Avokati francez duhet të nxitojë

7 Korrik 2021, 15:13Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Avokati francez, Jean Yves Le Borgne, duhet të nxitojë; ndryshe nuk ka më kohë. Avokati ka një muaj e ca që ka hyrë në betejë kundër qeverisë amerikane, në emër të Sali Berishës- i shpallur‘ i korruptuar botëror. Por deri tani nga avokati s’ka lajm. O tani, o s’ka më kohë. Qeveria amerikane nuk po humb sekondën, sot në Tiranë deklaroi se ‘kush është i përfshirë në korrupsion, tani është koha për në burg’. Vetëm sot u burgosën 11.

Çfarë bën monsieur Borgne? Nesër do të jetë vonë. Këtu presin në ankth, jo aq shumë familjarët e lushnjarëve të arrestuar, se sa familja politike dhe militante e Berishës. Por avokati francez nuk e di sekretin e njerëzve që rriten në këtë tokë: Këtu koha është aleati më i mirë i armiqve të Amerikës. Qysh herët, të gjithë llojet e anti- amerikanëve, e kanë vënë kokën në jastëkun e aleatit kohë. Zoti Borgne duket si i fjetur, aq më pak inteligjent, madje as aq inteligjent sa klienti i tij, Berisha, i cili po e shtrydh kohën në favor të tij: Publikon foto me James Baker, me Bushin (e madh), me Bushin (të birin)…, uron në ditën e Kushtetutës amerikane… Ai po bën gjithçka.

Sikur edhe kohën ta marrin si aleaten e vet amerikanët, atëherë çfarë u mbeti këtyre këtu?! Amerikanët kanë fuqinë, kanë ligjin, kanë modelin, kanë ftohtësinë e nevojshme dhe në fund edhe dëshirën e popullit shqiptar për t’u çliruar…Monsieur Borgne, nxito! Përveç kohës, të gjitha të tjerat i kanë në favor amerikanët.

Amerikanët kanë në favor territorin:

Ku ka një strofkë ku mund të fshihet krimi?! Askund. Ushtria amerikane sapo la një stërvitje të madhe, më të madhen në histori, ‘Defender Evrope 21’ që u zhvillua në këtë territor. Të menduarit rreth ngjarjeve e kanë lidhur stërvitjen e madhe me një gisht tregues të Amerikës drejtuar peshqve të mëdhenj të korruptuar, ku iu bëjnë me dije: ‘Mos guxoni të trazoni tokën dhe ajrin, se u piu e zeza’. Kërcënimin e kanë lëshuar për momentin nëse do të përsëriten prangat si sot në Lushnjë. Arrestimet që u kryen sot në Lushnjë japin sinjalin se prangat po ngjiten lart në karrierë, deri në krye të shtetit. ‘Kush është i përfshirë në korrupsion, tani është koha për në burg’, foli Amerika.

Këta edhe pse kanë qenë dhe janë në krye të shtetit, nuk kanë mësuar se Amerika e ka shënuar me bojë hartën dollarit edhe në territorin tonë, duke gjurmuar: Sa pasuri u përfituan nga trafiku i naftës dhe e armëve?, sa u vodhën nga populli me firmat piramidale?, sa u përfituan nën dorë nga anëtarësimi në Konferencën Islamike?, sa nga fabrika e Gërdecit?, sa nga tjetërsimi i pronave në favor të familjes qeveritare, etj… Avokati francez, po nuk e ndali Amerikën tani, as ka për ta ndalur ndonjë herë.

Amerika ka me vete vullnetin:

Këtu, njëmijë vjet me radhë, shqiptarët kanë pritur aleatin Amerikë, madje edhe në atë epokë kur Amerika as ishte ngjizur si shtet. Shqiptarët nuk kishin gjetur shpëtim nga fqinjët, as nga ‘evropi’; por aq më pak shpëtim kishin gjetur nga të vetët. Këtu kanë lindur dhe kanë bërë gropa të mëdha në pasurinë dhe në vlerat e kombit disa të korruptuar të tjerë, të mëparshëm, të korruptuar dhe minues të rendit kombëtar…, para se të vinte shekulli i këtyre që po gjuan Amerika sot. Momenti kur Amerika vuri gishtin mbi ‘armiqtë e vet’, në fakt ka vënë gishtin mbi ‘armiqtë e kombit’ shqiptar. Këta, të paktën, duhet të kthejnë pasurinë e grabitur, të dorëzojnë vilat, pallatet, tokat e xanuna, bregdetin, floririn…. Duhet kthyer pasuria e grabitur! Zoti Borgne që ka marrë në mbrojtje Berishën, nuk duhet asnjë minutë vonesë. Për pak ditë do t’i zihen duart edhe me mbrojtjen e Metës që është president i shkulur…, e atëherë ku e gjen kohën?!

Amerika ka provat dhe dëshmitarët kyç:

Këta këtu po thërrasin kundër Amerikës: ‘Hë, na dëshmo krimin, ose…! Avokati në Paris akoma nuk e ka bërë këtë kërkesë; por me siguri nuk ka tradhti prej tij. Ai e di se po i kërkove një gjë shtetit amerikan, ai ta jep në vend. E si thoni?, ta peshojë avokati gjithë atë dëshmi?… Dëshmia është shumë e rëndë: Këtu sapo mbërriti dhe u largua për në Perëndim bija e Haklajve në Tropojë, që ka një ‘Shkëlzen’ me prova e mizori. Sapo pret në derën e gjyqit roja personale e Berishës- i dënuar për vrasjen e shekullit . Gërdeci, sapo është hapur me gojën e vet po dëshmon tmerrin më të madh të shekujve. Nga veriu vijnë dëshmitë e thyerjeve millosheviciane dhe uçk- iste. Dosja e 21 Janarit dhe  dosja ‘Santo’ mbajnë familje të tëra të rehatuar në vila e në plazhe. Pilotët e sulmit mbi jug atëherë patën zbarkuar në Perëndim dhe tani kthehen. Janë gjetur- po thuhet- edhe disa llogari bankare të fuqishme nëpër botë. Mijëra dosje po kalojnë Adriatikun drejt Tiranës. Pronat e vjedhura dhe të lëna në duar të ‘besnikëve’ po rënkojnë nën dyshime nëse do të kthehen më te ‘i zoti’, apo do t’i marrë dreqi… O zot, sa keq. Edhe avokati francez po vonohet; duket se nuk ka më kohë.

14 komente në “Avokati francez duhet të nxitojë”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Amerika e perkrahu dhe e rriti kete perbindesh komunist dhe po te doj per 24 ore i sjell provat dhe prangat per vampirin sali,por nuk do se ka edhe shume ambasador qe e kane ngrene lugen e corbes.
    Qe te zhduk usa ,e ka kuptuar edhe ilir hajduti,prandaj thote me coni te mali me gropa kur te gjuani me raketa..

  2. Nje qytetar says:

    Bre , sa i zgjuar qe je mor Referendum ! Duket qe je koke e madhe .

  3. Arjanit says:

    Frok je pene e arte e gazetarise. Respekt. Ketu ka vend te shtohet vetem fjala e Ali Asllanit : Koha eshte e maskarenjve po Shqiperia e shqipetareve. Avokati francez eshte futur ne loje jo per te fituar ,por per te vonuar lojen……

    1. deshimtari says:

      Arjan me kete shkrim Froku ose do ti terheqe vemendjen Amerikes qe po vonohet,ose eshte kthyer ne naiv dhe beson se ç’do gje ne toke mund te fluturoje ,kuptohet po te doje Amerika!
      Le te na lene te gjitheve nga 30 vite pashallek ku mund te vrasim,vjedhim,djegim dhe shkaterojme kete vend e pasketaj le te na ngrihen akuza por vetem akuza ama se gje nuk po shohim!Te gjithe “peshqit” ku ka qene jane ku ne kete periudhe po ngrohin edhe k…t ne diell!
      Sali Berisha do te denohet vetem n.q.se “ustallaret” vijne dhe e ekstradojne per ne Guantanamo ,ndryshe gjithçka eshte e mundeshme perse jo deri me reabilitim ne heshtje.
      Kam bindjen qe gjirhça do tia faturojne Ilir Metes ose siç i thone ndryshe “ujku i Skraparit” pasi ishte rast unukal qe ne shtetar vret nga frengjite e kryeministrise pra te shtetit dhe etiketohet “burre shteti” nga ata qe po te duan shurren e bejne ne Amerike dhe te lagin ne Tirane.
      Per dosje te nxeheta deklaroi kreu i SPAK-ut ,nese na sjellin ndonje dokument nga USA mund te fillojme hetimet,kur dihet nga te gjithe qe 2 Prillin 91 e organizoi poliagjenti Berishe,per te djegur e marre pushtetin,zhdukjen e Remzi Hoxhes po ai,97 po ai,98 po ai,2011 po i njejti autor,pa lene menjane ngritjen e bandave deri ne lufte civile,hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte per te ngjallur panik tek qytetaret e plote krime te tjera ku nje popull eshte deshmimtar okular i ketyre ngjarrjeve makabre!
      Ndaj nuk e di sepse me kujtohen vazhdimisht vargjet e D.Agollit “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Sali(parti)”!

  4. Me vdekje tradhetrët e kombit Shqiptar. says:

    Amerika !! Amerika e madhe !! Amerika, motra e madhe dhe e deshiruar e Shqiptarve të shkretë, që pas 50 viteve diktaturë ideologjike, u kthye në një sorkadhe e vetme në mes të pyllit të mbushur me kafshë të egra që deshironin vetem ta shqyenin dhe ta coptonin. Në ketë situatë të tmerrshme per ekzistencen e kombit Shqiptar, Shqiperia u mbrojt nga Amerika e cila në mirë besim naiv, dhe sipas keshillave të disa agjentëve të regjur dhe të betuar të UDB-së serbe si Elez Byberi and-Co, e dha miratimin e vet që në krye të shtetit të leckosur Shqiptar të vihet UDB-ashi Sali Berisha. Provat kanë ekzistuar dhe ekzistojnë, që ky tradhëtar dhe besë-prerë ka konsumuar krimet e Tradhetisë së kombit Shqiptar, krimet e vrasjeve të mijra Shqiptarve kot dhe që nuk kanë kercenuar sigurinë e Atdheut dhe as sigurinë e shoqerisë, krimin e trafikut të njerëzve, ku ky trafik ishte kthyer në produkt industrial sidomos me Kurdët që merreshin në ngarkim që nga Stambolli- Rinas-Durrës-Lezhë apo Vlorë dhe ose të mbytur në detë, ose të hedhur në Itali me gomoniet e Sali UDB-ash Berishës, krimin e dirigjimit, komandimit dhe administrimit të trafikut të drogave të forta në drejtim të Evropës, krimin e ushtrimit të autoritetit tij shtetëror në fushen e korrupsionit me familjen dhe mercenarët e tij, si dhe vjedhjen e tokave pronarve shekullor të tyre, krimin e tentativës për ndezje të luftës vlla-vrasëse mes Shqiptarve, mes veriut dhe jugut në vitin 1997, krimin e fundit që ka kryer dhe vazhdon ta kryej edhe tani, dhe me ndihmen e Serbisë dhe të Rusisë, anti-Amerikanizmin e tij patollogjik po mundohet ta injektojë edhe në zemrat e Shqiptarve. Per të gjitha keto akuza krimesh kunder ketij UDB-ashi, ka prova dhe njerëz që janë gati të deshmojnë perpara një trupi gjykues Shqiptar, i aprovuar, miratuar dhe mbrojtur nga motra e madhe e shqiptarve Amerika. Rroftë Shqiperia. Me vdekje tradhëtarët e kombit.

  5. Ladi says:

    I madhi Frrok, ju faleminderit per punen e shkelqyer. Do mbetesh ne histori si gazetar patriot i vertete.

  6. Francia ka gjykata të pakorruptushme me Euro,...veç me Franga. hahahahaha. says:

    O Arjanit djali, ku je more. Analiza jot është ekzakt, por Shqiperia dhe Amerika as nuk e kanë në radar atë perpjekje të pederit Sali Berisha në një shtet që më duket që quhet Francë. Hhahahahahahahhahahaha. Me u ba një gjyq i tillë në këtë shtet që e paska emrin Francë, atëherë ai gjykim behet si shembull legal që duhet dhe lejohet të ndiqet, të njifet dhe të rrespektohet. Dmth, të gjithë pederat, shkerdhatat, hajdutët, pedofilat, vrasesit, trafikantat e drogës, me paratë e tyre mund të kundershtojnë vendimet e gjykatave Shqiptare në Zwaziland, Madagaskar, Somali, Libi, Irak, Afrikë Centrale, Paraguaj etj etj etj, ku me 1 grusht dollar e shkruan ti vetë vendimin e atyre gjykatave, dhe të gjithë keto shkerdhata do vijnë në Shqiperi dhe të tundin letren e WC-së të atyre gjykatave dhe të auto-deklarohen të pafajshem, bile edhe heronj të kombit. hahahahahha. Avokatit Francez do ti jepe, 3 – 4 mijë euro të deklaruara, dhe një çantë sporti me euro nën tavolinë, dhe gjith ashtu një medalje nga Ilir Meta dhe ai do betohet në emrin e sherbimit sekret Francez që Berisha ka qënë dhe është një agjent i paster i Francës. wallahi po bre. hajt tung.

  7. Lasgushi says:

    I plasi trapi,francezit,o Frok.Ai mer paret e tua dhe te miat te cilat i behen gjake e dhjame.
    Ashtu sic do behen miliardat qe na jane vjedhur ne per avokatet shqiptare.Tashti qe ka filluar stina e arrestimeve,francezi eshte i pari.Ketyre krimineleve,duet.bllokuar pasurite qysh me urdher arrestin
    Dhe te mos leme avokatet tu trashet koka si Kokeruari Gjokuta,apo gagaci Fana
    Qe jane njesoj me ta.E qe duet te pergjigjet vete per krimet e tyre,kur kane qene prokurore.

  8. Sokrati says:

    Salihu eshte arkitekti i shkaterrimit te drejtesise shqiptare, vendosi njerezit e tij per juriste ne shkollen e plepave dhe sabotoi ne menyre te pandalshme investimet amerikane dhe te BE per Reformen ne Drejtesi qe nga viti 2014 e deri me sot. Kjo duhet te jete nje akuze me vete per kete lubi dhe gerdalle egoiste…

  9. Arberor Epiroti says:

    Z. Frrok. Mirë e keni ju, Por harroni se avokatët janë të interesuar që kohën për t’u marrë me “marrëzitë” e ndokuj ta zgjasin sa më shumë, sepse ata “kohën” e masin ma para. Atje ku gjejnë klientë të majmë, e zgjasin avokatllëkun se sa më shumë kohë aq më shumë para sigurojnë për vete, kjo sepse nuk u trajtohet si pastrim parash. Të tjerat kuptoi vetë Z. Frrok.
    Arbëror Epiroti

  10. Burri me një kokërr says:

    Ok Çup…mirë e ke shkruar por më këtë ardhjen e “zonjës” Halkaj..oh me fal Haklaj e dhier muhabetin…
    Nganjehere prej trandafilit del dhe ferrë keshtu qe e kupton muhabetin besoj…
    Shumë kanë mbi shpinë…shumë shpirtera te pafajshem kanë marrë keta saqe edhe varrezat ziejnë…biles kanë marrë ma shumë shpirtera se Berisha qe ishte i pushtetshem…
    Shume banka kanë thyer e grabitur..shume armë kanë vjedhur e shitur ne emer te luftes se Kosovës…shumë shumë Çup, aq shumë Cup…edhe Ty i din por ke frikë…shumë gjak kanë nerper duar Çup…mos i shih perse hiqen si gjynahi sepse janë te mundur prandaj…jetojnë si qeni i rrahur Çup
    Berishen e paske inat, a po!!! ???
    “cuca” e haleve veq te sillet lart e poshtê deri sa ti dalë shiprti duke e perdoruar…asgje do ndryshojë sepse i ka duart me gjak te pafajshem..

  11. Artan says:

    Faleminderit i madhi Frrok Çupi

  12. Hija says:

    Pene arte,konciz i sakte,BURRE i madh Frrok Cupi !
    Dhjete Burra te tille te kishte Shqiperia do ti sheronte dhimbjet shekullore.
    Pena e Frrok Cupit u thote Shqiptareve ndeshkoni”Ujkun”!

    U takova me te ne Pilur i thashe mos ki meshire kunder “zagareve”!

    Se ata jane “Hija e atij tjetrit”

  13. Nikaj Merturi i Malsisë Gjakovës. says:

    Qe qe, qyre more qyre, ti nuk qënke “burri me nji kokerr”, por ti qënke “burri u burrecja kokrra e mutit”. Kur lexoj shkrimin tat jam i sigurtë që ti je një rraspihe e haremit të udb-ash Berishës, dhe po e kuptoj që, ose je një valltar i grupit folklorik të shkerdhatave “çiftelia–boronica”, ose je ndonjë ” mut i “ndershem”, por me zemer të thyer……”. Po ta kujtoj nji rregull të jetës or ti burrecja kokrra e mutit : veç femija në minuten kur lind është i pa fajshem, kur kalon atë minutë dhe gjithë jeten e tij, ky femijë duke u rritur, mbush ( edhe pa dashur ) thesin e jetes së vet me gjynahe, disa të vogla dhe pa shumë rendesi, disa të mëdhaja që ndoshta ja marrin jeten….!! Ti Qelbësira kokrra e mutit, që ta dish, unë jam Tropojan, që nuk kam asnji lidhje të mirë as të keqe me Haklajt, dhe me gjith rrespektin që kam në distancë per ta, që të të bindi po të them, në pidh te sëmës ju qoftë si ty, si Haklajve, por lufta i ka keto tmerre. Gjithmonë pas luftës, nuk kerkon askush ti gjykojë të vrarët, por pas lufte kerkohet të gjykohen dhe të denohen drejtuesit dhe komandantët e kesaj lufte…..!! Haklajt kanë hyrë në legjendën dhe historinë e popullit të Shqiperisë, që për mirë, apo për të keq, do e vendosin historia, Kurse ti kokrra e mutit, dhe zagarët e tjerë do kujtoheni vetem në historinë e lagjes tuaj darkave të dimrit, pa ngrohtësi dhe ndoshta edhe pa drita…….!! N’ kar ju pafsha dy palve, kurse në më të gjatin t’pafsha ty e familjen tate “burri kokrra e mutit….”!! Pse po të leshoj ty në K … më të madh, sepse jam i bindur që je një klysh kurve i Sali udb-ash Berishës, dhe ky kopili i Viçidolit ka ba krime të pafalshme në token Shqiptare dhe sidomos e ka la me gjak Malsinë e Gjakovës. Tfala fizit, m’fal deshta me thanë Fisit. P’tuuuuu kokrra e mutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje