Zbulohet proçes-verbali i mbledhjes së 10 korrikut ’43: “Z. Abaz Kupi kërkoi heqjen e yllit nga flamuri dhe…”/ Si e fallsifikoi Enveri në librin ‘Kur hidheshin themelet’…!?

11 Korrik 2021, 09:19Politika TEMA

 

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i Luftës Nacionalçlirimtare), ku ndodhet edhe proçes-verbali i mbledhjes së mbajtur në Labinot të Elbasanit më 10 korrik të vitit 1943, e cila vendosi krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku si anëtarë të tij u zgjodhën 12 veta: Abaz Kupi, Myslym Peza, Spiro Moisiu, Baba Faja Martaneshi, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Bedri Spahiu e Sejfulla Malshova. Proces-verbali i plotë i asaj mbledhje ku figuron edhe fjala e major Abaz Kupit të mbajtur në datën 10 korrik në ditën e fundit të punimeve që kishin filluar që më datën 4 të atij muaji, i cili u kërkoi të pranishmëve në atë seancë, që të hiqej ylli i kuq nga flamuri dhe të vihej në një vend tjetër, propozim që nuk u pranua dhe u la për t’u diskutuar njëherë tjetër. Si e fallsifikoi Enver Hoxha në kujtimet e tij të botuara në librin “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re” (Tiranë, 1984), mbledhjen e formimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe rolin e kontributin e Abaz Kupit, duke i atribuar të tjera gjëra nga ato që ndodhen në proces-verbalin e asaj mbledhje, të cilën historiografia zyrtare dhe propaganda e regjimit komunist të para viteve ’90-të, nuk e bëri kurrë publike!

Nga Dashnor Kaloçi

Plot 78 vjet më parë, më 10 korrik të vitit 1943, një grup nacionalistësh dhe komunistësh shqiptarë që kryesonin organizatën e Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Këshillin e Përgjithshëm Provizor të saj, të mbledhur në fshatin Labinot të Elbasanit, shpallën krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, apo siç njihet ndryshe; ushtria partizane e Enver Hoxhës. Mbledhja e Labinotit i filloi punimet më datën 4 korrik dhe aty merrnin pjesë krerët kryesorë të Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar, të cilët si pikë kryesore kishin formimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.

Mbledhja e parë filloi më datën 4 korrik dhe pas shtatë ditë bisedimesh e debatesh në seancat e zhvilluara ku u mbajtën edhe disa referate nga eksponentët kryesorë të Frontit Nacionalçlirimtar si: Omer Nishani, Ymer Dishnica, Nako Spiro, Mustafa Gjinishi, Enver Hoxha, Dali Ndreu etj., më datën 10 korrik, e cila do të shënonte dhe ditën e fundit të mbledhjes së Labinotit, u zgjodhën dhe 12 anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata ishin: Abaz Kupi, Myslym Peza, Spiro Moisiu, Baba Faja Martaneshi, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Bedri Spahiu e Sejfulla Malshova.

Fjala e panjohur e Abaz Kupit më 10 korrik ‘43

Një nga të veçantat e mbledhjes së Labinotit më 10 korrik 1943, e cila nuk është përmendur asnjëherë nga historiografia zyrtare gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, si në librat e historisë ashtu dhe në kujtimet e tij, është një diskutimi i Abaz Kupit, i mbajtur në fillimin e mbledhjes të datës 10 korrik në ora 16 pasdreke. Në atë seancë e cila do të shënonte dhe mbylljen e mbledhjes, Abaz Kupi u kërkoi pjestarëve të Shtabit të Përgjithshëm që të hiqej ylli i kuq nga flamuri.

Lidhur me këtë, në proces-verbalin e mbledhjes, midis të tjerash shkruhet: “Mbledhja e Shtabit. Z. A. Kupi- Prek çashtjen e Hyllit. Asht nevojë, në interes të Bashkimit të popullit, pse i ndihmon bashkimit të Luftës, heqja e Hyllit nga krej i Flamurit, por munt të vihet në një vend tjetër ose dhe ma mir me e hjek fare. Pranon që çashtja të bisedohet në një Konferenc, Kongres”.

Pas këtij diskutimi të Abaz Kupit për heqjen simbolit komunist nga flamuri, i cili nuk u pranua nga të pranishmit, (por u la të dikutohej në një mbledhje tjetër), u ndanë dhe detyrat përkatëse për të gjithë anëtarët e Shtabit dhe krahinat ku ata do të punonin në terren. Ndërsa krijimi i strukturave të Shtabit të Përgjithshëm, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i’u la t’i zgjidhte vetë Shtabi në mbledhjen më të parë të tij. Nga 12 anëtarët e këtij Shtabi, vetëm Abaz Kupi u tërhoq pak muaj më vonë, duke deklaruar largimin nga Fronti, kurse të tjerët vijuan të shërbenin në radhët e tij sipas detyrave që u kishin ngarkuar.

Kujtimet e Enver Hoxhës për mbledhjen e 10 korrikut 1943

Lidhur me përfundimin e mbledhjes së Labinotit më 10 korrik të vitit 1943 ku u zgjodhën dhe antarët e Shtabit të Përgjithshëm, në kujtimet e tij midis të tjerash Enver Hoxha ka shkruar: “Antarët e Këshillit të Përgjithshëm e përshëndetën propozimin për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe shprehën besimin se ekzistenca e një organi të tillë do ta forconte akoma më shumë luftën Nacionalçlirimtare dhe do ta afronte ditën e fitores sonë mbi armikun. Pas marrjes së këtij vendimi historik, u diskutua edhe për përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm dhe u vendos që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të përbëhej prej 12 vetësh dhe konkretisht nga: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malshova dhe Bedri Spahiu. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi gjithashtu që ndërtimin e strukturës së organeve të Shtabit të Përgjithshëm t’ia linte vetë këtij, në mbledhjen më të parë”. Ndërsa në proces-verbalin e mbledhjes së Labinotit, lista e emrave të Shtabit është si vijon: Abaz Kupi, Myslym Peza, Spiro Moisiu, Baba Faja, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Bedri Spahiu e Sejfulla Malshova. Pra siç shihet, jo pa qëllim, Enveri e ka hequr emrin e Abaz Kupit nga kreu i listës dhe e ka vënë diku në mes të saj!

Lidhur me mbledhjen e Labinotit e cila i zhvilloi punimet nga data 4 deri më 10 korrik 1943, midis të tjerash Enver Hoxha ka shkruar: “Më tej duke u ndalur në punën që kishte bërë Këshilli i Përgjithshëm Provizor, nënvizova se jo të gjithë antarët e këtij organi me rëndësi të Luftës Nacionalçlirimtare ishin treguar në lartësinë e detyrës me përgjegjësi që u kishte ngarkuar Konferenca e Pezës.–Inaktiviteti i plotë i dy pjestarëve nacionalistë në Këshillin e Përgjithshëm, Ndoc Çobs e Kamber Qafmollës, theksova në referat,- e ka penguar punën. Gjithashtu në zonën ku asht Abaz Kupi, puna me këshillat nuk ka ecur mirë, bile, ata janë penguar. Kurse Ramzan Jarani, i cili nuk është anëtar i Këshillit, por që është ngarkuar si ndihmës i Myslym Pezës për punët e Këshillit, marrim vesh se e ka kthyer pllakën dhe është bashkuar me Ballin, pra praktikisht me punët e Këshillit nuk janë marrë si duhet të gjithë antarët”.

Proces-verbali i mbledhjes së 10 korrikut 1943

Në proces-verbalin e mbledhjes së Labinotit, në referatin e mbajtur nga Enver Hoxha lidhur me aktivitetin e Abaz Kupit, midis të tjerash shkruhet: “Nga ana e Këshillit të Përgjithshëm, Z. Kamber Qafmolla, menjëherë mbas Konferencës u vu në kontakt me shumë nacionalistë që ma vonë formuen Organizatën Balli Kombëtar dhe u mundue me i bind në të mirën e bashkimit rreth Këshillit të Përgjithshëmn Nac-Çlirimtar, mbi bazën e Rezolucionit të Konferencës së Pezës. Teza kundërshtare ishte: Nuk bashkpunohet me komunista etj. Arrestimi i dy pjestarve nacionalist të Këshillit të Përgjithshm, z. Ndoc Çoba dhe Kamber Qafmolla, e pengoi edhe më tepër punën. Mbetën vetm në terren z. Enver Hoxha, Dr. Ymer Dishnica, dhe Mustafa Gjinishi e Ramazan Jarani, si zavendsa të z. Abaz Kupi dhe Myslym Peza. Z Ramzan Jarani, si përfaqësues zyrtar i z. Myslym Pezës duhej të vepronte si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm e për programin e këtij Këshilli. Mirpo pas pas përpjekjeve të para, z. Ramzan Jarani e shohim në Ballin Kombëtar që sapo u krijue. Kështu që puna e Këshillit nuk mundi që të shkoj aq përpara nga kryet me Ballin Kombëtar. Me gjithë këtë, pjestarët komunistë të Këshillit të Përgjithshëm bashkë me z. Mustafa Gjinishin, përfaqsuesin zyrtar të z. Abaz Kupi, i vazhduan përpjekjet me Ballin dhe nga ana tjetër fillojë veprimi për formimin e këshillave nëpër qytet e krahina”.

Siç shihet edhe nga sa cituam më lart, kujtimet e Enver Hoxhës të botuara në librin e tij “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, (Tiranë 1984) ndryshojnë kryekput me raportin e tij që gjendet në proces-verbalin e mbledhjes së Labinotit. Në të gjitha faqet e atij raporti, i cili nuk është publikuar asnjëherë nga historiografia zyrtare dhe propaganda e para viteve ’90-të, Enveri, në asnjë rast të vetmë nuk ka bërë asnjë kritikë ndaj Abaz Kupit. Po kështu, ai nuk ka bërë kritika edhe për nacionalistët e tjerë si: Kamber Qafmolla e Ndoc Çoba, të cilët në kujtimet e tij, i quan si inaktiv, ndërsa në referatin e mbajtur në atë mbledhje, ai është shprehur se ata ishin arrestuar nga pushtuesit.

Abaz Kupi i pari në listën e Shtabit

Lidhur me përfundimin e mbledhjes së Labinotit më 10 korrik të vitit 1943, ku u zgjodhën dhe antarët e Shtabit të Përgjithshëm, në kujtimet e tij midis të tjerash, Enver Hoxha ka shkruar: “Antarët e Këshillit të Përgjithshëm e përshëndetën propozimin për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe shprehën besimin se ekzistenca e një organi të tillë, do ta forconte akoma dhe më shumë luftën Nacionalçlirimtare dhe do ta afronte ditën e fitores sonë mbi armikun. Pas marrjes së këtij vendimi historik, u diskutua edhe për përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm dhe u vendos që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të përbëhej prej 12 vetsh dhe konkretisht nga: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malshova dhe Bedri Spahiu. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi gjithashtu që ndërtimin e strukturs së organeve të Shtabit të Përgjithshëm t’ia linte vet këtij, në mbledhjen më të par”. Ndërsa në proces-verbalin e mbledhjes së Labinotit, lista e emrave të Shtabit është si vijon: Abaz Kupi, Myslym Peza, Spiro Moisiu, Baba Faja, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Bedri Spahiu e Sejfulla Malshova. Pra siç shihet Abaz Kupi figuron i pari në krye të lists, ndërsa në kujtimet e Enverit, të gjithë antarët e Shtabit që u goditën, u ekzekutuan apo u burgosën më pas prej tij, si Abaz Kupi, Dishnica, Ndreu, Gjinishi, Malshova dhe Spahiu, figurojn në fund të listës. Jo vetëm që Abaz Kupi ishte i pari në listën e Shtabit, por siç shihet edhe nga proces-verbali i mbledhjes, atij iu dha e drejta që të zgjidhte edhe 2 nacionalist të tjerë si antarë të atij Shtabi. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet: “Ju dha e drejta z. Major Abaz Kupit që mbas bisedimesh që do të zhvilloj me parin e Matit e të Krujës, n’ t mirë të çashtjes, të propozoj një ose dy vetë të përshtatshëm për në Shtabin e Përgjithshëm”. Pra, duke ndjekur kujtimet e Enverit të botuara në vitin 1984, (“Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”) shohim qartë tendencat e tij për të gloriofikuar punën e luftën e komunistve që ishin në mbledhjen e Labinotit në 10 korrik 1943 dhe për të shpërfillur atë të nacionalistëve, të cilët më pas u goditën prej tij, duke u shpallur “tradhëtarë” apo “armiq të popullit”.

Propozimi i Abaz Kupit per heqjen e simbolit komunist nga flamuri

Një nga të veçantat e mbledhjes së Labinotit më 10 korrik 1943, e cila nuk asht përmndur asnjëherë gjatë gjithë periudhës s regjimit komunist t Enver Hoxhs, si n’librat e historis ashtu dhe n’kujtimet e tij, ësht një diskutimi i Abaz Kupit i mbajtur në fillimin e mbledhjes të datës 10 në ora 16 pasdreke. Në atë seancë e cila do të shënonte dhe mbylljen e mbledhjes, Abaz Kupi u kërkoi pjestarëve të Shtabit të Prgjithshëm që të hiqej ylli i kuq nga flamuri. Lidhur me këtë, në proces-verbalin e mbledhjes, midis të tjerash shkruhet: “Mbledhja e Shtabit. Z. A. Kupi- Prek çashtjen e Hyllit. Asht nevoj në interes të Bashkimit të popullit, pse i ndihmon bashkimit të Luftës, heqja e Hyllit nga krej i Flamurit por munt të vihet në nji vend tjetër ose dhe ma mir me e hjek fare. Pranon që çashtja të bisedohet në një Konferencë, Kongres”. Pas ktij diskutimi të Abaz Kupit për heqjen simbolit komunist nga flamuri, (gjë e cila sipas proces-verbalit nuk është miratuar, por është lënë për t’u diskutuar në një mbledhje tjetër) në proces-verbalin e mbledhjes së Labinotit, ashtë shënuar edhe struktura e Shtabit të Përgjithshëm. Në atë strukturë e cila nuk është bërë publike asnjëherë, pas Komandantit Spiro Moisiu dhe Komisarit Enver Hoxha, bashkë me Dali Ndreun, figuron dhe emri i Shaban Strazimirit.

21 komente në “Zbulohet proçes-verbali i mbledhjes së 10 korrikut ’43: “Z. Abaz Kupi kërkoi heqjen e yllit nga flamuri dhe…”/ Si e fallsifikoi Enveri në librin ‘Kur hidheshin themelet’…!?”

  1. sumatra says:

    Dmth ai, biri i bushtres ,Bazi i Canes, paraardhesi i krimineleve te Niklit na paska thene te verteten qe e zbuluat ju, klyshet e krimineleve 30 vjeçare ne pushtet ndersa Enveri qe e nxorri kete vend nga mesjeta dhe e futi ne rradhen e shteteve te qyteteruara me 4 milion shtetas te arsimuar dhe punesuar, nga 850 mije banor ne vitin 1944, analfabet , tuberkuloz dhe malarik pjesa demuese, na paska genjyer. O plehra qe i beni fresk krimineleve te pushtetit 30 vjeçar, o bij kolaboracionistesh dhe diversantsh qe zaptuat dhe grabitet pasurine kombetare: e verteta vonon por nuk harron. Jeni mujet e atyre qe populli i varrosi njehere ne 1944 dhe koha do tu rivarrose serish se keni 30 vjet qe qelbni kete vend te bekuar me eren e kufomes .

  2. Lasgushi says:

    Cdo e mire,ka edhe nje te keqe.Liria e sotme e te shprehures,qe na ka munguar me pare.Pervec te mirave,kultivon edhe perverse te tipik Kaloci dhe Tepelena,qe u vjen turp nga vetja e.tyre dhe.fshahin portretet.
    Po ky pervers do deri ne vdekje te mundohet te njollose faqen me te lavdishme te shqiptareve luften nac.cli.Qe jo vetem cliroi Shqiperine nga nazizmi.Por shpetoi ekz8stencen e saj.
    Ndryshe mor kaloc….ti e di mire qe Jugosllavia dhe Greqia do te kishin gllaberuar.Titua u rembeu Usa dhe Anglise pjese te Italise,jo me ne.
    Do te.mbetesh produkti me pervers i shkerdhatokracise mediatike te PD.Identik me gjyqtaret dhe prokuroret e plepave por ne media.

  3. KOZi... says:

    Ja se me ne fund po e kuptojne ca komentues ketu qe Abaz Kupi qe sebashku me Ndoc Coben ishin perfaqesues te Zogizmit ne Konference te Pezes dhe ketu qe Abaz Kupi eshte antar i Keshillit Pergjithshem te Frontit Nac- Cl. Po Abaz Kupi eshte dhe antar i Shtabit te Pergjithshem Nac-Cl. Na lodhen ca duke perseritur Ballisto – Zogistet. Nuk ka te tille sepse ballistet ishin kunder Zogut. Sipas historise gjer tani duhet thene Komunisto- Zogistet. Me 18 dhjetor 1943 sipas traktit te shperndare u ndane zogistet nga komunistet. Histori ne vete pastaj 1944…..tung

  4. Dibrani says:

    Ballistet e zogistet kane qenezagarr e sherbetore te pushtuesve

    1. KOZi... says:

      Ju “Dibrani” kini nje problem ! Gjith jeten betejat kryesore per ekzistence i kini bere kunder serbve ! Megjithate nuk kam degjuar asnje kenge heroike qe te beje frymezim anti -serb ,as ne lufte te dyte,as ne komunizem e as sot !!! Kini ngelur me -Hajredin Pasha po vjen Radikes….-vashdoni luftoni me turqit………???…tung

  5. Dëshmori says:

    Historia e kombit nuk është punë kriminelësh. Dashnor Kaloçi, Agron Tufa dhe të tjerë si puna e tyre, nuk e shkruajnë dotë historinë e kombit tonë. Ata janë antishqiptarë, mashtruesë, gënjeshtarë, me prejardhje nga familje antishqiptare, kriminelësh. As ish komunistët dhe militantët e tyre, nuk e shkruajnë dot historinë e kombit. Edhe ata janë të njëanshëm.
    Interesant është fakti që Kaloçit, Tufës dhe atyre si ata, akoma u jepet vend në mediat shqipfolëse, për të publikuar marrëzitë e tyre, antishqiptare.
    Fundi i LANÇl i vëndosi kufijtë midis fitimtarëve dhe humbësve, patriotëve të vërtetë dhe aleatëve të nazifashizmit. Ti, Kaloç, nuk ndryshon dot gjë.
    Meqënse mendon se ke talent për të shkruar, merru me përralla fëmijësh. Ti je një fallsifikues i keq. Shumë, shumë i keq. Je një kazan i mbushur me vrerë dhe urrejtje.

  6. Bo bo says:

    Ore po gjithe nostalgjiket e Enver kriminelit te Tema qenkan mbledh? ??!!

    1. Shqiptar says:

      Bo bo nuk ka per nostalgjik mor kar me syze, komentuesit e mesiper po kerkojn tu hapin syte tipave si puna jote qe llapni e ngerdhesheni kunder historis me te mirat e te keqijat e saj..E verteta eshte se ne ate kohe kishte shtet, tani ka vetem turp!Ne 30 vjet “demokraci “nuk u ndertua asgje, akoma jane ne pune idrocentralet e atij sistemi …!Luften nacional clirimtare nuk e mohon dot askush, flasim shqip, e jemi shtet i pavarur fal gjakut te atyre djem e vajzave qe dhan jeten per kte vend. Ju shkerdhefsha rropt atyre qe e mohojn.

  7. Agim says:

    Bo bo per se .na u habit bo bo-ja! Pse rreth Dites qenkan mbledhur mbeshtesit e LNCI…e te komunisteve! Po ke do ti more bobole….? Tradhetaret?! Shpifesit? Kalocet?

  8. kodrasadikit says:

    Ne Kosovaret kishim nji fatkeqesi qe u ndame dhe mbetem nen roberin e sllaveve deri sa na qliroi SHBA e NATO !! Ne ate kohe flitej e perflitej per socialimin e komunizmin,per vllaznim -bashkimin e prralla te tilla te neveritshme komuniste te faqes se zeze per ne !! E njejta rrene dhe i njeti mashtrim kishte ndodhe edhe ne shtetin ame nenen Shqipni .Punsim ,shkollim diktature e proletarjatit e marifete te tilla ! Ndryshimi ishte shum i madhe qe Shqipnija mbeti shteti ma i varfer i EU e qe per fat te keq pasojat jan aktuale edhe sot e kesaj dite Shqipnija shteti ma i varfur ne EU-fatkeqesisht …..

    1. kristo says:

      Per kosovaret si puna tende kam nje keshille: mos gjykoni si ka qene shqiperia e Enverit se nuk eshte businessi tuaj; per shume nga ne ajo ishte e mire dhe dinjitoze. Juve meqenese nuk u pelqente ne Yugoslavi, coheshit dhe luftonit kundra serbeve qe ne ’45 – o mxx o put sic themi ne nga Korca, te dilte ku te dilte. Ne fund te fundit Kroatet njerez si gjithe te tjeret jane por i paten “the guts” te luftojne dhe fitojne vete pavaresine e tyre.

      Jemi lodhur nga morali tuaj bajat.

  9. Shqiptar says:

    Bo bo nuk ka per nostalgjik mor kar me syze, komentuesit e mesiper po kerkojn tu hapin syte tipave si puna jote qe llapni e ngerdhesheni kunder historis me te mirat e te keqijat e saj..E verteta eshte se ne ate kohe kishte shtet, tani ka vetem turp!Ne 30 vjet “demokraci “nuk u ndertua asgje, akoma jane ne pune idrocentralet e atij sistemi …!Luften nacional clirimtare nuk e mohon dot askush, flasim shqip, e jemi shtet i pavarur fal gjakut te atyre djem e vajzave qe dhan jeten per kte vend. Ju shkerdhefsha rropt atyre qe e mohojn.

  10. Per bo bo , keta qe jane nostalgjike jane te semure mendore , ish hetuesa , sigurimsa , oficera , e sigurisht edhe gjoja intelektual , (jo te gjithe ) te cilet jane jashteqitja e kombit , harruat se si deshtuat me turp e pa turp ne 1990 en . Po eshte e vertete se vendi nuk ecen si duhet te eci , pr ju tru bunkera me dashje harroni shkakun , i cili eshte kjofte largu Enver Halja bashke me ju njeriun e ri pa asnje ideal njerezore …..Sa per tja kujtuar atij qe permend hidrocentralet ose edhe vepra te tjera gjoja qe i pati ba kjofte largu , a nuk i ndertoi me djersen e papaguar te popullit , plus me gjakun e te burgosurve kocke e lekure , meghithse kocke e lekure e gjeti pothuajse krejt popullin viti i çlirimit 1990 , kurse viti 1944 ishte viti i pushtimit sllavo komunist qe mbi te gjitha mes shume demesh te riparueshme , ai sistem bani nje te keqe qe po merr shume kohe te riparohet e qe jeni ju njeriu i ri si puna e komentuasve te mesiperm , e qe e keqja nuk mbaron me kaq mbasi ju nostalgjiket fatkeqesisht ja u keni fut ne gjak virusin komunist edhe femijve tuaj , tjeter pasoje e trashiguar nga kjofte largut Enver ……kjo pa diskutim mund te quhet fatkeqesi kombetare ………

    1. Shqiptar says:

      Per tru bunkeret ..nje pergj te shpejt:,kur ju them kar me syze apo zile,eshte shume e thjesht ta kuptosh!U permbys sistemi komunist dhe ju “demokratet “pjelle e atij sistemi e moret ne dore….Ne vend ta permirsonit apo te nderonit gjakun e atyre te perndjekurve sipas teje qe ndertuan gjithe kto vepra, e shkaterruat dhe e shitet me themel ..Kjo eshte diferenca mor intelektual pusetash

  11. Shqiptar says:

    Per tru bunkeret ..nje pergj te shpejt:,kur ju them kar me syze apo zile,eshte shume e thjesht ta kuptosh!U permbys sistemi komunist dhe ju “demokratet “pjelle e atij sistemi e moret ne dore….Ne vend ta permirsonit apo te nderonit gjakun e atyre te perndjekurve sipas teje qe ndertuan gjithe kto vepra, e shkaterruat dhe e shitet me themel ..Kjo eshte diferenca mor intelektual pusetash

  12. Xhejms Qinon says:

    Bazja kerkoi heqjen e yllit nga flamuri dhe u bo pas dhjetra vjetsh fakt i kry.
    Un si antikomunist kerkoj tash heqjen e dhjetra yjeve nga flamuri amerikan.
    A ka nanji “antikomunist” qe t m perkrahi ?
    Delni nse jeni burra..
    Ndryshe jeni gra..tanagra..graqija…si greqija..
    Dmth tana gra t qija…
    Fjala greqi vje nga shqipja..gra t qime…gra t qija..gre qija…
    Tanagra osht fshat n Graqi.

  13. Pokeristi says:

    Komentues te dashtun,te verber enveriste!
    Z.Kaloçi nuk thote dhe nuk interpreton asnje dokument qe ka botuar deri tash.Per kundrazi duhet t’i jini mirenjohes,qe duke botuar dokumente faktike reale,ndihmon trushplaret fanatike primitive,enveriste t’shohin dishepullin e tyre si mashtrus,fasifikator,satrap,sadist ordiner dhe dylber me ner.
    Eshte detyre patriotike e intelektualeve profesioniste historjane t’a rishkruajne historine te xhveshur nga kondicjone ideologjike,te xhveshur nga pozicjonet e te humburit a fitimtarit,te ngjizur me forcen e te vertetes dhe objektivitetit.
    Faleminderit z.Kaloçi.

    1. ca po thua says:

      IDIOT! Karloci vetem “interpreton dhe shpjegon” dokumentat ne fillim te cdo shkrimi. Pastaj kur lexon dokumentin e kupton se gjithcka thote Karloci eshte mashtrim dhe dokumeti ka krejtesisht tjeter kuptim.
      More vesh o pallosh?

  14. Ate me zile mund tja japesh vajzes ose nenes tende tru bunkier qe shkruan budalleqe , ju e patet ne dore , e ju e keni perseri vetem keni nderruar emrat ……. Per shqipekar serb ose turk …….bastard….

    1. VF -LP says:

      @por tru bunkeret,
      Me hale si puna jote nuk ka per tu be Shqiperia
      Or hale, per 50 vjet ENVER HOXHA e nxorri Shqiperine nga sketerra mesjetare ,
      Shko qelbesire dhe meso historine, ruje motren dhe mamane ne semaforet e Londres
      Hajt qerohu tani, shkerdhate

  15. KOZi... says:

    Vertete po ku ishin keto enveriste ne 1991. Ne Kongresin e vitit 1990 Partia Komuniste Italiane vendosi te beje ndryshime ne statut,program,dhe te quhet Partia Demokratike e Majte. 8 deputet te saj dhe rreth 1/3 e delegatve te Kongresit nuk ishin dakord. Me qe ishin pakice u larguan dhe vazhduan ne ambjent tjeter Kongresin, emrin Parti Komuniste dhe udheheqes Antonio Gramshi. Ashtu vazhdojne edhe sot.
    Tani ku ishin komunistet kur ne Kongres te 10 te PPSH qe u kthye ne Kongres te pare te Partise Socialiste ,sa nuk ishin dakord e sa dolen nga salla per te vazhduar PPSH. Cfare kini tani se nuk kuptojme ? Enverin nuk e mbrojti partia e tij. Edhe gazeta Zeri Popullit nuk eshte me. Programi e statuti i PS jane larg vitit 1990. Kush ka dicka per te thene te flase tani ose te heshte pergjithmone !!! Gjeni partine tuaj nuk keni vend te PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje