Legenosja e ambasadorëve nga Edi Rama

8 Korrik 2021, 08:43Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Disa seli diplomatike në Tiranë, përfshirë edhe atë të BE e OSBE, u rekën më kot të vinin pak makiazh mbi fytyrën autoritariste të regjimit liberticid të rilindjes. Ato i këshilluan publikisht parlamentit që po mbyllej, që mos vazhdonte më tej me zgjedhejen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive, këtij enti të rëndësishëm që shpërndan liçencat televizive dhe që po të dojë aplikon gjoba të majme mbi televizionet.

Arsyet ishin dy. E para se Edi Rama po vendoste aty një ish zëdhënësen e tij në PS, në një kohë që për fasadën që duan të ruajnë ambasadat, institucioni në pamje të parë duhet të drejtohet nga njerëz të pavarur.

Argumenti i dytë ishte se ky votim nuk mund të bëhej në ditën e fundit të një parlamenti që po jepte shpirt, ndërkohë që populli ka shpënë aty një opozitë të re. Prandaj OSBE dhe BE propozuan zgjedhjen e ekipit të ri në shtator.

Natyrisht, askush nuk pyeti për to. Socialistët të ndihmuar për herë të fundit edhe nga votat e disa sharlatanëve të opozitës së re i dhanë drejtim projektit që kishin nisur. Madje kreu i grupit të tyre parlamentar ironizoi diplomatët perendimorë si njerëz që përdorin dy standarte, kur vjen puna për reformën në drejtësi dhe për mediat. Taulant Balla u shpreh i vendosur se partia pushtet do të marshonte pa e kthyer kokën pas për ata që reken ti vënë shkopinj nën rrota.

Dhe deri këtu nuk ka ndonjë çudi. Askush nuk ka pse habitet se socialistët kapën edhe një institucion më shumë, se ata shkelën me këmbë një rekomandim të Komisionit të Venecias për një AMA të pavarur, se ata nuk po tregojnë më as skrupuj për ta fshehur zaptimin e shtetit.

Deri këtu janë gjëra që dihen e stërdihen. Ndaj shpesh, diplomatët e huaj e vendosin veten në rolin e lolos, kur bëjë sikur nuk kuptojnë se ky është tashmë një realitet i pakthyeshëm.

Mjafton vetëm një shembull për ta ilustruar këtë. Po të shikoje lajmet e ditëve të fundit të binte në sy një fakt i çuditshëm. Ndërkohë që selitë diplomatike po përpiqeshin, të paktën me zë, ta pengonin kapjen e AMA-s, në mediat vendase nuk pikasej asnjë lloj note proteste, as një kritikë, madje as një thirrje për përmbajtje nga televizionet e mëdha dhe më pak të tilla. Pra përfaqësuesit e shteteve të tjera ishin më të shqetësuar se sa Klani, Top Channel, Nevs 24 apo Vizion Plus, se arbitrin e tregut mediatik vendas po e caktonte Edi Rama.

Praktikisht duhet të kishte ndodhur e kundërta. Për rolin që ai ka në dhënien apo heqjen e liçencës, për gjobat që mund të aplikojë, për fuqinë që ruan në shpërndarjen e frekuecave dixhitale, mediat e mëdha të Tiranës do duhej të kërkonin me forcë emërimin e një rregullatori të ndershëm, të pavarur dhe të pa politizuar. Por ato e kanë kuptuar me kohë që s’janë asgjë më shumë se rripa transmisioni të partisë dhe prandaj ndihen gati gati të kënaqur që gjenden në hyqmin e Edi Ramës. Prandaj as nuk hapën gojën.

Dhe në këtë këndvështrim kjo heshtje, ky kapitullim, është disa fish më i rëndë se oreksi që ka çdo lloj pushteti -u vu re dhe sot-, për kontroll ndaj mediave. Ato dëshmojnë se ne nuk jemi më në pikën kur politika përdor gjithçka që ka në dorë për të manipuluar informacionin, por se ajo e ka fituar këtë betejë dhe këtë gjë tashmë e kanë pranuar edhe pronarët e televizioneve të mëdha.

Nëse nuk është kjo një shenjë e qartë për gjendjen e regjimit nën të cilin ndodhemi, le të dalë njeri e ta kundërshtojë.

As ambasadorët e huaj nuk e bëjnë këtë. Por ata po duken përditë e më shumë qesharakë duke u sjellë sikur nuk e shohin që mbreti është lakuriq.

Duke u hequr sikur ushtrojnë presion aty këtu, sikur po ndreqin ndonjë gabim të bërë nga mungesa e përvojës demokratike, sikur po ruajnë vlerat e liberalizmit dhe liritë e pacënueshme, ata vihen në pozicionin e idiotit të dobishëm. Nga ky këndvështrim, Ambasda e SHBA-së, që as nuk u prononcua për këtë sprapsje të lirisë së medias, u tregua më serioze. Cinikë në pragmatizmin e tyrë siç dinë të jenë amerikanët, ata po demostrojnë se lojës sikur jetojmë në një regjim demokratik i duhet dhënë fund. Tani, me Edi Ramën, Shqipëria ka një dorë të fortë dhe çështja shtrohet vetëm nëse je pro, apo kundër tij.

Këtë e kuptuan dje së toku disa ambasadorë për këshillat e të cilve lideri jo vetëm nuk pyeti, por i vuri edhe Taulant Ballën që ti tallte.

26 komente në “Legenosja e ambasadorëve nga Edi Rama”

  1. Miku says:

    Esjt njeri me dinjitet qe perfaqeson nje shtet e jo jashtëqitje si ty o vemje.

    1. K says:

      Legen dhe impotent eshte Bushati,nipi i Hisniut dhe djali i te bijes se tij!

  2. o bushat u rrite u poqe po ngele po loqe says:

    bjeri bushat se i bie bukur
    amerika e d ise ke ka vene ne krye ketu. Nuk ka nevoje per me shume

  3. Anal-yst Bushati! says:

    Fjalori yt eshte bere shume bajat, saqe nuk mund te lexohet me nga askush.
    @TEMA: Mos e botoni me kete anal-yst!

  4. Bato says:

    O Buthat o na rrofsh trapin.Po kur ishte Saliu a nuk ishin te partise Mesila Doda dhe pastaj Endira Bushati?Po kush te pjerth ty o i nipi i Hysniut.

  5. Shqiptari says:

    Meqe ti je kryelegeni i mediave,Rama ka nje surprize per ty:
    Pasi eshte keshilluar me ambasadoret “Legena” ka vendisur te emeroje ty Kryetar te Autoritetit Kombetar te Gazetareve LGBT ne Shqiperi.

    Ky asosacion do krijohet sipas modelit Hungarez te kryeministrit Orban i cili ndonese vend anetar i BE u futi nje hu ne prapanice LGBT-ve ne Hungari.

    Nje hu te tille do e bejne gati per ty ambasadoret legena duke te propozuar ne nje post te tille.

    Eshte nje post qe ti si nip i Kapove e meriton plotesisht
    Nga ky post homosh,ti do besh karriere si Sumçeli.

  6. gita says:

    Nuk ka me legen se ti o bushat, ke marre grua te lene ,je bir bushtre ,je nip blloku .Boll mos na bej moral ti fytyre e shperlare .po kur i çonte sala njerez pa moral fare pse se hapje gojen ti apo ta mbushte me plumba ai dhe tani nuk te ben gje njeri ,ha sa te dale nga syte se nuk pyet kush per ty teveqel….

    1. KOZi... says:

      …ke marre grua te lene, je bir bushtre, je nip blloku….ore cuna per ke flet kjo “gita”!? Ne parlament nuk ka te tille !? As ne Keshillin e Ministrave jo e jo !? As ne Presidence !? Ky bushati them qe eshte nga Bushatet e shkodres dhe nga kjo ka CV qindra vjecare ! Keshtu na ngelet te komentojme tekstin e jo personin !…tung

  7. Bardha says:

    Legeni i bllokut e biri i spiunit jep leksion per demokracin

  8. Pargali says:

    Miterqi..rat e sufllaqeve te ridhejrjes i jane sulur kope Bushatit.

    Pa asnje fakt dhe pas asnje argument si gjithmone meqe ra fjala.

    1. Katarakti says:

      Ore Pargali! Cfare faktesh kerkon ti per Bushatin! E la gruaja e pare se Andi ishte impotent dhe e zuri ne krevat me nje burre! U martua perseri. Por njeriu kur flet dhe shkruan nuk duhet ta beje per inate personale por per fakte! Bushati mbron Saliun dhe Meten dhe shan Ramen ,pune e tij por jo te genjeje! A nuk eshte fakt qe Saliu i lante bythkat Andit kur ishte i vogel? Apo ti je Andi vete qe komenton?!

      1. KOZi... says:

        Reee Koziiii ! po Bushati eshte shkodrane , po ne rast se gruja e tij nuk ka qene dakord te jetoje me bushatin me pare e ndan pastaj flene me burre tjeter. Keshtu si thua qe e gjeti ne krevat me burre tjeter duke qene gruaja e tij ka nje emer ne shkoder – kurve- pra edhe ju do thoni qe ish gruaja e Bushatit ishte kurve!!!!!…gallate

  9. Argita says:

    O koqe kanarî, gjobat aplîojen nese shkelet ligji, pra nese desinformohet puvliku. Kete qe je duke bere ti e rrjedhimisht meriton gjobe.

  10. Shaqo says:

    …po pse o Mero, ka ngelur ndonje qoshe gazete bosh qe fut shkrimin e ketij debili?
    Fut nje qen e nje mace me mire se sa shkrimin e tij.

  11. LEXUESI says:

    Asnje lloj komenti nuk eshte i pershtatshem per analisistet, qe ne vend te analizojne se sa te mira dhe sa te keqia do te kete shoqeria nga nje vendim i qeverise, si mund te behej ndryshe me produktiv, me i drejte, nje vendim i marre, sepse, ne fund te fundit, ky eshte dhe misioni i analistit, menjehere, te “armatosur” me mllef ziliqar, dhe aspak me ide produktive, sulen mbi viktimen e tyre duke e bere fajtor pse veproi ne kete menyre dhe jo ne menyren qe ata do te deshironin.
    Shume kohe me pare, per nje problem te ngjajshem, ky analist i “pavarur”, i quajti ambasadoret e vendeve mike te vendit tone, si arrogant qe nuk kishin ne punen e tyre nje dashamiresi per partine e Saliut, dhe per rrjedhoje, tallja dhe arroganca ndaj tyre nga njerzit e Saliut, ishte e justifikeshme.
    Sot, duke udhetuar ne te njejten rruge, thote gjera te tjera.
    Me plot te drejte mund te them se Andi Bushati, jo vetem qe nuk punon per shoqerine tone, por eshte rreshtuar ne anen e forcave te erreta, qe kane si qellim paresor vetem kenaqjen e egos personale te njerzeve te sikterosur me plot te drejte nga shoqeria jone.
    Edhe per kete, duhet zgjuaresi, duhet profesionalizem, cilesi qe ketij biri dhe nipi te sikterosurish nga shoqeria, i mungojne.
    Ky analist, lexohet, kuptohet,vleresohet vetem nga militante me IQ nen minimumin e domosdoshem, qe per fat te mire, jane nje pakice hajvanesh, qe “intelektualet” si puna e Bushatit, i quan dhe i tall me epitetin”Taulant”

  12. Viola says:

    Ndaje mendjen Bushat ti pyes apo jo ambasadoret.Po te ishte koha e Saliut bashkeshortja jote nuk punonte dot ne TVSh.

    1. K says:

      Po humbja e sovranitetit? Teoria e Saliut Metes dhe Bushatit! Ku jemi tani me Sovranitetin?

  13. O PALLE O PUSETE O PUTAN E E PUTINIT QE TE MBAN ME RUBLA, NEQOFTESE E KA VENE DO TE THOTE SE AJO E MERITON. ATY AJO ESHTE THJESHTE ARBITRE NE MES TELEVIZION EVE DHE ESHTE E SIGURTE QE DO ZBATOJE LIGJIN.
    PASTAJ TI O PALLE O PUSETE O PUTAN E E PUTINIT E DIN TI QE AJO ESHTE NE LIDHJE GJAKU ME LULUSHKEN.
    JE VETEM NJE KURVE E VOGEL QE PAGUHESH PER TU QI E NE BYTHE NGA TE TERE DHE NUK TE BEN PERSHTYPJE

  14. Nurenbergu says:

    Keti Bushatit i kruhet shume ngaqe Sala kur ishte doktor te gjyshi Husni e ka mbajtur si shume ne preher .E keni pere qe se shane asnjehere .E Andush Andush , thiri Sales kur te dush

  15. tirona says:

    E ke pyetur ndonjehere veten sa here je varur ne jeten tende o Bushat? Per ju te jesh i pavarur do te thote te jesh kunder Rames.Si nuk fole nje llafe per ish kryetain e kontrollit te larte te shteti Bujar lesken apo ai ishte i pa varur? , si nuk fole nje llaf per avokatin e popullit(se e njeh mire ti ate),si nuk fole nje llaf per te nderuarin president te rrepublikes por dhe kur ke folur ke thene mire ka vepruar ….. pervec se inatci,shpirt-zi,legen,i pa skrupullt nuk di cte them tjeter!!!!!!!!!!

  16. iksi says:

    O legen , çfare legenosi Rama ? Ja çfare legen opinonisti je ti . Ne nje vend thua qe A.M.A , po deshi aplikon gjoba te majme , pra ti thua qe ata po deshen te vejne gjoba po nuk deshen nuk te vene . Pse keshtu thua ti me vepru prandaj don ti ta caktoj Luli qe ata te flejn gjum si Luli dhe ti bien kokes ajo medja qe kritikon opoziten . A din gje me me diftu , ça ka ba A.M.A deri tashti vetem ka fjet gjum dhe ka ga vetem korrupsion . Tjeter qe thua ti qe ta kishte lan ky parlament me e votu ne shtator kur te jete edhe opozita , po ne i kemi pare si vepron opozita , pra do te fillonte ne shtator dhe nuk do mbaronte deri ne dhjetor duke u share duke bllokuar duke dal jasht duke mos marr pjes ne parlament nga 2 muaj e 29 dite e diten e 3 muajve do marrin pjese se u digjen pagat , ja kjo do jete opozita e ardheshme qe te pelqen ty .Edhe nje gje , aman ma shpjego ça don me than regnim librrdicit se ju medemek njerez te ditur shume plaset tu fut fjale te huaja pa kuptim e pa lidhje dhe harruat gjuhen tuaj more te mjere , harrove gjuhen e satam o tutkun .

  17. artisti says:

    grope septike e pa shkarkuar kurre qe qelb gjithe median eshte ky cuni i spiunit te sigurimit dekoruar nga shoku Ilir Meta

  18. Ka ra zjarr n’bushat, zjarri tu shku ke b… says:

    Mer dhe ket jar Zaganin , se nuk ka asgje me pak se ty me llojin tend si Anal-ist dhe gazet-ar , sulmoni BE -USA, do vij deri tek ju radha, si keni ato paga, vila etj… ?

  19. timmi says:

    thuaj ke ka gjobitur edi rama deri sot mos keput mufka

  20. Votuesi says:

    O milet i dale mendesh
    edhe njehere e verteteuat se po guxoi kush ta çoje neper mend se UDHEHEQESI mund und te kritikohet, i turreni si qene te terbuar me te shara nga nena e babai.
    Lukunia juaj bertiste edhe ne kohen e xhaxhit kunder armiqve te klases “TE VAREN SI QENTE ”
    Soji juaj e mbajti psikopatin komunist 50 vjet ne pushtet .

  21. timmi says:

    thuaj ke ka gjobitur edi rama deri sot, mos keput mufka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje