Rama përjashton Tushen dhe paralajmëron kryebashkiakët: S'jemi zyrë avokatie, mos luani me zjarrin që po bëhet përvëlues

9 Korrik 2021, 12:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe nga Partia Socialiste.

Shefi i qeverisë u shpreh se shkarkimi dhe përjashtimi i tij janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit, rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.

“Të nderuar dhe të dashur kryebashkiakë socialist. Shkaku që e afrojmë në kohë këtë takim të planifikuar për në fund të korrikut është arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes. Ai dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është puna e PS të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe atyre që kanë marrë besimin e popullit se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve por fuqia e votuar nga populli.

Korrupsioni, ryshfet, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike por janë e zeza, llumi me të cilët ne duhet të përballemi për të ndërtuar shtetin e të drejtës dhe për të refuzuar mbrojtjen për këdo nga ne që bie pre e tyre dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë. Fatos Tushe do shkarkohet nga detyra dhe do përjashtohet, masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit del i pafajshëm”, tha Rama.

12 komente në “Rama përjashton Tushen dhe paralajmëron kryebashkiakët: S’jemi zyrë avokatie, mos luani me zjarrin që po bëhet përvëlues”

  1. laki says:

    Tani qe i more votata edhe per 4 vjet , normal qe do i cosh ne rrs te gjithe , se fundja ky je ti . Ti me pabesi jau fute te gjithe miqve te tu duke filluar nga Nano qe te solli ne Shqiperi me thonj te paprere e der te Meta qwe te solli ne pushtet e te kokedhija qe te pagoi parate per te marre pushtetin
    Po fundja bravo te qofte se edhe Enveri keshtu veproi .

    1. Agim says:

      Ti me akronimin LakI je nje Lake I vertete, nje mjeran llapaqen qe do te nxish e te per mbytesh te vertetat.
      Edi Rama nuk u soll ne fuqi, ai sjell ne fuqi..

  2. Profeti says:

    Shyqyr, dmth qe nuk ke me gje ne dore….!
    Ti dhe grupi yt jeni bere po aq te neveritshem sa ata te tjeret.
    Nuk te jape me sh se dy vjet edhe ty.

  3. TURIEMIGR says:

    PO PER ATE KRYEDOKTORIN QË KËRKON TE LIGJËROHET BAKSHISHI,DO MERET NDONJE MASË?

  4. Shkurtabiqi barkderr says:

    Çfarë do bèhet me Armando Subashin dhe me kryetaren milardere të Roskovecit???????

  5. Ladi says:

    po Arben Ahmetaj, Gjiknuri, Taulant Balla kur do perjashtohen

  6. Zullumi says:

    Beqen, Ahmetajn, Gjikenurin…..keta shiko ti pa keta cironkat si Tushja i ha dhe polici rruges. Ben Ahmetaj ka para me shum nga ortaku i tij Zamir Mane me firmat e tua o Ramush. Ik dhe mos na trego perralla me shtet….shtet letre.

  7. Une says:

    Ky Pill nuk ka derra mo Sillo.

  8. Taulant says:

    Po Ben Ahmetaj eshte sekseri i Rames .
    Vetem ne bankat e Beogradit ka depozituar 200 miljon euro.

  9. rexha 10 says:

    PO QAZIMIN E ELBASANIT ,SA VJETE E MBAJTE NE PARTI???? TE PAKTEN E DINI SE TE GJITHE KETA HAJDUTER ,MINISTRA ,DEPUTETE ,DHE KRYETARE BASHKIE JANE TE GJITHE TE ZGJEDHUR NGA KRYETARI I PARTISE . PRANDAJE MOSE NA THUAJ SE U BENE HAJDUTER SAPO MOREN DETYRAT PERKATESE NGA KRYETARI . GJEJA ME E THJESHTE QE MENDOHET MORE KRYETARE ESHTE PERQINDJA E PAGESES SE FITIMEVE QE JAPIN MINISTRAT ,DEPUTETET ,DHE KRYETARET E BASHKIIVE. SI ME RASTIN E MINISTRIT TE ILIRE FLORIRIT ,QE I KERKONTE PARATE E NJE MINISTRI ,SEPSE E KISHTE VENDOSUR MINISTER. JANE PARTITE POLITIKE QE PO I SHKATERROJNE SISTEMET E LIGJEVE TE SHTETIT .
    TE NA RROJE PARTIA , . RROFTE KLLASA PUNTORE ME NE KRYE HAJDUTET E KRYETAREVE TE PARTIVE ,QE PO BEJNE VETEM PROPOGANDE E AGJITACION . PO I HOQET HAJDUTERIT ,JUVE JU MORI LUMI. EDHE HAJDUTE ,DHE PRETE PROCESIN E HETIMIT ,DHE GJYGJIN.
    ATEHERE PERSE E SHKARKOVE PARE KOHE?????APO TE DALI I PAFAJSHEM ,DHE TI JEPET DEMSHPERBLIMI ,DHE PASTAJE TA VENDOSENI DEPUTET.

  10. Taulant says:

    Mos harroni Dakon qe ne 10 vjet arriti te shkaterronte Durresin 3000 vjecar.
    Apo Gjika i Vlores qe shkaterroj ate qytet aq te bukur.
    Ketyre duhen bere tortura inkuzicioni per krimet qe kane bere.

  11. Nje mergimtar says:

    Bemat e kryebahkiakeve ne vite jane te pa numruara.Keta persona qe me hyqmin e partise,majtas e djathtas ,jane bejlere qe me perjashtime te vecanta nuk jane hedhur ne diskutime.Ne shume here akuzojme me te drejte ministra e kryeministra por bashkiaket i leme ne hije.Te gjithe bertasim “Ujku-ujku,por cakejte bejne kerdine”Zoti e shpetofte kete vend nga keta CAKEJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje