Nga Skënder Minxhozi
Fatos Tushe nuk është Sali Berisha. Kryetari i deritanishëm i bashkisë Lushnje ka shumë pak ngjashmëri në çdo drejtim me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, përtej rrethanës së vetme që i bashkon në distancë: të dy kanë nga një llogari të hapur që lidhet me akuzat për korrupsion.
Këto orë intuita popullore që reagon ndaj lajmeve që vijnë nga Myzeqeja, i ka vendosur, për shkak të këtij detaji, menjëherë bashkë këto dy emra dhe për këtë bashkim në dukje mekanik e pa lidhje ka disa arsye thelbësore dhe logjike.
Mënyra sesi Edi Rama e la në mes të rrugës Fatos Tushen duke ja lënë në dorë SPAK fatin e tij, shënon jo vetëm kodin korrekt të liderit politik që i hap rrugë drejtësisë dhe hetimit, duke hequr mburojën dhe imunitetin politik e partiak, por edhe klishenë që me shumë gjasë do ta dëgjojmë edhe në të ardhmen, kur byzylykët e SPAK të vendosen në të tjera duar zyrtarësh socialistë.
Nuk mbrojmë të zgjedhurit, por zgjedhësit, tha kryeministri, duke vendosur vijën e kuqe përtej të cilës duket se nuk do të shkelë askush në PS. As ai vetë.
Kjo qasje ndryshon kryekëput me hedhjen “në grup” nga kati i dhjetë pa parashutë, që PD bëri pasi SHBA shpallën “non grata” Sali Berishën. Këtu qëndron edhe një tjetër ndryshim i madh mes rastit “Tushe” dhe atij “Berisha”.
Përgatitja për luftë e opozitës në shtator, për të mbrojtur emrin dhe nderin e “nëpërkëmbur” të ish-kryetarit të saj, dëmton jo vetëm imazhin dhe raportet që kjo forcë politike ka me amerikanët, por vendos edhe një standart negativ dhe me pasoja për të ardhmen e procesit të pastrimit të politikës nga të korruptuarit.
Dikush mund të thotë me të drejtë se është shumë e lehtë të hedhësh nga dritarja Fatos Tushen sesa Sali Berishën. Mëse e drejtë. Por nëse Tushe nuk i afrohet dot Berishës për nga emri dhe formati, edhe SPAK-u shqiptar ndryshon kryekëput me Departamentin Amerikan të Shtetit, akuzatorin e madh të Sali Berishës.
Pa paragjykuar asnjë grimë të parin, duhet të njohim hijen e rëndë dhe peshën globale e reputacionin e të dytit. Çka duhet ta shtynte për më kujdes e vetëpërmbajtje në reagime PD-në zyrtare.
Teksa gjasat janë që të dëgjojmë të tjera lajme si ky i Lushnjes në ditët e ardhshme, PD duhet të reflektojë thellë e me shpejtësi për mënyrën sesi do të sillet kur në media të shfaqen emrat e zyrtarëve të saj.
Sepse si dje, në kohën e Berishës, kur anatemonte çdo vendim të drejtësisë që nuk i shkonte për shtat, ashtu edhe sot në presidecën Basha, PD po vazhdon të sillet në mënyrë selektive dhe paragjykuese ndaj çdo tentative apo akti që prek sinoret e saj partiake.
Rastet “Tushe” dhe “Berisha”, të ndryshme dhe të largëta mes tyre në shumë aspekte, janë gjithashtu të kundërta edhe në pozicionimin që partitë ku aderojnë dy emrat e mësipërm kanë adoptuar, ndaj vënies publike nën akuzë nga SPAK apo amerikanët.
Gjasat janë që në vjeshtë, kur iniciativat e Spak të shtohen dhe emrat të bëhen më të rëndësishëm e më të zhurmshëm, të shohim opozitën teksa bën një kuadrat qesharak rreth Berishës në sallën e Kuvendit, për ta mbrojtur atë nga akuzat e SHBA.
Ky do të ishte gjesti jo vetëm më naiv dhe i gabuar politik, por edhe hapi më antihistorik në një moment kur nevojitet pastrimi i thellë i jetës tonë politike.
E që siç dihet, fillon me parimin e peshkut që qelbet nga koka. Duke vënë veton për Berishën, opozita rrezikon të japë shembullin konkret se ashtu si dje, vazhdon ta trajtojë drejtësinë si një repart politik që kur mendon se e ka kundër, e gjuan me ç’ti vijë për dore…
Nuk do ngrihet njeri ta mbroje percec ndonje budalli si Mziu, po godite qenin e madh , kulishet fshihen poshte mullarit.
Muaka,bravo.Vertet po godite qenin e madh,kelyshet fhihen poshte mullarit.Krahasim i bukur.
Je nga te paktet gazetare e opinioniste qe reflekton llogjike ne ato qe shkruan apo artikulon. Shkrim shume i mire. Nata nuk behet dite e as PD nuk mund te arrije emancipimin e PS.
Minxhoz! Ti paguhesh për propagandë lejla. Pse nuk u distancua Rama nga Dako? Po tha është miku i tij. Apo sepse ishin bashkëpuntorë? Ku është drejtësia për Dakon Nongrata? Mbase Tushe i ka vjedh vetë paratë dhe nuk ka çuar thelë lart! Normalisht që Ramës nuk i plas, aq më pak kur kapet me presh në dorë. Ore, Rama është psikopat, për interesin e tij i shkel me këmbë të gjithë. E mban mend si kërcënonte Saje qorri dikur kur rrezikonte burgun? Tashmë provat e implikimit të tij janë sheshit? Ku është drejtësia? Sajmiri nuk i bëri vetëm trafiqet dhe mbjelljen e drogës. Kështu që boll na tregove broçkulla mbi distancimin. Rama është koka e krimit, dhe Minxhozi thotë se u distancua! Çfarë idioti! I paguar sigurisht!
Dako eshte akoma nen hetim, Rama nuk nderhyri per te prishur hetimin. Bodyguard – et e Tahirit jane mare me trafik kur nuk ishin me ne strukturat e gardes. i mund te akuzohet Tahiri per krimet e rojeve ne nje periudhe kur ai kish rene nga fiku? Vetem nje shqupis ndyresiresi “molla e idiotizmit” mund ti bej bashke keto brrockulla.
Filluat shitjet e cironkave per te mbrojtur peshqit e medhenje. Mendoni se do genjeni me pak. Dale te dalin aferat ne Mbrojtje dhe do shohim si do e shisni.
Kete “mollen e dijes” eshte per ta puthur mu ne balle, meqenese koken e paska plot me koqe e kashte.
Shoku minxhozi.
Je munduar më kot te krahasosh te pa krahasueshmen.
K/bashkiaku i lushnjës tashme i arrestuar bashke me k/bashkiakët e tjerë te komanduar te rilindjes ( ne kete rast eshte gabim i madh te perdoret fjala te zgjedhur) janë vite drite larg DR BERISHËS.
PROF DR SALI BERISHEN deri më tani e ka quajtur te korruptuar vetem DA dhe kjo ka ardhur ne sajë te lobimit te forte te dyshes ramaveliaj- soros.
Sepse nuk eshte parë kurrë qe te bien kaq k/ bashkiakë dhe per çudi ai qe i vendos ne ato poste te mos ketë dijeni.
Po te ishte kaq burrë i ndershem rama do ishte distancuar qe me gjushin apo me tahirin te cilët beri ç’mos qe ti mbronte.
Ketu natyrshem lind nje pyetje: kaq te veshtire e paska rilindja per te gjendur njerëz te ndershem ??????
Dhe pergjigjia me e thjeshte do te ishte.
Po e ka shume te veshtire sepse partia socialiste qe ne gjenezën e saj 1945 eshte nje parti e lindur dhe e rritur ne krime.
Eshte nje parti kriminale
Asgje me tepër nuk duhet te presim.
mos ma vini re qe jam jashte teme.flas si rrot kari se nuk kam pire ilacet dhe flas budalliqe si pallosh qe jam.bej si njeri i dijes por jam kar nga trute e kokes.ne vend te trurit kam copa kari ne kok.prandaj mos ma vini re faleminderit.
Ja dhe strategjia e re e bushtrave mutngrënëse të rilindjes, pra kopjojnë emrin e Mollës së dijes (së vërtetë) për ta sharë, dhe shkruajnë molla e dijes me m-vogël. Ropqirat e rilindjes apo të Meros. Pyetja është Mero Bazen e kap drejtësia mqs ka pastruar paratë me shitblerjen e gazetës tema? Për këtë e akuzoi edhe I.Demaliaj. A do shpallet non grata Mero?
mos ma vini re qe jam jashte teme.flas si rrot kari se nuk kam pire ilacet dhe flas budalliqe si pallosh qe jam.bej si njeri i dijes por jam kar nga trute e kokes.ne vend te trurit kam copa kari ne kok.prandaj mos ma vini re faleminderit….
I madh Skender, te vleresoj shume, analize e shkelqyer. Po ta lexojne si duhet ata te PD – ti po u ben atyre nje nder shume te madh, por PD ka mbledhur Ziu, Muzati, Mullati e keshtu nuk mund te kuptojne qarte mesazhin tend. Je i zgjuar djale. Fale zotit qe kemi njerez si ju, Baze, Cupi, Nano,
Muaka,bravo.Vertet po godite qenin e madh,kelyshet fhihen poshte mullarit.Krahasim i bukur.
SHUME BUKUR ZOTI SKENDER.
PD ose partia e leshit, ka mbrojtur cdo llum te akuzuar e nuk po mbron kryellumin!