Supergrabitja në Rinas: Konfirmohet dënimi me 155 vite burg për 8 të arrestuarit

12 Korrik 2021, 15:26Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin për 8 të akuzuarit për grabitjen e autoblindave të bankave në rrugën e Rinasit.

Sipas vendimit të Apelit, janë lënë në fuqi dënimet: Dash Kupa, 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj, 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj, 19 vjet burg. Ndërsa Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja bashkëpunëtorë të drejtësisë u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të akuzuarit kanë përftuar ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

2 komente në “Supergrabitja në Rinas: Konfirmohet dënimi me 155 vite burg për 8 të arrestuarit”

  1. Sqepari says:

    Euro te gjetura nga vjedhja, te kthyera = 0

  2. xhoxhi says:

    Hajde drejtësi drejtësi hajde.Gjykim të shkurtuar?Përse?Për kriminelët?Turp.Gjykim i shkurtuar duhet të bëhet për njerëz që kanë probleme me shëndetin ose të moshuar dhe jo për hajdutët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje