BE i kërkon Parlamentit ta shtyjë në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s

7 Korrik 2021, 09:29Politika TEMA

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë i bëri thirrje Parlamentit që të shtyjë për në shtator emërimin e kreut të ri të AMA-s, që pritet të bëhet sot, në seancën e fundit parlamentare të këtij legjislacioni.

“Autoritetet rregullatore të medias duhet të punojnë me transparencë dhe legjitimitet. Bashkimi Evropian rishikoi Direktivën e Mediave Audiovizuale dhe futi një kusht të ri për rregullatorët e mediave kombëtare, ku përfshihet detyrimi për procedura transparente dhe të pavarura për caktimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues të këtyre autoriteteve.

Ky legjislacion është pjesë e atij të Bashkimit Evropian, që Shqipëria duhet të përshtasë. Ne e kemi ndjekur nga afër procedurën e caktimit të kreut të ri të AMA-s dhe anëtarëve të bordit. Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi punën profesionale të AMA-s.

Kemi mësuar se sot do të votohet në Parlament për kreun dhe anëtarët e bordit, në seancën e fundit të legjislaturës. Ne ftojmë autoritetet që të shtyjnë votimin në Parlamentin e ri, në shtator, për të pasur një konsensus dhe legjitimitet sa më të gjerë të mundshëm”, shkruan në Twitter Delegacioni i Bashkimit Evropian.

PD ka akuzuar Ramën se do të vendosë zëdhënësen e tij në krye të AMA-s.

3 komente në “BE i kërkon Parlamentit ta shtyjë në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s”

  1. Mesiguri kjo eshte nji ndr Kushtet e BE-se ,
    qe Media Shqiptare e manipuluar nga Greku ,( te cilin e financon vet BE-ja )
    te vazhdoje te hedhi mbeturina Toksike Opinionit Shqiptare duke vazhduar shplarja e trurit ,
    dhe inkriminimi i shoqerise ,
    te vazhdoje budallepsja e shqiptareve si shoqeri deri ne ate grad degjenrimi sa e parashikon BE-ja .
    Kjo eshte Kriminale .BE-ja po vepron si nji Bashkim Extremiste / Neofashiste .
    ——
    BE-se nuk i ka interesuar asnjiher jeta e kushtet e qytetareve shqiptare dhe asgje tjeter ,qe ka te bej
    me integrimin , madje i ndoqen me Force shqiptaret qe shkuan per t’u integruar /punuar ne BE duke pranuar Afganasit ,Afrikanet ,
    qe me BE-ne s’i lidh asgje ,
    BE eshte e interesuar vetem per efektet dhe infeksionet vdekjeprurese per shoqerine shqiptare dhe
    kjo nuk kerkon asnje lende / Lupe qe ta shikojme .
    E keqja eshte se Qeverriu nuk ja plas surratit ashtu si e meritojne Hipokritet Neofashiste bij e Kurves Plake ,
    qe nuk ndryshojne Politike vs Shqiperise qysh prej 1913 –
    eshte e njejta Politike Kurve Noefashiste

  2. ALBANN says:

    BE mos fute hundet kur s ka ndermwnd te na pranoje ne BE….Pastaj kjo puna po fut zedhenesen e vet.Jo po te fute zedhenesen e Berishesh.Gjykaten kushtetuse s lane gje pa bere derisa e kapen….Avokatin e popullit vune nje Sali Berishe varianti femer….Pse cu be Shqiperia han per Berishen e Meten.? Rama mis kompleksohet fare….Injoroi ndonjehere BE ta kuptoje shijen e ibjorimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje