Nga Ben Andoni
Kryeministri Rama ka artikuluar një afat prej gati tre muajsh për të vendosur trupën e policisë së shtetit në hullitë e duhura. Kaq i mjafton sipas perceptimit të tij, që gjërat të ndryshojnë. Megjithëse kjo mënyrë komunikimi s’është normale në një shtet demokratik, pasi janë eprorët direkt që duhet të flasin, Z.Rama është i bindur se ndryshimin e ideon, kryen dhe realizon vetëm ai:
“Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë. Asnjë ditë më shumë! “. Kategorik. Por, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë policinë e Shtetit në një nivel tjetër, duke vazhduar me retorikën e tij, ata duhet të ndryshojnë dhe të nxjerrin jashtë të ashtuquajturit, që luajnë “në dy porta”. Të emëruarit gjatë mandatit të tij…
Ka plotësisht të drejtë për shqetësimin, por si ka mundësi që me të gjithë këto struktura të ngritura në mbarë vendin, duhen aksione për ndërtimet pa leje të ndërtuara po në kohën e drejtimit të tij? Si ka mundësi që krimi dhe droga janë në këto nivele dhe nuk njohin dobësi, po në kohën e tij? Pyetje dhe kërkesa pa fund, që ndiqen me kujdes nga ministri i Brendshëm, Çuçi, por që tregojnë realisht se flitet për dy Shqipëri, atë që kemi përpara syve dhe që na e përplasin me cinizmin e tyre burokratët që flasin një shqipe të frikshme dhe një tjetër syresh, atë që shpallin zyrtarët. Këta të fundit me retorikën e Ramës.
Akoma nuk kuptohet pse aksione të tilla si ai për ndërtimet pa leje dhe pushtimin e vendeve turistike, që sollën dhe viktima apo ajo që bëjnë policit në bashkëpunim me kriminelët në këtë vend…ndodhin rëndom dhe policia është inekzistente. Nuk ka vend krimi ku të mos dalë pastaj në media policia indirekt dhe korrupsioni i frikshëm i tyre apo më keq akoma të na përshfaqet pasurimi i tyre i pashoq. Dhe, megjithë atë që përmend z.Rama për reformimin e tyre dhe që është e dukshme për hir të së vërtetës me një brez të ri që ka ardhur, nuk mund të mohohet se edhe ata janë në të njëjtën gjatësi vale në jo pak raste me paraardhësit.
Shikoni sa keq sillen në patrulla shumë policë, qoftë dhe femra apo mendjemadhësinë e keqe pas uniformave moderne që kanë veshur; shikoni si mbillen dhe denoncohen sërish hapësirat e mbjella me drogë; shikoni si i tolerojnë të fortët që bëjnë parada me makinat e rënda mijëra Euroshe mu mes Bllokut, duke sakrifikuar gjyhnaqarët, këto janë pak nga shqetësimet.
Në shumë momente ne i kemi frikë sepse policia kapet pikërisht me të pambrojturit, me ata që nuk telefonojnë dot.
Të dhënat nga IKMT referojnë se në tre vitet e fundit janë shembur 2,016 objekte pa leje, pjesa më e madhe në zona urbane dhe ato bregdetare. Po a guxon dikush të ndërtojë në këto zona nëse nuk njeh policinë dhe bashkiakët? Kjo duhet të shqetësoj Ramën dhe pushtetin e tij kapilar, që administrojnë të gjithë pushtetin lokal.
Një shembull tjetër që kolegët e ABC evidentonin ishte se: prokuroria ka vërtetuar tashmë përfshirjen e tre oficerëve të lartë të policisë në eliminimet mafioze në Elbasan kundrejt shpërblimeve monetare që shkojnë deri në 100 milion lekë!!! E sa të tilla ka vallë?!
A bëhet rastësisht kjo?! E mbani mënd sesa të urryer në protesta u kthyen forcat “Shqiponja” pas vrasjes së djalit të ri?! “Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e Forcave Shqiponja dhe patrulla e përgjithshme, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura”, u shpreh Rama.
Por pa na sjellë një model në praktikë, atë që në botë i kushtohen filma, momente nderimi dhe respektohet. Sepse ata policët dhe qytetarët e mirë që denoncojnë e punojnë, si në çdo profesion tjetër, janë kokulur. Modelet e mira kanë sfidën e mbijetesës, atë që sot e tallin në masë sot. Në ballë janë ata të pasurit, të kudo-dukshmit me ar ngjeshur, që Rama mëton më kot se do t’i fshijë për 100 ditë.
Nëse nuk ke mbjellë etikë, nuk mund të korrësh dot sjellje normale të policisë së zakonshme, që shpesh e nëpërkëmbin kolegët e tyre, që kanë lidhje të shkurtër me njerëzit që po e nxijnë ngado vendin tonë. E sa për etikë, vetë kryeministri ka se çfarë të mësojë…madje edhe kokëulur.
Pyetja e artikullshkruesit ka nje pergjigje shume te thjeshte:
Mentalitetin e te berit korrupsion e futi partia e Salih Berishes. Ky bar i keq, sado qe ta shkulesh, ka per te lene ndonje rrenje. Duhet nje kerrbac i vazhdueshem per ta mbajtur ne binare ligjore trupen e admnistrates ne pergjithesi dhe ate te policise ne vecanti.
Ke te drejte, se Fatos Nano ishte shum i
ndershem. Vetem Sali berisha eshte fajtor ne 30 vjet demokraci
Ishte 1 polic i ndershem!!!!
Qe denoncoi drogen ne shqiperi
Qe denoncoi ministrin trafikant, bashke me kusherinjte dhe badigardet e tij.
Dhe cfare beri Rama ???? E denigroi personalisht e perndoqi e futi dhe ne burg.
Ky polic sot i perndjekur nga rregjimi i Rames ,eshte pranuar ne policine e Zviceres.
Policet e Rames : ngjarje ne tirane e pare live:
Makina nga keto mbi 100.000 euro me shpejtesi dhe zhurme si tanks nuk ndalon ne vizat e bardha dhe rrezikon kalimtaret, policia prezent, asnje reagim. 10 metra me tutje 1 makine e ndaluar me sinjalet ndezur nje cift qe po fusnin femijet ne makine ,policet me bllok ne dore i vendosin gjobe.
Ja kjo eshte policia e rames, ky eshte shteti i rames.
Cdo popull meriton qeverine qe ka.
Ps: te thuash mbas 8 vjet ne pushtet qe fajin e ka saliu ose je idiot ose je legen.
Policia si pjese e cdo shoqerie , ka po ato kualitete kulturore qe ka vete shoqeria . Nje shoqeri e shendoshe dhe e kulturuar ka nevoje per ndihmen e policise , pothuajse ne te njejtin nivel me kerkesat emergjente te Urgjencave spitalore . Asnje polici ne bote nuk ka mundesite te kontrolloje mendimet e atyre njerezve qe dalin jashte kontrollit mendor dhe kryejne krime .Policite monitorojne krimin e organizuar , por qe do kohe per te siguruar prova te mjaftueshme per tu denuar .Shoqeria jone eshte akoma ne proces zhvillimi
Texas,shume dakod.Nje shoqeri e shendosh dhe e kulturuar ka nevoje per ndihmen e policise.
Te gjitha aksidentet qe kane ndodhur, nuk jane se i ka bere policia, e as ka patur ndonje plan,por ato lindin spontanisht dhe ne ato momente qe askujt nuk i shkon ndermend.Por gojet e liga te opozites se soteme i bejne te medha dhe bejne shkak qeverine apo policine.Kjo nuk eshte e drejte.Vete Edi Rama,apo ministri brendshem, duan nje qetesi sa me te mire publike dhe e verteta eshte se kane bere shume pune ne edukimin njerezor dhe profesionalisht te policeve.Po te kemi parasysh policine qe kishte Sali Berisha ka dallim si nata me diten.Policia e Berishes ishin komplet injorant,te mare nga dhite ne male,pa kulture e pa dine e iman qe te rrihnin ne mese te rruges si pagje te keq.Sot polici eshte me i edukuar,me i sjellshem,me profesional,pavaresisht se ka edhe nga ata polic qe nuk din ete sillen,jane te ndikuar nga politika dhe i sherbejne akoma Sali Berishes duke sabotuar punen e policise se soteme.Plani qe ka bere sot Edi Rama, jane plotesisht te drejta dhe te domosdoshme.
Ky te jep mend,ky ashte trap,po ne gjithe boten e ne shtetet qe quhen ma demokratike ka polige,prokuror,hetues qe bashkpunojne me krimin,por nuk indentifikohen me shtetin dhe qeverite qe drejtojne vendin,por si trap qe ashte dhe me qellim e barazon krimin me shtetin.Qeverit denohen ne se bajne ligje qe perkrahin krimin dhe José done ti se je idiot
Bardha, respekte.
Ke shumë të drejtë, dhe janë pikërisht gazetarë te paaftë si ky, qe nuk e dinë rolin e tyre, dhe bëjnë më shumë dëm se sa të mos shkruanin fare.
Rast tipik kur komentet kanë shumë vlera, ndersa artikulli eshte nje zero me xhufkë.
artikull qe i vendos te gjitha pikat mbi i. bravo!!!
Z.Ben Rama dhe ata qe kane vene Rama neper institucione kane rolin dhe kusuret e veta por mos harro qe duhet edukuar i gjithe populli shqiptar nga plaku tek i riu me demokracine dhe institucionet. Cfare kujton zotrote se po te ishte PD ne pushtet si alternative do te ishte rregulluar gjithcka ose do te ishte me mire. E njejta gje Ben dhe mos u mundoni kot me keto shkrime. Nje nga detyrat kryesore te atyre qe jane fuqi (Rama me banden e tij) ose ata qe pretendojne te vijne(Genjeshtari dhe mashtruesi Basha me idiotet dhe intrigantet e PD) eshte te mobilizojne dhe te edukojne me te gjitha format me nje revolucion te vertete popullin shqiptar nga intelektuali dhe deri tek drogaxhiu qe shqiperia , institucionet,demokraciaduhen respektuar dhe rregullat duhe zbatuar per nje jetese normale ne komunitet. Pastaj te ngrihen kompani,te rriten rrogat ,te zhvillohen pjeset e tjera te ekonomise e keshtu me rradhe. kane kaluar 30 vjet dhe gjithe ata qe kane arritur ne pushtet vetem per nje gje e kane pasur mendjen “Te pasurohen me parate dhe djersen e te tjereve”. Si nuk doli nje i sakte xhanem. Kjo tregon qe mkileti shqiptar nuk pjell dot leaders moderen,te ndershem dhe progresiste. Prodhon Salira dhe Rama , prodhon drogaxhinj,mashtruese , kriminele etj etj. Prandaj Ben mjaft na cate derrasat e ka fajin Saliu, e ka fajin Rama etj etj. Konica ka thene nje fjale te madhe qe do mbahet mend. Shqiptarevet fajin nuk ja kane te huajt. problemi i shqiptarevet jane vete shqiptaret. Prandaj po nuk ndryshuan shqiptaret ADN e tyre eshte e kote. Ky vend nuk behet “kurren e kurres”. Edhe pas 1000 vjetesh do jemi ketu me ca Andone te tjere, gazetare sahanlepires,apo intelektuale dhe analiste virtuale qe do vazhdjne te shkruajne akoma mbrockulla “fajin e ka ky,fajin e kane ato ne ju ata ato” dhe ne fund historia perseritet….
KTa sshofin drejtorin e policise qarkut Shkoder qe asht ba si bordel…vetem drejtori i funit kishte 2 dashnore…qa me ba polict e shkret kur shifshin shefet tuj i hi me rralle nzyre drejtorit
Excellent.
TA JAP UNE PERGJIGJEN : SE JU MESOVI SLI MUTI VETEM TE VIDHNI DHE SDONI TE DINI AS PER BURG , SE E DEGJONI QE ZYRTARET MUTE PO DENOHEN DHE PRAR VAZHDONI .SE HEQ MUTIN DHE VE HALENE SE NE SHQIPRI SHUMICA ESHTE O DEMBEL O HAJDUT O KRIMINEL , SE DONI TE BEHEN TE.PASUR PA DJERSE ME TE VJEDHUR . MOS E NGATRO EDI RAMEN ME.KETA PLEHRA QE SALIU NUK I LINTE KURRE TI SHKONIN DREJTESISE . PANDESHKUSHMERIA E SLIUT ESHTE PERGJIGJIA.
Fare thjeshtë.
Të gjithë ata që merren me profilet e njerëzve dge sidomos politikanëve.
E kuptojnë qartë se ky artist pikturist, karrikaturist, shkaravinisti nuk është asgjë tjetër veç nje demagog ne kuoptimin e keq te fjalës.
Që 8 vjetë na kanë çarë trapin me ne bëjmë shtet, Rilindja bën shtet.
Ky nje ditë del thotë.
Administrata (dhe kjo pas votimeve)
Pastaj
Drejtorat ( dhe kjo pas votimeve)
Bashkiakët ( dhe kjo pas votimeve)
Policia dge drejtuesit (dhe kjo pas votimeve)
Hajde besoje këtë sharlatanë sot.
Ngeli duke thënë nuk jam as prokuror as gjykates.
Dhe tani del bën krye prokurorin dhe krye gjykatësin .
Kjo në thelb nuk është asgjë tjetër veç karrektiristakat tipike të vendeve lindore dhe rrjedhojave te diktaturës
A nuk bente njelloj dhe Salehu, Likja e LULi.
Sapo kapin pushtetin kujtojnë se janë të përjetshëm.
I them artistit bej dhe ti ndonjë nga kafshët e tua qe ke ne vilen e Surrelit “bërë me djersën e ballit” kuptohet te Shqiptarëve.
Beje shef policie ose deputet ose drejtor.
Kjo eshte arsyeja qeperreth ka veç çera dhe nje kastë te besuarish që vjen duke u zvogëluar.
E garantuar qwky do te këtë fatin e Saleh-ut dhe Likes.
Një neo diktator i kamufkuar dhe i pështirë.
Vazhdoni Shqiptare klithni dhe bertisni e vrituni per individ të kalbur e me shumë vese dhe kuptohet super të korruptuar.
Edi nuk bën përjashtim….
Polica te korruptuar por edhe kriminel ka ne gjithe boten. Ne Angli nje polic u arrestua se rrembeu nje vajze te re, e perdhunoi dhe e vrau. Polic me uniforme ky . Po astu jane te panumerta rastet kur polica anglez bashkepunojne me krimin e organizuar.. Problemi nuk eshte tek individed por tek mesazhi qe jepet. Pershembull kjo polici u masakrau ne mes te Tiranes dhe askush nga ju analiste nuk guxuan te ngrene zerin per ta mbrojtur. Ndersa qeveria dhe Rama vete u fshehen pas fundit te ambasadores. E gjitha kjo per shkak te nje ngjarje banale qe ndodh ne gjithe Evropen dhe ne Amerike ku nje njeri ne kundershtim me ligjin ne perplasje vritet nga nje polic. Ne vende qe media apo edhe vete shteti ta shikonte kete ngjarje me gjakftohsi u turren si te terbuar policise .. Rama se bashku me ate skuthin e bashkise e bene policin fajtor dhe kriminel dhe i bene gjyqin.. Akoma dhe sot nuk e dime me cfare motivimi u be viktima hero , u dha pension dhe ju dha emri nje rruge. Mesazhi ishte shume i qarte – per vota ne ju shesim diten me diell.
Cfare duhet te mendoj sot polici i shtetit kur degjon qe Rama kerkon bashkepunim dhe marreveshje me ata qe masakruan policat dhe nuk kane lene gje pa bere? Kujtoni se policat nuk e dine kush jane kriminelet e vertet te ketij vendi? Vetem me nje kontrate te turpshme qe askush nuk guxon ta hetoj ju dha PD 4 milion euro per tenderin e indetifikimit elektronik te kartave ne zgjedhjet e kaluar. Jo vetem kaq por jane me miliona euro te tjera qe ju jane dhene per tendera rrugesh.. Miliona keto qe paguahen per te nxjerre alabaket me tuta gjithe shurre qe gjuajne policine me gure neper rruget e Tiranes.. Te tjeret mbyllin aeroportin se nuk ju dalin rrogat mijera eroush ne muaj apo falen gjobat qe ka vendos polici gjate pandemise me nje vendim qeverie si pa gje te keqe.. Polici ne rruge nuk i di keto? Apo nuk e di qe ne rruge cdo dite polici gjuhet me grusht, rrihet, fyhet, peshtyhet apo edhe vrare ne shume raste dhe askush nuk ndihet. Provo preke policin ne Evrope se e shikon se fare te ben media lere me shteti. Ndersa ju analiste e gazetare qe shkruani jeni hipokrite por edhe skutha pasi i dini te githa keto me mire..
Polici do dinjitet dhe mbrotje te bej punen qe i ngarkohet. Do kujdes shendetsor per vete dhe familjen, do strehim, shkolle dhe kopsht per femijet, pension dhe trajtim ushqimore. Edhe me urgjente i duhet dora e shtetit qe ta mbroje e jo ta denigroje e ta bej mall mediatik. Nuk i duhen kokosh qe kakarisin me goksin para duke i bere “dush te ftohte” policave. Ca do bej ky pas 100 diteve do zevendesoje policine ? Do i marrim policat nga Bangladeshi? Apo do na i bej dhurate Erdogani?
Rama ka deshtuar te bej shtet. Pike! Te tjerat jane pordhe me rigon.. cdo behar ky muhabet eshte, asgje nuk ndryshon. Edhe vitin tjeter kete muhabet do kemi.
Nje drejtues I vetingut I huaj ju drejtua nje prokurori….me rrogen qe keni mund vetem re mbijetoni….kjo eshte abc e sistemit te ketyre 30 viteve….pa zgjidhur kte nuk di kete shtet funksional.Kte e dine te gjithe por bejne matric sepse u intereson qe zyrtaret te jene kokeulur…..
Gjithmone i sakte Andoni, bravo. Rama eshte nje adoleshent qe ska per tu pjekur ne drejtim, ndoshta as ne jeten personale. Halli eshte qe ne si shoqeri kemi 30 vite qe njerez te tille zgjedhim te na drejtojne. Dikur Berisha, dikur Nano, pastaj Meta dhe tani Rama. Pavarsishte ndryshimeve njerezore mes tyre thelbi mbetet 1, njerez te zakonshem qe ne nje kohe tjeter do… mbase, mbase do ti njihnin komshinjte. Mjerim per ne si popull.
Texas,shume dakod.Nje shoqeri e shendosh dhe e kulturuar ka nevoje per ndihmen e policise.
Te gjitha aksidentet qe kane ndodhur, nuk jane se i ka bere policia, e as ka patur ndonje plan,por ato lindin spontanisht dhe ne ato momente qe askujt nuk i shkon ndermend.Por gojet e liga te opozites se soteme i bejne te medha dhe bejne shkak qeverine apo policine.Kjo nuk eshte e drejte.Vete Edi Rama,apo ministri brendshem, duan nje qetesi sa me te mire publike dhe e verteta eshte se kane bere shume pune ne edukimin njerezor dhe profesionalisht te policeve.Po te kemi parasysh policine qe kishte Sali Berisha ka dallim si nata me diten.Policia e Berishes ishin komplet injorant,te mare nga dhite ne male,pa kulture e pa dine e iman qe te rrihnin ne mese te rruges si pagje te keq.Sot polici eshte me i edukuar,me i sjellshem,me profesional,pavaresisht se ka edhe nga ata polic qe nuk din ete sillen,jane te ndikuar nga politika dhe i sherbejne akoma Sali Berishes duke sabotuar punen e policise se soteme.Plani qe ka bere sot Edi Rama, jane plotesisht te drejta dhe te domosdoshme.
Ben Andoni, pse nuk thua hapur qe Rama eshte nje lider degjenerat ballkanik qe nuk ndryshon shume nga parardhesit e tij ne kryeministri. Me vuajtje te thelle po ve re se Rama ka 8 vjet qe fut hundet kudo ne administrate, jep mend si ai Kim Xhong Uni qe i di te gjitha dje rezultatet jane leshi i karit tim. Rama me kujton Sali Berishen ogurzi, minus zgerdhirjet e ketij te fundit.
Ne Shqiperi Polici shikohet si nje Hajdut me Uniforme,njerezit e dine kete dhe eshte faktuar..masha e krimit dhe paterica e gjithe te keqijave ne vend bashke me paDrejtesine .kur dy Rojet personale te ish Ministrit jane koka krimi,vendi nuk ka shpetim ,kjo eshte fatkeqesi per kombin tone dhe njerezit e ndershem.
ca eshte rama nje idiot e gjysem asgje me shume. nuk mbahet shteti me fushata, por me ligje, eshte dukur vetje si lider rajonal pa le do dhe mini shengen ne ballkan,, idioti,ti nuk ke shtetin tend ne rregull u jepe mend te tjereve,, i duket vetje se udheqe ndonje shtet 300- milionsh kur 1.8 milian njerez ne shtetet e medha i udheheqe nje gangster,, ik o rr k.. o zero me bishte..
Ben Andoni, prsh ju jeni gazetar profesionist un mendoj se kjo gjendje nuk erdhi ne 8 vite..por esht e mbartur qe na 90 me ndryshimet e duhura Epokale ku fenomeni nuk zhduket me shkop magjik por as nxihet e shihen arritjet e dukshme ne polici me syzet e tua bardh e zi.. pse mendoj Korrupsioni…vulgariteti, arroganca, paaftesia ne Administrate do bashkejetoje edhe disa koh me Neve se nuk fshihen as 55 vjet komunizmosocializmi menjeher kur kemi 31 vjet ne kete palooo Tranzicion e krimininaliteti i Sistemimit Drejtesise na penalizon per Europe e Shtet Ligjor pse jan bereee Çudira te papara, apo Administrata Publike Niveli partiak dje ishte Zi sot Gri e erret, Sherbimi Mjeksor….ndryshime te medha ka ne 8 vjet, por akoma len per te deshiruar ne Spitalet bashkiake ne Infrastruktur e specialitete, apo Arsimor jo atje ku duhet e duhej…na te meparshmit e 8 vjetve, jam dakort qe Qeveris duhet kerkuar e ndihmuar me shum per te pastruar te inkriminuarit nga Administraten Shtetrore