Paralajmëron kreu i OBSH: Bota është në një pikë të rrezikshme të COVID

7 Korrik 2021, 18:56Politika TEMA
Paralajmëron kreu i OBSH: Bota është në një pikë

Të mërkurën më 7 korrik bota arriti “momentin tragjik” të shënimit të katër milionë viktimave nga COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se numri i vërtetë i viktimave mbase është më i lartë.

Ndërkohë, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se shifra prej katër milionësh u shënua më shumë se 18 muaj që kur ndodhi shpërthimi i parë i përhapjes së koronavirusit, në dhjetor të vitit 2019, në Kinë. “Bota është në një pikë të rrezikshme të kësaj pandemie”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

Ai përmendi faktin se disa vende, për shkak të një shkalle të lartë të imunizimit, po i heqin kufizimet sikur pandemia të kishte mbaruar. Por, shefi i OBSH-së, tërhoqi vërejtjen se në të gjithë botën po regjistrohet rritje e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, për shkak të varianteve të reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi.

“Kjo situatë po çon në mungesë të oksigjenit, trajtimeve dhe nxitjen e një vale të viktimave në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine. Nga pikëpamja morale, por edhe epidemiologjike ose ekonomike, tani është koha që bota të bashkohet për të trajtuar këtë pandemi”, tha shefi i OBSH-së.

1 komente në “Paralajmëron kreu i OBSH: Bota është në një pikë të rrezikshme të COVID”

  1. Lel says:

    Me cillin shtet te afrikes apo azis o sumqir ska oksigjen.
    Ju qift somalia nanen rrace bq,demek inrruhet rocka per njerezit ktij.
    KY do vec dollar NGA vaksinat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje