Mesazhi i fortë i Edith Harxhit: Ka ardhur koha të paguajnë zullumqarët

6 Korrik 2021, 16:07Politika TEMA

Edit Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka reaguar në lidhje me arrestimet e fundit nga SPAK.

Sipas saj pandëshkueshmërisë i vjen fundi.

Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë. Arrestimet e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë jam e sigurt se kanë drithëruar shumë Kyetarë Bashkishë madje edhe në ato më të mëdhat e vendit si dhe shumë Ministra dhe zyrtarë të lartë”, shkruan Harxhi në rrjete sociale.

Sipas saj ka ardhur koha të paguajnë të gjithë zullumqarët që e ndjenin veten të paprekshëm deri më sot.

Këto dy javë me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe deklaratat e vendimet e SPAK kanë nisur mbarë dhe do vazhdojnë po mbarë. Tani mezi pres të dëgjoj KM tek i thotë Ministrave të tij “nuk ju mbroj dot nga drejtësia e re”. Jam e sigurt se disa prej tyre do t’ia kthejnë KM-së me po të njëjtën monedhë.

Korrupsioni nuk ka ngjyrim politik dhe as brirë, prandaj të gjithë që kanë abuzuar me fondet dhe taksat e qytetarëve duhet të kuptojnë se po vjen fundi! Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike, me duar të pastra, të pakonsumuar dhe të pakompleksuar. Koha po vjen!”, shprehet më tej Harxhi.

10 komente në “Mesazhi i fortë i Edith Harxhit: Ka ardhur koha të paguajnë zullumqarët”

  1. K says:

    Fjala eshte a eshte Harxhi klase e re Politike! Po Lulzimja? Po Tritan preshi dhe Vokshi? Po Saliu?

    1. Asd says:

      Koha po vjen, por ate kohe nuk e sollet ju. Merita i shkon atyre qe e ideuan, investuan dhe e sollen ne jete sistemin e ri te drejtesise; SHBAve. Perpara se te brohorisni “fitore”, mblidhni shkopat qe ju jane shperndare neper fushe dhe qe i perdoret per ti futur ne rrotat e Reformes ne Drejtesi. Me sa lehtesi doni te hipni ne karron e fitimtareve!?

      1. nigo says:

        Po ti moj Harxhi ku e fut veten. Ta dije SPAK se kush je e cfare ben ne Shqiperi me Spitalin Amerikan si pronare e fshehte qe ke jo per burg por per varje e ke pak
        A mund ti thuash SPAK se paguan 400 Euro per 18 000 metra katrore ne ish spitalin Ushtarak. Ti je shoqe e Argites dhe e Lylit e na ben moral. Jeni e paskrupullt . Lere PD te shkoje ne destinacionin qe ka nisur per tu zhdukur vete se nuk ke takat e as fytyre per ndryshime, por vetem per vjedhje.

  2. Jon says:

    Gjithe ky mesazh i forte, na e bere mishin kokerr znj.Harxhi. S’te kemi degjuar akoma te na thuash cdo behet me Berishen

    1. XY says:

      Kush e mbylli dosjen e Rruges se Kombit? Mos valle ndonje SPAK-ist?

  3. Kapterri says:

    Kët gocën do e mori State Department partizone! Bravo. Po i dridhen leqet Sal Berishës. Tani e mori vesh se kush ja çoi informacionet DASH-it (përçor) për ta shpall Person Që Nuk Duhet të Krruhet ?

  4. Katunari i Vicidolit says:

    Zj. Harxhi !
    Dakort, korrupsioni nuk ka ngjyrim politik dhe as brire, prandaj te gjithe qe kane abuzuar me fondet (PRONEN PUBLIKE, ATE PRIVATE DHE FALLSIFIKATORET NEPERMJET FORMAVE NGA ME TE NDRYSHMET), ata qe kane abuar me taksat e popullit te varfer, duhet tu VIJE FUNDI, dhe jo vetem te kuptojne se po vjen fundi. PO FILLIMI KUSH KA QENE DHE SA KOHE KA QE ABUZOHET ZJ. HARXHI ?
    Duhet te japesh edhe nje sqarim: KUSH DUHET TE JETE NE KLASEN E RE POLITIKE ?
    MENDOJ SE NUK DUHET TE JETE NDONJE VIRUS NGA JU TE DERITANISHMIT SEPSE I INFEKTON.

  5. frida says:

    Mir thua moj por eshte drejtesia qe e kritikoi Saliu dhe Like floriri miqte e tu te zemres moj e pa fytyre….

  6. Feel free to says:

    Ka ardhur koha qe hajduti te thot kapeni hajdutin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje