Parlamenti i ri, Kejdi Mehmetaj: Do të mungojë dinamika e grupit parlamentar të LSI, Rama do e ketë më të lehtë pa ne

8 Korrik 2021, 20:00Politika TEMA

E reja Kejdi Mehmetaj ishte një prej deputeteve më aktive të LSI-së në opozitë, në Parlament dhe në bojkot. Në shtator ajo nuk do të kthehet në Komisionet e Kuvendit dhe sallën plenare.

Në Fier, ku ajo ishte e renditur e dyta pas kryetares, LSI fitoi vetëm një mandat. Monika Kryemadhi, që kandidoi edhe në Elbasan e Tiranë, zgjodhi të mbante mandatin e këtij qarku, duke lënë Kejdin jashtë Kuvendit dhe duke i dhënë mandatin e deputetit Petrit Vasilit në kryeqytet.

Por ish-deputetja zgjedh të mos i japë një lexim personal situatës ku partia e ashtuquajtur e ‘’të rinjve’’ do të përfaqësohet me të vjetrit e radhëve të saj në Kuvend.

Nga viti 2017 në 2021 LSI zbret me 15 mandate, faktorët sipas Kejdi Mehmetajt, nuk janë vetëm të jashtëm.

Pas humbjes, në PD po analizohet edhe ndikimi i faktorit LSI në rezultatin që i la në opozitë dhe në radhët e tyre disa e vlerësojnë negativisht.

Nënkryetarja e LSI i përcolli me ironi konstatimet nga aleatët me të cilët dolën të ndarë në zgjedhje, por patën firmosur edhe marrëveshje.

Lëvizja Socialiste për Integrim i është nënshtruar një raporti analize të 25 Prillit proces i cili sipas Kejdi Mehmetajt do të pasohet me ndryshime në struktura dhe në poste vendimmarrëse në LSI.(A2)

4 komente në “Parlamenti i ri, Kejdi Mehmetaj: Do të mungojë dinamika e grupit parlamentar të LSI, Rama do e ketë më të lehtë pa ne”

  1. Meri says:

    A thua do na mungoje goja e cthurur e cupelinsve te LSI-se? Keni ne kuvend kryepacavuren tuaj.

  2. Sul Koburja says:

    Une e dija Lsi prone private.Ua Kejdi.

  3. Monique Kryelopa says:

    Kjo adjutantja e kokelopes te rrije urte se e cojne aty ku do cojne zonjen e saj.

  4. klemi says:

    Mos kejdi, mos u lodh se na duhesh per me vone. Po c’jane keto njerez, ju duket vehtja se kush jane dhe se qytetaret kane nevoje per mend e kesaj bibe, apo asaj tjetres se pd. Po cfare mund te dine keto biba kur nuk kane punuar asnje dite, nuk ju ka thene kush puna e mbare, por jetojne me parate e babit. Qe lsi nuk ka grup parlamentar dhe pothuajse u shkri, eshte nje arritje shume e madhe ne radhe te pare per te gjithe qytetaret e ketij vendi. Hajdutet dhe kriminelet nuk duhet te kene vend kurre ne parlament e ne strukturat e ketij shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje