture.

  3. USA says:

    Akoma nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton,qe BE kurve si gjithmone nuk na do,ose me sakte e ka ndare mendjen per mos zgjerimin e kufijve?Leri iluzionet dhe enderrat,kerko investime nga USA,Kina e com…Vetem keshtu mund te zhvillosh kte vend!

  4. Elisa palispiro says:

    Ferkojani koken KM qe te fryhet sa me shume…. Jepini se eshte ne udhen e duhur…

  5. demokrati says:

    Dinjiteti i nje kombi nuk eshte loje dhe Europa e holandezeve te vegjel po ben me shume se kaq.Duhet optimizem, Norvegjia,Zvicra apo Britania e madhe duhen marre si shembuj.Europa ka ndryshuar fare pak ne mentaliteti, kujtoni Fan Nolin e madh dhe fjalimin ne Lidhjen e Kombeve.Syte dhe kokes nga SHBA, vetem andej mund te kemi prosperitet dhe siguri.Lerini italianet fjale shume dhe besepak, gjermanet e humbur ne llogarite shpirtvogla si grate swabiane, francezet egocentrike.Nese nuk e mbajne Shqiperine larg BE keta te tre, atehere gjithshka eshte Komedi.Bashkim Kombetar dhe SHBA.

  6. Katror says:

    Pse s’me do Evropa mua ? Une jam shume i bukur.

  7. lapi says:

    ata pane, por pallto gri kishte ikur. te gjithe ngelen te shtangur…
    Parti Enver ahhhaha hajde propagande hajde

  8. Merkel says:

    Edit i mungon finesa, eleganca, diplomacia…. Ai kujton se komunikon me fshataret shqiptare. Diplomacia kerkon menyra te tjera komunikimi, gjera keto qe mesohen ne shkollat e literaturat e diplomacise . Ne gjuhen e Edi Rames, komenti i Merkel mund te perkthehet: ‘faleminderit i dashur’ (me sarkazem dhe ironi) kastravec, injorant i pagdhendur qe gjykon gjerat sipas mendjes tende te ngushte, sipas botes tende te injorances.

    1. Taulant says:

      Sakte!
      Po kujt ti thuash nje njeriu te paafte .
      Merkel e pa cfare beri Rama shkoi e prishi teatrin.
      Ne Evrop nuk prihen pemet jo te prishet kultura e nje vendi.
      Plus qe Merkel ka informacione te sakta per korrupsionin e Rames.

      1. Kalec Dega says:

        ehehehhehehehehehe, ‘lideri’ i dashur Rama..po ia ki nanen krereve te Evropes..ja ka fu kamet ne nje kepuce…Rrofte Piktori Gjigand i Surrelit per Surrelsat shqiptare….lol

      2. mirel says:

        Sigurisht qe Merkel ka informacione te sakta per korrupsionin e Rames, por nuk ja thote dot, i vjen zor. Ja tregon vetem Taulantit….dhe ky e diskretiton Ramen neper blogje. Keshtu e lufton Merkel korrupsionin.

  9. rexha 10 says:

    ME PAKE FJALE MERKEL I THOTE :NUKE ESHTE VETEM NE DOREN TIME KJO PUNE ,E KE TI NE DORE SEPSE DUHET TE BESHE ATE QE TE THEME UNE ,DHE JO ATE QE BEJE UNE.PASTAJE ESHTE RUSIJA ,QE TE DY RAME DAKORTE ,PORE C’FARE DREQIN TE COI NE TURQI ,DUKE NA BERE EDHE PRESION
    E TRETA KEMI DHE FRANCEN DHE SERBINE QE NUKE JU DUAN NE EUROPE,SEPSE KORRUPSIONI NGA EUROPA U ZGJERUA DERI NE BALLKAN ,KU BENE PJESE SHQIPERIA.SHBA E KEMI HALE NE SY ,SEPSE PO NA KTHENE MBRAPSHE NE VITET 90,SI ME KOSOVEN ,ASHTU EDHE ME SHQIPERINE.SEPSE AJO KA NJE PLANE TJETER PER KETA 2 SHTETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje