Helmimi masiv në Deçan të Kosovës, Meta: Nxis qeverinë shqiptare t'u gjendet pranë për çdo ndihmë të nevojshme

13 Korrik 2021, 13:45Rajoni TEMA

Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në Deçan të Kosovës, ku 900 persona janë helmuar nga uji i pijshëm.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Meta i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që t’u gjendet pranë me ekspertizë dhe për çdo ndihmë të nevojshme.

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, shkruan Meta. (TemA)

7 komente në “Helmimi masiv në Deçan të Kosovës, Meta: Nxis qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë për çdo ndihmë të nevojshme”

  1. Agushi nga cepani says:

    Hajde ti mor hajdut,pret qeveria keshilla nga ty,njeri ordinier

  2. k says:

    Mezi priti degjenerata të vdiste njeri që të dilte si fshatari majë plehut. Me falni, si gjeli maje plehut.

  3. Cfra t’i thush ksaj qenie joNjerzore me ?
    Kur s’ka burra ne ate vend ,sigurishte qe plehrat do hedhin valle .

  4. DinPak says:

    Eshte permiresuar shume, kohet e fundit, malukati! Me sa duken bathet, do permiresohet akoma me shume kur t’i afrohen 7 penxheret.

  5. tirona says:

    Kurti nuK pranoi vaksina nga Rama jo me te pranoje ekspertize (MEND). Ai eshte gati te vdese se bashku me popullin se sa te shkele parimet kurtiste-,iliriste-sali niste.

  6. Fatosi-kosove says:

    Situata nuk eshte per ta neglizhuar, por kur shqiptaret mbesin ne dore te vitise e metes ateher mjer kosova e shqiperia, sidoqofte duhet hetuar rastin dhe te identifikohet se nga erdhi helmimi edhe pse dihet se uji vjen nga lart posht,kur del popi i kishes se Deqanit dhe deklaron hapur se kam hequr dhe shkelur Flamurin shqiptar ne Koshare merreni me mend se çfar eshte ne gjendje te bej ajo rrace sidomos kur dihet se ate uje e pijne vetem shqiptaret, ulurima e metes dhe krrokatja e osmankes behet per ta mbyllur çdo hetim dhe zbulim,sadoqe per ta zbuluar se uji eshte helmuar eshte fare lehte,mund ta bej sot institut,nje gje eshte e sigurt se as méta as osmanka dhe kaqejt e saj nuk do helmohen sepse nuk pijne uje nga ai burim,méta te gjiri i Lalzit kurse osmanka mleko jagodina.

  7. Beso says:

    Prit kur te çoje dekorata teneqeje ky ne Deçan, se pardje ishte ne Lekures te Sarandes shperndau teneqe dhe nga nje cope beze te kuqe. Si nuk u vjen turp atyre shqiptareve qe pranojne teneqete nga kjo monster! Ti mbledhin dhe ti vervitin ne shesh te qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje