“Vendimi më i rëndësishëm, shkarkimi i Metës”, Braho: Berisha nuk do jetë në parlament

7 Korrik 2021, 13:50Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Spartak Braho shprehet i bindur se në legjislacionin e ardhshëm të Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë, pavarësisht se arriti të fitojë mandatin e deputetit në Tiranë.

Shmangien e Berishës nga politika, Braho thotë se ishte një detyrim i tij dhe se ia ka arritur me sukses.

“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, kësaj ja arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë.

Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona” – tha Braho.

I pyetur për mungesën e figurave të PS-së, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar dhe pranoi se sistemi i zgjedhjeve kishte defekte serioze.

“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.

Duke komentuar mbi vendimin më të rëndësishëm të marrë nga Parlamenti Aktual, Braho thotë se ishte shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Pyetja: Cili ishte vendimi më i rëndësishëm i parlamentit?

“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.

4 komente në ““Vendimi më i rëndësishëm, shkarkimi i Metës”, Braho: Berisha nuk do jetë në parlament”

  1. Kalec Dega says:

    Kushedi se cfare tjeter ka ne Canten e xha Brahos, simbol i socializmit shqiptar……..

  2. ce says:

    Por ne parlament nuk do jete dhe e preferuara e Habib Burgibes me hanxhar ne dore Kejdi dhembcakallja, ish deputetja me shkolle te mesme qe hyri ne parlament pa mbushur 18 vjec vetem per kontributin e madh qe kishte dhene ne kampingun me te turpshem dhe me te degjeneruar te planetit i ngritur nga Nafije dybeku turikali i leshitlikes me qellim argetimin , degjenerimin, shperfytyrimin e lristave erotiko naziskine te haremit te Jales.

  3. Deshmitari says:

    Vazhdoni ti botini fjalen ketij llumi, ketij palacoje! Apo boll qe flet kunder nje palacoje tjeter….. S. Braho eshte aty ku eshte, dmth ku duhet te jet, se eshte shok i Nanos, Metes dhe Rames bashke. Me i denje do kish qene tek PD po nuk e afruan se i kishin boll ata si ky. Braho kur Rama ishte kryetar bashkie i hynte ne zyre pa trokitur dhe i binte me liber ne kok nese Rama nuk i mbaronte pune.

  4. Ideali says:

    Po eshe baba Taku nuk do te jete. Perbindeshi hibrid skraparodursaklli.Nje qen rrugac, asgje tjeter. Ndoshta SPAK i afrohet sarave me pese yje ne Tushemisht te ketij pasaniku te ri, hajdut te shfrenuar dhe i kerko lloari ku i gjeti parate. Ndoshta shkon edhe me tej,andej nga Mali i Robit. Thone se edhe andej sec ka dicka me pese yje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje