Historia tragjike e ushtarakëve të luftës që eliminoi Enveri: “Nga 13 antarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, që u krijua më 10 korrik 1943, në Labinot, vetëm dy prej tyre …”

10 Korrik 2021, 09:05Politika TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të eliminimit që i’u bëri Enver Hoxha pjesës më të madhe të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që u formua më 10 korrik 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit, ku komandant i tij, u zgjodh major Spiro Moisiu, kurse komisar politik, Enver Hoxha. Fati tragjik i anëtarve të Shtabit të Përgjithshëm, ku nga 13 prej tyre, vetëm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpëtuan dorës së hekurt të Hoxhës, pasi Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, Bedri Spahiu, u internua dhe u burgos, Sejfulla Malëshova u internua dhe vdiq në internim, ndërsa Spiro Moisiu dhe Ramadan Çitaku, u degraduan e u mënjanuan nga funksionet e tyre, duke u lënë në detyra honorifike. Përveç anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha goditi dhe eliminoi edhe pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të brigadave, divizioneve, korpuseve dhe njësive të tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kishin drejtuar Luftën Antifashiste, ku pjesa më e madhe e tyre u pushkatuan, u burgosën, apo u internuan deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991!

Nga Dashnor Kaloçi

Sipas një vendimi të Komitetit Qëndor të Partisë Komuniste Shqiptare, më 4 korrik të vitit 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit, u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili vendosi që të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që do të përbëhej prej 13 vetash. Sipas këtij vendimi, më datën 5 korrik u zhvillua mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm, ku komandant i tij u zgjodh major Spiro Moisiu dhe komisar politik Enver Hoxha. Më 11 korrik, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçirimtar me anë të një proklamate njoftoi publikisht me anë të trakteve se: ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane.

Po kush ishin anëtarët e këtij Shtabi dhe cili ishte fati i tyre i mëvonshëm. Pas major Spiro Moisiut që kishte qenë ushtarak i karrierës që nga koha e Monarkisë së Zogut dhe që u zgjodh komandant i këtij Shtabi, si dhe Enver Hoxhës që u zgjodh në postin e komisarit politik, antarët e tjerë ishin: Abaz Kupi, Dali Ndreu, Myslym Peza, Liri Gega, Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Nako Spiro. Nga të 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, përveç komandantit, major Spiro Moisiut, vetëm Bedri Spahiu kishte qenë ushtarak i karrierës në vitet e Monarkisë së Zogut dhe Dali Ndreu, i cili kishte studiuar në një shkollë ushtarake në Itali. Po kështu edhe Abaz Kupi kishte shërbyer në armën e Xhandarmërisë gjatë kohës së Zogut me gradën e majorit, kurse të gjithë antarët e tjerë të Shtabit, nuk kishin asnjë lidhje me anën ushtarake.

Goditja ndaj antarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Nga antarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, përveç Myslym Pezës dhe Haxhi Lleshit që i shpëtuan dorës së hekurt të Enver Hoxhës, (i cili pas Kongresit të Përmetit u shpall dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare me gradën gjeneral-kolonel), pothuajse të gjithë të tjerët u eliminuan apo u ekzekutuan me urdhër direkt të tij gjatë periudhës së Luftës dhe pas saj. Përveç antarëve të Shtabit që nga koha e Luftës dhe më pas, Enveri goditi dhe elimninoi fizikisht pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të çetave, batalioneve, divizioneve dhe brigadave partizane, që udhëhoqën luftën partizane.

I pari antar i Shtabit të Përgjithshëm që u godit nga Enver Hoxha, ishte major Abaz Kupi, i cili u largua vetë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Fronti Demokratik që në vitin 1943, pas mosmarrëveshjeve të shumta që kishte me Enverin. Pas largimit nga rradhët e Frontit, Kupi formoi Lëvizjen e Legalitetit në vjeshtën e atij viti në fshatin Zall-Herr të Tiranës, (ku u mbajt Kongresi i parë i Lëvizjes së Legalitetit), duke u shpallur kështu një armik i betuar i Enver Hoxhës. Pas Abaz Kupit, ishte Mustafa Gjinishi ai që u godit nga Enver Hoxha, por edhe pse Gjinishi bënte pjesë në Shtabin e Përgjithshëm, ai ishte me bindje nacionaliste dhe si i tillë, që në Konferencën e Pezës ai u caktua që të punonte me elementët nacionalistë, për afrimin e tyre në rradhët e Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste, pasi ai kishte lidhje me pjesën më të madhe të nacionalistëve shqiptarë ku disa prej tyre drejtonin çetat antifashiste.

Sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, ai dyshonte tek Gjinishi se ai ishte agjent i anglezëve dhe për këtë arsye (Enveri) urdhëroi dhe eliminimin e tij, të cilin e zbatoi Liri Gega. Lidhur me ekzekutimin e Gjinishit, ka dëshmuar publikisht në shtyp Shyqëri Këllezi, ish – roja personale i Enver Hoxhës gjatë Luftës dhe më pas antar i K.Q. të PPSH-së. Këllezi, i cili që pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm ka pasur edhe detyrën e komandantit të rojeve të këtij shtabi, ka pohuar: “Ndodhesha pranë Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Korçës. Enveri me Miladinin ishin ulur pranë radistit që po jepte dhe po merrte me radio. Pas pak ata të dy u çuan në këmbë dhe duke u përqafuar filluan të ngrinin në krah njëri-tjetrin. Pastaj ata dhanë urdhër që i gjithë Shtabi dhe rojet e tij të rreshtoheshim përpara çadrës. Aty Enveri njoftoi se: gjatë një aksioni në fshatrat e Peshkopisë, ishte vrarë antari i Shtabit shoku Mustafa Gjinishi dhe për nder të tij ne mbajtëm një minutë zi”.

Mbas vrasjes së Gjinishit, Enver Hoxha filloi goditjet ndaj disa komandantëve dhe komisarëve të çetave nacionaliste dhe atyre partizane, por siç theksuam pak më lart, krisja e parë në mes Enver Hoxhës dhe antarëve të Shtabit, kishte filluar që me largimin e major Abaz Kupit, i cili nuk ishte dakord me politikën që po ndiqte Enveri. Në këtë kuadër, të parët që u ekzekutuan me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ishin: komandanti dhe komisari i “Çetës plakë” të Vlorës, Neki Ymeri me pseudonimin “Vangjo” dhe Xhemil Çakërri “Milo”. Ekzekutimi i tyre erdhi për arsye se ata nuk kishin zbatuar urdhërin e Enver Hoxhës për ekzekutimin e Sadik Premtes, një nga themeluesit e PKSH-së, që ishte caktuar në çetën e Vlorës, të cilin Enveri e cilësonte si franksionist së bashku me Anasatas Lulën.

Anastasi, pas urdhërit të Enverit u ekzekutua nga një grup partizanësh të Beratit (me në krye Orhan Frashërin), kurse Sadik Premtja arriti që t`i shpëtonte disa herë pritave që ju ngritën. Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri, jo vetëm që nuk zbatuan urdhërin për ekzekutimin e Sadik Premtes, por ata ishin dhe mbështetës kryesor të tij. Kjo ishte dhe arsyeja që Enveri urdhëroi ekzekutimin e tyre, i cili ju ngarkua Liri Gegës, e cila e zbatoi atë me anë të disa partizanë të Brigadës së I-rë të Mehmet Shehut. Kjo gjë u bë pasi Dushan Mugosha dhe Liri Gega, i thërritën ata për bisedime në një fshat të Mallakastrës.

Eleminimi i antarëve të Shtabit në vitet 1944-1949

Eliminimi i antarëve të Shtabit që filloi me Mustafa Gjinishin gjë gjatë Luftës, vazhdoi më pas edhe pas Luftës. Kështu pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Enveri projektoi për të eliminuar disa ushtarakë që nuk ishin dakord me vijën politike që po ndiqte ai në krye të PKSH-së. Pasi Enveri “mbaroi punë” me ushtarakët e lartë që kishin drejtuar Ushtrinë Kombëtare Shqiptare gjatë kohës së Monarkisë, duke pushkatuar gjeneralët Gustav Mirdash, Aqif Përmeti, (dhe disa pasues të tyre, ish-kolonelë, majorë, kapitenë, etj.), ai ju drejtua ushtarakëve madhorë të ushtrisë së tij. Në vitin 1946, Enver Hoxha liroi nga detyra e Shefit të Shtatmadhorisë gjeneral-major Spiro Moisiun, duke e nxjerrë atë në pension në moshën 47 vjeç. Kjo gjë erdhi pasi Moisiu kundërshtoi ardhjen e specialistëve ushtarakë jugosllavë në Ushtrinë Shqiptare, që sipas tij, nuk kishin ç`tju mësonin ushtarakëve shqiptarë! “Kaçakë ne, kaçakë ata. Çfarë do mësojmë ne prej tyre”, i tha Moisiu gjatë një bisede Enver Hoxhës.

Pas kësaj, emisarët e Titos që kontrollonin gjithçka në të gjitha ministritë me anë të këshilltarëve të tyre, i sugjeruan Enverit, se: nuk mund të drejtonte Ushtrinë Shqiptare, një ushtarak i Monarkisë së Zogut. Më pas Moisiu u caktua Komandant i Garnizonit të Tiranës dhe në detyra të tjera me Forcat Vullnetare, duke u lënë në detyra honorifike dhe ai ftohej vetëm në raste ceremonish zyrtare, kryesisht si ajo e 10 korrikut, që përkujtonte krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Pas Moisiut, në vitin 1947 Enveri filloi goditjen ndaj Sejfulla Malëshovës të cilin e shkarkoi nga funksioni i Ministrit të Kulturës dhe të gjitha funksionet e tjera shtetërore e partiake që ai mbante e më pas e internoi në rrethin e Fierit ku dhe ai vdiq në vitin 1971, (në rrethana ende të pazbardhura) pasi kishte punuar si magazinier duhani.

Pas Malëshovës, me akuza si “agjentë të anglo-amerikanëve dhe tradhëtarë të Frontit”, Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e kolonel Mestan Ujanikut, (Komandantit të së parës çetë partizane në Shqipëri dhe deputet i Qarkut të Beratit), të kolonel Islam Radovickës (Komandant i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër), kolonel Zenel Shehut, komandantit të partizanëve të Tepelenës, që kishte financuar luftën në atë krahinë dhe kolonel Rexho Plakut, një nga udhëheqësit legjendarë të çetave partizane të zonës së Çamërisë. Të tre të parët u pushkatuan, kurse Rexho Plaku dhe disa ushtarakë të tjerë pasues të tyre, si: Nexhmi Ballka, etj., ju nënshtruan burgimeve të gjata.

Në atë kohë u arrestua dhe u burgos edhe kolonel Kadri Hoxha, ish Komandant i Qarkut të Elbasanit dhe përfaqsues i Shqipërisë në Shtabin e Forcave Aleate në Itali. Kadri Hoxha vuajti burgime të gjata deri në 1990-ën. Një nga viktimat e Enver Hoxhës, ishte dhe kolonel Baba Faja Martaneshi, një nacionalist i cili më 19 mars 1947, urdhër të Enverit, bashkë me Baba Fejzon shkoi në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, për t`i kërkuar Kryegjyshit të saj (Njiazi Dede Baba Abazit) bërjen e statutit të asaj Kryegjyshate, sipas porosisë dhe sugjerimeve të qeverisë. Kryegjyshi Bektashi, Baba Abazi, nuk e pranoi atë gjë dhe vrau Baba Fajën, Baba Fejzon dhe veten brenda në Kryegjyshatë. Një nga antarët e tjerë të Shtabit që u eliminua si rezultat i presioneve direkte të Enverit, ishte Nako Spiro. Sipas versionit zyrtar, thuhet se Nako vrau veten në zyrën e tij, pasi Enveri e akuzoi atë si të shitur tek jugosllavët.

Pas Nako Spiros, nga ish antarët e Shtabit të Përgjithshëm, u eliminua Ramadan Çitaku, i cili njihej ndryshme me pseudonimin “Baca”. Pas kthimit në Shqipëri nga detyra e ambasadorit në Beograd, “Baca” u caktua në detyra dytësore (në Bankën e Shtetit), dhe ai u vetëizolua duke mos dalë fare nga shtëpia, deri sa ndërroi jetë në vitin 1989. (Në atë kohë, pak kush e dinte se Çitaku ishte gjallë dhe se kishte jetuar në Tiranë). Pas eliminimit të Nako Spiros, në atë periudhë u elimniuan nga ushtria dhe u internuan, gjeneral-majorët Tahir Kadare (ish- komandant i Brigadës së VI-të partizane e komisar i Divizionit të Parë dhe Nexhip Vinçani zv / shef i Shtatmadhorisë. Goditjen më ta madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të I-rë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkpuntorin e tij më të afërt gjeneral-leitnant Koci Xoxen.

Komandantët dhe Komisarët e Luftës Antifashiste që u pushkatuan, burgosën dhe internuan nga viti 1944 deri në 1991-in

Brigada e I-rë

Komandant Komisar

Brigada e II-të

Komandant Komisar

Brigada e III-të

Komandant Komisar

Brigada e IV-ët

Komandant Komisar

Brigada e V-të

Komandant Komisar

Brigada e VI-të

Komandant Komisar

Brigada e VII-të

Komandant Komisar

Brigada e VIII-të

Komandant Komisar

Brigada e IX-të

Komandant Komisar

Brigada e X-të

Komandant Komisar

Brigada e XI-të

Komandant Komisar

Brigada e XII-të

Komandant Komisar

Brigada e XIV-të

Komandant Komisar

Brigada e XV-të

Komandant Komisar

Brigada e XVI-të

Komandant Komisar

Brigada e XVII-të

Komandant Komisar

Brigada e XVIII-të

Komandant Komisar

Brigada e XIX-të

Komandant Komisar

Brigada e XX-të

Komandant Komisar

Brigada e XXII-të

Komandant Komisar

Brigada e XXIII-të

Komandant Komisar

Brigada e XXIV-të

Komandant Komisar

Brigada e XXV-të

Komandant Komisar

Brigada e XXVII-të

Komandant Komisar

(Shënim: Brigada 13, 21 dhe 26 nuk ka pasur).

20 komente në “Historia tragjike e ushtarakëve të luftës që eliminoi Enveri: “Nga 13 antarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, që u krijua më 10 korrik 1943, në Labinot, vetëm dy prej tyre …””

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Enver sumqiri ishte thjesht idenditeti ose pasqyra e nje turkoshqipfolesi:
    Kriminel!
    Aspak i ndryshem me keta njethundrake arabe te sotem,kujtoni se sa ka vrare berisha,meta,mehdiu,basha etj sot…..!?
    Ky eshte turku: vri cilin do qe te del kunder,a nuk po ben te njejten gje Erdogan!?

    1. L says:

      Haha klyshi janulles, Der dje ju greqerit evgjit thoshit qe enveri ishte grek.
      Ja dhe nje vit ashtu do thoni dhe per erdoganin

    2. VFLP says:

      Per ty Grekoman Pisoglend dhe qenie e neveritshme inferiore, mjafton te te kujtoj se ne Luften Civile ne Graqia 1945 – 1949 u vrane me njeri-tjetrin 180-200 mije vete (nga te dyja palet) dhe u zhvendosen brenda dhe jashte Graqise me dhune dhe per shkak te dhunes rreth 1 milion banore.
      Te fala …

  2. Moisi Golemi says:

    O Kaloç. Përse nuk vret veten me gjithë këto idiotësira që shkruan?? Do të të bien trutë rehat.

    1. E di si eshte puna says:

      Gjithcka qe perpiqet te “shpjegoje” Karloci dhe kjo “kujto.al”, jane MASHTRIME ORDINERE! Vetem analfabetet dhe trupeshket nuk e kuptojne kete propagande qesharake dhe antishqiptare.

    2. Krahu says:

      Pse jane te pa verteta keto??????
      P)se shqetsohesh qe zbulohen keta krime????????
      Kriminel.

      1. ca po thua says:

        Trupeshk, vije vath ne vesh dhe mbaje mend per gjithe jeten : Fakti eshte ABSOLUT, vleresimi mbi te eshte RELATIV! Eshte e dukshme qe ti je nje injorant kalibri dhe nuk kupton se cfare te thashe, por te pakten coje neper mend se ne keto qe shkarraviten me siper ne kete shkrim, kemi te bejme me nje vleresim te njerezve si Kaloci dhe shpura e tij e “ish te perndjekurve”. Vleresimi nuk ka te beje fare me te verteten mor teveqel, por me shijen e dikujt per te kuptuar dicka. Keshtuqe ti thjesht ke shijen e Kaloc halabakut dhe asgje tjeter. Kuptove? Lesh kuptove!

  3. At Pllumi says:

    Enveri ish Shqiperia.

    Tani jeni gjthe bithe per politikanet vendas e te huaj dhe sume per turistet dhe kriminelet e botes qe vijne e “investojne” ne kete vend qe quhej dikur Shqiperi.

    Tani quhet bordell ala frok.

    Enveri ish b… se e vuri fisin kaloc ne rradhe, sidomos burrat. Dy njekoesisht. Hamshor madh. Apo sishin gati ata. Pa breke vetem poture me ushkur dhe nje vrime per te shu… ose dhj…

    Kete dashin kalocvet e mbante per tja fshire kur mbaronte pune.
    Se per gje tjeter nuk bote.

  4. Beso says:

    Nuk i eleminoi Enveri, tradhetuan atdheun dhe tradhetret atje e kane vendin. Pse mos si sot qe tradhetari Sali Berisha ish kryeminister dhe Lulezim Basha ish minister i jashtem i Shqiperise shiten tek greku Shqiperine e jugut e plot gjera te tjera? Keto jane tradheti duke hedhur dhe firmen personale, por kete e vuan kombi dhe shqiptaret e ndershem . Armiku o te vret, o e vret; te dy bashke nuk mund te jetojne.

  5. iksi says:

    Po mire more rrot Dashnori , po a din gje perse jan denu , pse i fshihni te vertetat . Ja p.sh dolem un e ti bashke ne lufte i hodhe pese fizhek kunder armikut pastaj u bere me armikun , une a do te dekoroj a ta fus plumbin ballit , pra ta fus plumbin ballit se e ke hak . Tjeter ka ndodh qe per nje kohe ka patur detyra ne pushtet ne ushtri n ne polici apo kudo tjeter dhe gjate kohes qe ka qen drejgus ka punu keq ka bere veprime ne kundersntim me ligjin , a ti ferkoj koken apo tja fus pelumb ne lule te ballit , pra ja fus plumb ne lule te ballit . Ndersa kush punon mire nuk shkel ligjet ka pas karrjer te mire e te gjate e nuk i ka hyre gjemb ne kembe . Ja keto jane te vertetat . Ja p.sh eche sot Berisha me Meten kan bere karrjer ku kan kalu çdo funksion tashti me duket se do provojne nje çik edhe burgun , po kesaj ti Dash injoranti çfare i thua si mendon ti leme me te vjedhin djegun e shkatrrojne kete vend e kete popull . Apo ju qe beheni rahat prej tyre thoni çme duhet mua populli fukara dhe atdheu mjafton qe une te kem para leke ) per tere jetdn per nipa e mbesa . Hajde dash rrota hajde .

  6. KOZi... says:

    Amani po na trego se si e tradhtuan atdheun kur drejtuan luften per clirimin e Atdheut !?
    Apo Mora pushken dola malit !
    Te luftoja per Atdhe,
    Nga ta dija une i gjori ?
    Se armiku ishim ne !

    1. VFLP says:

      Per ty KOQe, pisanjosi dhe pinjolli i kolaboracionisteve te fashizmit, mjaftojne vetem dokumentet e meposhtme :
      Gazeta “Vradhini” Athine 1944, shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.
      Letra e Mitat Frasherit derguar Dhimiter Falos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi”
      Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
      1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
      2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
      3. Dhimiter Falo – Perfaqesues i Ballit
      4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
      5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
      Ne letren qe kryetari i Ballit, Mitat Frasheri i dergon Dhimiter Falos ne Selenik ne 10. 05. 1944 shkruhej :
      … ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
      1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …

      1. KOZi... says:

        Je gje fshatar pa toke ! Pyeta cfare tradhetuan antaret e Shtabit Pergjithshem. Pastaj jane tere ato komandante e komisare ( lexo edhe nje hera)Perse u denuan ? Pastaj kemi gjithe ato antare byroje etj. Komunistet e denuar nga shoket e tyre perbejne shumicen numerike te ish te denuarve e internuarve ne komunizem ! Del qe armiqte ishin ne krye te rezistences !!!….tung

        1. VFLP says:

          Gomar pa samar, pyet tet’eme se si te ka bere qe te kuptosh se nga lidhet gomari …

  7. Tru bunkera , ghitthçka qe ka bere kjofte largu ju duket normale ?! por harroni se po te jetonte ma shume mund te ishit edhe ju ne se jo te pushkatuar, minimumi do te perfundonit ne burgjet e ferrit komunist, a nuk ju kujtohet si i puthte e i perqafonte pederasti shoket e ma vone u jepte plumbin , pra ishin puthjet e vdekjes . Ok te themi qe e paten merituar vdekjen nga kjofte largu Enver , por porse i turturonte edhe me nje vit te tere , ese ma keq perse ja u pati humbur edhe varret , pa fole pe vuajtjet e familjareve te pa fajshem , deri edhe tek femijet ne djep . Ishte kjo normale shoke ish sigurimsa oficera e spiuna ….Thirrni pak mendjes perse kjofte largu i urrente aq shume njerezit e shkolluuar jashte , e qe nje nga nje i pati burgosur e pushkatuar ,e sigurisht duke ja u humbur edhe varret … vetem se keshtu donte Djadhi me fytyre te bukur skizofreni narcisist gjak piresi kriminel kjofte largu e pergjithmone e jetes Enver Hxha turku edhe shume ma keq ……

  8. cubi.matjan says:

    Lufta – eshte tragjedia me e Madhe. Ajo cfaros popuj te tere. Individet, cfaredo qofshin ata – e kane mare parasysh , edhe fundin e Lojes.
    O popull – kush do ti qaje ndonjhere Hallet e Tua? Kjo esht ceshtja. Jo, Individi.

  9. Pokeristi says:

    Eshte per te ardhur keq,eshte per te mos hapur gojen,por e verteta eshte kjo.Eshte turpëruse eshte vetdiskredituse por ai qe mori ne dore frenat e luftes Nacjonale antifashiste,ish nje kriminel sadist,nje satrap qe fshiu nga faqja e dheut miq e shoke,te aferm e bashkepunetore
    Spartak Ngjela i ka bere nje portret real atij vagabondit te Gjirokestres.Ai portret eshte me reali per ate kanibal,per ate moster anti shqipetare.
    Te gjitha pasojat negative te soteshme jane me origjine te doktrines enveriste.Doktrine staliniste eperpunuar nga nje manjak uzurpator pushteti me fytyre simpatike per te mos thene dylberike.Ai pati vetem nje merite te pamohushme.
    Na e vuri shapken tamam sipas koçkes.Per kete pune ish usta.Pa te marre masen te raste qylafin dhe çuditerisht ay qylaf ju rinte te gjitheve.
    Faleminderit z.Kaloçi.

  10. Nje mergimtar says:

    Te gjitha shifrat (edhe te vetvraret) tregon se bindjet e tyre “komuniste” nuk perputheshin me modelin e diktatures qe u ndertua.Kaloci e shume kaqole te na tregojne se cfar beri shumica e atyre te eleminuarve(Pushkatuar e burgosur) gjate kohes qe kishin pushtet.Dhjetra krime ne emer te luftes te cilat Enveri ua mbajti shenim dhe kur ata tentuan ta dridhnin ai ua nxorri dhe u tha”Partia e di qe ke bere ate e kete por te ka dhene doren per te miren e popullit”Shume nga ata ishin bashkepunetor ne acarimin e luftes se klasave.Midis tyre ,si ne cdo diktature a monarki,lufta per pushtet ka viktima.Sot mund te flasim me mendje tjeter,por gjerat duhet te gjykohen ne kohen kur kane ndodhur.Mendja e sotme e qesh te djeshmen.

  11. katarakti says:

    Unë nuk besoj se Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako e qindra të tjerë ishin armiq dhe tradhtarë që nuk ia donin të mirën Shqipërisë?!
    I vrau ai që kishte vrarë gjatë Luftës edhe të gjithë shokët e tij! Sidomos ata me të cilët kishte krijuar edhe partinë më 8 nëntor 1941!
    Diktator dhe djall. Sa intelektualë të ndershëm ka vrarë dhe persekutuar se nuk ia donin marksizëm leninizmin?! Sa veta ka futur nëpër burgje se shprehnin një mendim që binte ndesh me ato të tiranit?! Prandaj përfundoi ashtu edhe si përfundoi. Aq sa asnjë nga shokët e vet nuk e mbrojti më 1990 se i njihnin krimet e tij. Në skëterrë e ka vendin për 1 milion vjet.

  12. shqiptar says:

    ferri i pervelofte te gjithe tradhtaret e ketij kombi te vuajtur qe rrethohet nga hienat e veshura me gezof.ne djall serbe e greke dhe BQirat qe u sherbejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje